web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pacientja zero” Meri Melon/ Kush ishte gruaja më e rrezikshme në SHBA

18 Mars 2020, 07:25, Blog CNA

Historia e termit mjekësor ?pacienti zero?, pra ai që shkakton një epidemi të rrezikshme infektive, lidhet me atë që dikur u cilësua si ?gruaja më e rrezikshme në Amerikë?, kuzhinierja nga konteja Tajron e Irlandës, Meri Melon, që dyshohej se ishte në qendër të një epidemie të tifos.

?Tifodja Meri? lindi më 23 shtator 1869. Ashtu si shumë njerëz në Irlandë pas krizës së madhe të urisë, Meri emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1884. Me të mbërritur në Nju Jork, nisi të punojë si shërbëtore në disa familje, dhe duke qenë e aftë si kuzhiniere u bë një kuzhiniere shtëpiake për disa familje.

Gjatë asaj kohe, u vu re një përhapje e madhe e etheve të tifos në disa familje në të gjithë zonën e Nju Jorkut. Por u zbulua se ajo vetë ishte një bartëse e shëndetshme e baktereve, pasi u punësua si kuzhiniere në një familje të shtresës së lartë në Long Ajland.

Bankieri nga Nju Jorku, Çarls Uorren e punësoi Merin si kuzhiniere për periudhën e pushimeve verore që familja e tij do i kalont në Gjirin Ojster. Menjëherë pas mbërritjes së tyre atje, një nga vajzat e Uorren u sëmur nga ethet e tifos. Më pas u zëmurën zonja Uarren, dy shërbëtore, kopshtari i familjes, dhe një vajzë tjetër e bankierit Uorren.

Në fund, 6 nga 11 njerëzit në atë shtëpi u diagnostikuan me sëmundjen e tifos. Pronarët e shtëpisë ku po pushonte Uorren, u përpoqën të gjenin shkakun e të gjithë asaj epidemie. Ndaj ata punësuan Xhorxh Soper, një inxhinier civil me përvojë në shpërthimet e etheve tifoide.

Ishte pikërisht Soper ai që e zbuloi se bartëse e sëmundjes së rrezikshme ishte Meri, pasi kjo e fundit ishte larguar nga familja Uorren 3 javë pas shpërthimit të epidemisë.

Soper nisi të gjurmojë historinë e saj të punësimit, dhe zbuloi se rastet me tifo e kishin ndjekur gruan nga Tajroni nga njëra punë tek tjetra. I bindur që kjo gjë nuk mund të ishte një rastësi, Soper vendosi të takonte Merin, pasi i duhej një mostër gjaku për të provuar se ajo ishte bartëse.

Në marsin e vitit 1907, ai e gjeti irlandezen duke punuar sërish si kuzhiniere në shtëpinë e Uollter Bouenit dhe familjes së tij.

Sipas librit të Xhudit Levit ?Tifoidja Meri?, Soper iu afrua Merit në kuzhinë dhe e sfidoi: ?Biseda për herë të parë me Merin ndodhi në kuzhinën e kësaj shtëpie… U përpoqa sa munda të isha shumë diplomatik me të. Por më duhet të them, se dyshoja që ajo i sëmurte njerëzit. Ndaj  dëshiroja ekzemplarë të urinës, feçeve dhe gjakut të saj.

Nuk u desh shumë kohë, që Meri të reagonte ashpër ndaj këtij sugjerimi. Ajo kapi një pirun nga tavolina, dhe nisi të ecë drejt meje. Vrapova dhe dola jashtë me shpejtësi. U ndjeva më shumë fat që arrita të shpëtoja?.

Duke e kuptuar se nuk do t?ja dilte dot vetëm, Soper takoi Herman Bigs në Departamentin e Shëndetit të Qytetit në Nju Jork, që ra dakord me hipotezën e tij. Të dy kontaktuan edhe doktoreshë Jozefin Bejker, dhe tentuan t?i afrohen sërish Merit.

Kur u përballën sërish me gruan, ajo nuk pranoi të bisedonte me ta, dhe i kërcënoi me thikat e kuzhinës, përpara se të largohej nga aty. Pas një kërkimi të gjatë, ata e gjetën të fshehur në një dollap, dhe dr.Bejker e përshkroi kështu skenën:?Ajo doli nga andej me zor duke kërcënuar. Unë bëra një tjetër përpjekje për të biseduar me të në një mënyrë të arsyeshme, dhe i kërkova të më jepte ekzemplarët për analiza, por pa dobi.

