Pse ajo çfarë nuk na vret, na fut në panik?
Nga Gerd Gigrnzer “Project Syndicate”Berlin – Askush nuk e d...
Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose thjesht koronavirusi siç disa preferojnë ta quajnë disa, nuk ka nevojë për prezantim. Është një problem me të cilin duhet të përballemi
që të gjithë. Virusi fillimisht u shfaq në Kinë, dhe në më pak se 2 muaj, është përhapur në çdo kontinent të botës. Shumica e njerëzve, bien dakord se virusi u shfaq fillimisht në një treg ushqimor në Vuhan. Por disa teoricienë të konspiracionit nuk e besojnë këtë histori, dhe kanë variantet e tyre.
Fajtore është qeveria amerikane
Ka disa zëra, se koronavirusi u krijua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Ky pretendim u artikulua për herë të parë nga televizioni rus ?Channel One?. Një nga gazetarët, tha se qeveria amerikane e krijoi qëllimisht virusin për të shkatërruar ekonominë e Kinës.
Prezantuesi e bazoi pretendimin e tij në faktin se ?korona? do të thotë kurorë në gjuhën ruse por edhe atë latine. Dhe siç e dimë të gjithë, presidenti Donald Trump ishte dikur anëtar jurie në disa spektakle bukurie, dhe kurorëzues i Miss-eve. Gazetari tha që kjo ishte arsyeja se pse virusi mori këtë emër.
U krijua nga miliarderi amerikan Bill Gejts
Në tetorin e vitit 2019, fondacioni ?Bill & Melinda Gates?, organizoi një seminar ku u diskutua se sa ishte e përgatitur bota, për t?u përballur me një epidemi të tillë. Dhe 2 muaj më vonë u shfaq virusi Covid-19.
Teoricienët e komplotit thonë se ai aktivitet, ishte preludi i epidemisë së ardhshme. Ata theksojnë se fondacioni i Gejts kishte financuar më parë Institutin Pirbrajt me seli në Britaninë e Madhe, që ka aktualisht një patentë mbi një vaksinë kundër koronavirusit. Ata e akuzojnë miliarderin amerikan, se e shkaktoi epideminë në mënyrë që të shiste vaksinat.
Koronavirusi është shkaktuar nga interneti 5G
Vuhan ishte një nga qytetet e para kineze që instaloi internetin 5G. Dhe pikërisht aty u shfaq për herë të parë virusi Covid-19. A është një rastësi? Dana Eshli mendon se jo. Eshli beson se Covid-19 është shkaktuar nga valët e rrezatimit, të lëshuara nga interneti 5G. Ajo i bazoi pretendimet e saj në një studim 20-vjeçar, që ka zbuluar se rrjeti 5G është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Kjo pasi ai dobëson sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë shumë të brishtë përballë sëmundjeve virale.
Virusi u krijua nga vetë qeveria kineze
Disa njerëz besojnë se Kina e krijoi vetë virusin Covid-19, si pjesë e programit të saj të armëve biologjike. Ata thonë se ky virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori, duke e shkaktuar edhe epideminë aktuale. Laboratori në fjalë është Laboratori Kombëtar i Biosigurisë. Është e vetmja strukturë në pronësi të qeverisë kineze, që është e aftë të kryejë studime në lidhje me viruset vdekjeprurëse.
Fajtore është qeveria kanadeze
Disa njerëz besojnë se qeveria kanadeze e Xhastin Trudo, e krijoi virusin Covid-19 në Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë në Uinipeg. Teoricienët e komplotit, thonë se dy spiunë kinezë e vodhën virusin prej andej, dhe e dërguan atë në Institutin e Virhanit në Vuhan, ku më pas shkaktoi epideminë. Spiunët në fjalë janë dr.Keding Çeng dhe gruaja e tij dr.Xianguo Qiu. Çifti punoi në laboratorin kanadez, derisa u pushuan papritmas nga puna në vitin 2019, pikërisht për shkak të vjedhjes së mostrave të virusit
Virusi u soll nga hapësira përmes një meteori në tetor 2019
Një ngjarje e pazakontë, ndodhi në verilindje të Kinës në orët e para të 11 tetorit 2019. Një meteorit shpërtheu në qiell pak pas mesnatës, duke e ndriçuar qiellin e natës si të ishte ditë. Teoricienët e konspiracionit, thonë se meteori ee solli virusin Covid-19 nga hapësira. Por kjo hipotezë hidhet poshtë nga shkencëtarët. Edhe sikur të kishte ndodhur diçka e tillë, ata nuk mendojnë se virusi mund t?i mbijetonte temperaturave ekstreme gjatë momenti të rënies në tokë, që arrijnë deri në 650 gradë celcius.
Një grup njerëzish, e krijuan atë nga HIV
Kjo teori mbështet nga një grup studiuesish indianë. Ata thonë se virusi Covid-19 është disi i ngjashëm m virusin HIV-1, dhe kjo është një provë e mjaftueshme për të vërtetuar se dikush e
ka modifikuar HIV, për të krijuar këtë virus të ri.Ata e publikuan studimin e tyre në internet. Studiuesit nuk përmendën emra, prandaj ne nuk i njohim përgjegjësit për këtë modifikim. Por botimi i kësaj teorie shkaktoi shumë debate, duke bërë që studiuesit ta tërhiqnin atë.
Birra Corona
Corona Extra, është një birrë që prodhohet në Meksikë. Ajo nuk ka lidhje me koronavirusin, dhe nuk e shkakton apo përhap atë. Birra e mori emrin e saj nga fjala spanjolle dhe njeherazi latine që do të thotë kurorë. Që nga shpërthimi i epidemisë, kjo markë birre ka pësuar një rënie të madhe të shitjeve. Motori i kërkimit, Google, është përmbytur që nga janari nga kërkimet për ?virusin e birrës korona?, ?virusin e birrës? dhe ?koronavirusin e birrës?./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Gerd Gigrnzer “Project Syndicate”Berlin – Askush nuk e d...
Nga Erika Hughes “The Conversation”“Ju lutemi të mos shtërng...
Kishte diçka kontradiktore në fjalimin e Boris Johnson në li...
* Një tren doli nga shinat teksa po ecte me 130 km/h në orë,...
Nga Mark Landler “The New York Times”* Në Frankfurt, preside...
Për më shumë se një shekull, Kulla Eifel, ka qenë një pjesë ...
Nga Jonah Lipton “The Guardian”*Koronavirusi është bërë i pa...
Deri tani, e dimë se COVID-19, është një sëmundje e frymëmar...
Mund të merret Kina si model i përgjigjes ndaj epidemisë? Ra...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”* Kur hynë në fuqi ...
A duhet të rishkruhet historia e nacionalsocializmit? “Hitle...
* Në vitin 1935, Eva Braun shkroi në ditarin e saj: “Moti ës...
Nga René Wildangel “European Council on Foreign Relations”* ...
Nga Liubomir K.Topaloff “The Diplomat”“Aksidenti bërthamor ...
A do të përshpejtojë virusi korona tendencën e shkëputjes pr...
* Ndotja e ajrit, shkakton më shumë vdekje sesa luftërat, pi...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”* Në vitin 2016, Donald Trump...
Nga Ian Buruma “Project Syndicate”* Në shtatorin e vitit 192...
* Jozef Frind e mori në varr sekretin e tij. Kur vdiq në mos...
Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithm...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...