Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, një virus i ngjashëm me Coronan, pandemia e parë asokohe në shekullin e 21 që sapo kishte nisur. Nga Kina Jugore virusi u përhap në botën e globalizuar duke shkaktuar rreth 800 viktima. Por qeveria dhe Partia Komuniste në Kinë fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes. Sikurse zbuloi gazeta gjermane “Die Welt”, shërbimi gjerman i informimit, BND, (Shërbimi federal i Informacionit) megjithatë kishte dijeni javë përpara se të jepej lajmi zyrtar për virusin SARS dhe përhapjen e tij. Këto informacione iu përcollën qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, BND asokohe kishte dëgjuar telefonatat dhe komunikimet e qeverisë kineze. Prej kësaj agjentët gjermanë përfituan jo vetëm informacionin për sëmundjen, por edhe strategjinë fillestare të qeverisë kineze për ta mbajtur të fshehtë përhapjen e sëmundjes.
Një gamë e gjerë mjetesh e shërbimeve sekrete të SHBA-së
Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës Corona edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo News njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë, mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit Corona. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të SHBA-së të kundërzbulimit CIA. Si një ndër vendet e pakta SHBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë, Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Defense Intelligence Agency).
Për të mbledhur infromacione për Corona, sikurse mësohet nga burime të mriëinformuara, për këtë rast shërbimet e SHBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi, për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacione relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por shërbimet e SHBA-së venë në përdorim të gjtihë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve.
Ajo që u intereson në veçanti spiunëve natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht megjithatë duhet të merret parasysh, që SHBA akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e Coronës kryesisht në Kinë dhe në Iran. Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit; e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për virusin Corona.
Çfarë sjell kjo?
Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë Coronën dhe as ta ndalojnë atë. Por ato mund t’u japin informacione më të mira vendimarrësve dhe ? në rastin më ideal ? të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme. E natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të desinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjellta për fajin e përhapjes së pandemisë.
Në fakt shërbimet sekrete në krizën Corona bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin, tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtete si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit. Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë./DW
Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nu...
Nga Douglas Mackinnon “The Hill”* Shumica e njerëzve, kanë d...
Në Kinë, mbyllja funksionoi menjëherë, por u kuptua pas 12 d...
I ashtuquajturi “Imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas...
Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Coro...
Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive j...
Shpesh thuhet se më shumë se 93 për qind e të gjithë komunik...
Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose th...
Nga Gerd Gigrnzer “Project Syndicate”Berlin – Askush nuk e d...
Nga Erika Hughes “The Conversation”“Ju lutemi të mos shtërng...
Kishte diçka kontradiktore në fjalimin e Boris Johnson në li...
* Një tren doli nga shinat teksa po ecte me 130 km/h në orë,...
Nga Mark Landler “The New York Times”* Në Frankfurt, preside...
Për më shumë se një shekull, Kulla Eifel, ka qenë një pjesë ...
Nga Jonah Lipton “The Guardian”*Koronavirusi është bërë i pa...
Deri tani, e dimë se COVID-19, është një sëmundje e frymëmar...
Mund të merret Kina si model i përgjigjes ndaj epidemisë? Ra...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”* Kur hynë në fuqi ...
A duhet të rishkruhet historia e nacionalsocializmit? “Hitle...
* Në vitin 1935, Eva Braun shkroi në ditarin e saj: “Moti ës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...