Asokohe, ajo ishte e bindur që ligji po e persekutonte, kur ajo s?kishte bërë asgjë të keqe. Ajo e dinte që nuk kishte pasur ndonjëherë ethe tifoide; dhe ishte maniakale në ruajtjen e integritetit të saj. Nuk mund të bëja asgjë tjtër, përveçse ta merrja me vete me forcë. Policët e futën ne dhunë në ambulancë, dhe unë u gjenda deri në spital si në një kafaz me një luan të zemëruar?.

Meri u dërgua në Spitalin Uillard Parker në Nju Jork. Në jashtëqitjen e saj u gjetën bacile të tifoz. Më pas spitali e transferoi atë në një vilë të izoluar, që kishte qenë pjesë e Spitalit Riversajd. Maria nuk mundi ta kuptonte se përse po përndiqej. Në mendjen e saj, ajo ishte krejtësisht e shëndetshme.

Ajo nuk mund të kuptonte se si po përhapte sëmundje, dhe po shkaktonte vdekje, kur vetë nuk shfaqte asnjë prej simptomave të sëmundjes. ?Unë nuk jam sëmurur kurrë nga tifo në jetën time, dhe kam qenë gjithnjë e shëndetshme. Pse duhet të trajtohem si një lebroze, dhe të detyrohem të jetoj në izolim, duke pasur shok vetëm një qen??.

Dy vjet pas izolimit të saj në North Bradhër Aljand, Meri e paditi në gjykatë Departamentin e Shëndetit. Gjatë izolimit të saj 2-vjeçar, mjekët analizuan 1 herë në javë mostrat e Merit, që dilnin kryesisht pozitive. Por gruaja i dërgoi gjithashtu mostrat e saj të jashtëqitjes në një laborator privat, ku të gjitha testet e saj rezultuan negative për bakteret tifoide.

Kjo gjë e bëri të mendojë se ishte viktimë e një përndjekje së padrejtë. Megjithatë kur çështja e saj mbërriti në gjykatë, gjykatësi vendosi në favor të zyrtarëve të shëndetëssisë, dhe vuri në dukje se Meri tani njihej me emrin ?Tifoidja Meri?. Ndërkohë, në vitin 1910 një ekspert i ri vendosi që Meri të lirohej nga karantina, për aq kohë sa ajo të mos punonte më kurrë në kuzhinë.

Meri doli në liri, dhe nisi të punojë në lavanderi. Por shumë shpejt u lodh nga pagat e ulëta, në krahasim me atë që fitonte kur ishte kuzhiniere. Në atë kohë, ajo besonte ende se nuk përbënte asnjë rrezik për kërkend, e ndryshoi emrin në Meri Braun, dhe nisi të punojë sërish si një kuzhiniere.

Cikli i infektimeve nisi sërish. Gati 5 vjet pas lirimit të saj nga karatina, një shpërthim i etheve tifoide u raportua në Maternitetin Sloan, ku u zbulua se së fundmi aty ishte punësuar një kuzhiniere e re e quajtur zonja Braun. Çdo lloj simpatie që ajo kishte ngjallur tek njerëzit pas lirimit nga karantina, u zhduk me shpejtësi, kur u zbulua se ajo u shkaktoi dhimbje dhe vuajtje atyre që kishte infektuar.

Melon u mbyll sërish në North Bradhër Ajland, për të jetuar në të njëjtën vilë të izoluar. Detajet e jetës së saj në ishull janë të pakta, por dihet që ajo ndihmoi në punën e spitalit. Meri pësoi një hemoragji të madhe celebrale në vitin 1932, që e la të paralizuar. Ajo u transferua më pas në një pavion tjetër, ku i kaloi 6 vitet e ardhshme të jetës deri në vdekjen e saj më 11 nëntor 1938, në moshën 69-vjeçare.

Gjatë gjithë jetës së saj ?Tifoidja Meri? u fajësua për infektimin e 51 njerëzve me këtë sëmundje, dhe për vdekjen e 3 prej tyre. North Bradhër Aljand në pjesën lindor të Nju Jorkut, ku Meri kaloi një pjesë të madhe të jetës së saj, është ende sot i braktisur, dhe disa njerëz thonë se fantazma e saj endet akoma në korridoret e spitalit tashmë të braktisur./ irishcentralPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga