Pa shëndetin e njerëzve, gjithçka tjetër është e pakuptimtë
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa njerëz besojnë se mund të kurojë të ftohurën dhe gripin e zakonshëm. Edhe pse na ndihmon që të ruajmë funksionimin e mirë të sistemit tonë imunitar, ka pak prova se ajo mund të parandalojë ose zvogëloj ndjeshëm ndonjërën nga këto sëmundje.
Por në kulmin e epidemisë së koronavirusit, disa ?ndikues? në mediat sociale po pretendojnë se marrja në doza të mëdha e vitaminës C, mund të kurojë COVID-19 (sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri). A është kjo e vërtetë? Duke marrë parasysh se koronavirusi i përket të njëjtës ?familje? të viruseve si ftohja e zakonshme dhe gripi, nuk ka gjasa që pirja e vitaminës C të parandalojë apo t?ju shërojë nga një infeksion i COVID-19.
Përdorimi i vitaminës C, për të kuruar të ftohurën e zakonshme, ishte një ide që u bë popullore nga kimisti fitus i Çmimit Nobel, Linus Pauling, dhe i promovuar më tej nga industria e suplementeve ushqimore. Për fat të keq, që nga pretendimet e Pauling në vitet 1970, ka pasur pak prova shkencore që e mbështesin atë.
Vitaminat ose ?aminat vitale?, u zbuluan për herë të parë në fillim të shekullit XX-të si elementë të pranishëm në sasi të ulët në dietat tona ushqimore, dhe që ishin jetike për shëndetin e njeriut. Sigurisht, njerëzit që nuk kanë vitamina të caktuara në organizimin e tyre, do të preken nga disa sëmundje.
Për shembull, njerëzit që kanë mungesë të vitaminës C, do të sëmuren nga skorbuti. Ndërkohë, në fillim të viteve 1930, u zbulua se skorbuti shkaktohej nga mungesa e vitaminës C, dhe se marrja e saj në formë ilaçi mund ta kuronte sëmundjen. Shkenca e të ushqyerit (nutricionizmi), lindi bashkë me zbulimin e vitaminave, dhe që nga atëherë është shndërruar në një industri konkurruese, e parregulluar me ligj, dhe që garon kundër atyre që përhapin dezinformata me synim përfitimet. Epidemia e koronavirusit, është vetëm shembulli i fundit.
Artikujt mashtrues janë përhapur shpejt, dhe ka të ngjarë që të jenë përgjegjëse për mungesën e vitaminës C në Azi, dhe për 5-fishim të kërkesës për vitaminë C dhe multivitamina në Singapor.
Vitamina C, është e rëndësishme për të ruajtur ekuilibrin ?redoks? në indet e trupit. Këto janë llojet e reaksioneve në qeliza që shtojnë ose heqin oksigjenin, dhe që janë thelbësore për shumë procese si gjenerimi i energjisë në qeliza.
Por këto reaksione, mund të krijojnë produkte të dëmshme për qelizat njerëzore, siç janë speciet reaktive ndaj oksigjenit, të cilat reagojnë me lipide (yndyrë), proteina dhe acide nukleike. Vitamina C mund t?i zvogëlojë këto reaksione të dëmshme. Ajo ndihmon ndërkohë që enzimat të ndërtojnë kolagjenin, që është i nevojshëm për të mbështetur indet e trupit tonë.
Ndonëse vitamina C nuk ka veti çudibërëse për shërimin e sëmundjeve, disa studime kanë treguar se ajo mund të ndihmojë sistemin imunitar që të luftojë bakteret dhe viruset. Roli i saj në mbrojtjen kundër infeksioneve virale, u dëshmua në një përmbledhje të fundit të disa studimeve, që zbuloi se qelizat imune kanë nevojë për vitaminën C për të prodhuar proteina që aktivizojnë sistemin imunitar në të gjithë trupin kundër sulmeve të viruseve.
Vitamina C është e bollshme në shumë fruta dhe perime, përfshirë portokallin, brokolin dhe pataten. Dhe ndërsa është relativisht jo toksik, për shkak të tretshmërisë së saj të lartë në ujë, dozat e tepërta mund të shkaktojnë simptoma të pakëndshme si diarre, të vjella dhe ngërçe.
Megjithëse vitamina C, nuk ka të ngjarë të jetë një kurë efektive kundër COVID-19, fakti që mund të nxisë një funksionim të mirë të sistemit imunitar, do të ishte e tepruar të thuhej se nuk do të ketë asnjë efekt. Dhe megjithëse një studim zbuloi se vitamina C, nuk ka asnjë efekt në zvogëlimin e shpeshtësisë nga të ftohurit, ai zbuloi se tek njeriu i zakonshëm, kishte një rënie të vogël në kohëzgjatjen e simptomave të zakonshme të ftohjes.
Këto efekte të lehta të vitaminës C mbi virusin që shkakton të ftohurën e zakonshme, kanë nxitur një provë të re klinike, në kërkim të kurës ndaj COVID-19 duke përdorur doza shumë të larta intravenoze të vitaminës C. Këto prova sapo kanë nisur, dhe nuk ka ende rezultate konkrete.
Kjo qasje mund të rrisë efektin e butë mbrojtës të vitaminës C. Por pretendimi është ende hipotetik, dhe injeksioni intravenoz ka rreziqet e veta siç janë infeksioni, dëmtimi i enëve të gjakut dhe mpiksja e gjakut. Pra, ndonëse vitamina C ka një efekt të vogël mbi të ftohurën e zakonshme, nuk ka gjasa që marrja e sasive të mëdha të vitaminës C të shërojë një infeksion të COVID-19.
Maksimumi, ajo ka të ngjarë të jetë vetëm një lloj frenuesi, para se të përdoren terapitë me bazë vaksinën. Mënyra më e efektshme për të shmangur koronavirusin mbetet ende larja e duarve, mos prekja e syve, hundës apo gojës, dhe ruajtja e distancës suaj nga cilido që shfaq simptoma./iflscience.com– Përshtatur nga CNA.al
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”* Covid-19, është veçanëri...
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministr...
Nga Daniel Stelter “The Globalist”* Ndonëse jemi vetëm në fa...
Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakt...
Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa koh...
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akut...
Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nu...
Nga Douglas Mackinnon “The Hill”* Shumica e njerëzve, kanë d...
Në Kinë, mbyllja funksionoi menjëherë, por u kuptua pas 12 d...
I ashtuquajturi “Imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas...
Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Coro...
Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive j...
Shpesh thuhet se më shumë se 93 për qind e të gjithë komunik...
Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose th...
Nga Gerd Gigrnzer “Project Syndicate”Berlin – Askush nuk e d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...