web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pa shëndetin e njerëzve, gjithçka tjetër është e pakuptimtë

21 Mars 2020, 07:40, Blog CNA

Nga Jochen Bittner ?The New York Times?

* Evropa mund të jetë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, siç e tha javën e kaluar edhe Organizata Botërore e Shëndetit. Por, për të gjithë ata që janë prekur nga situata e krijuar, kriza i ka sjellë kombeve evropiane një ngushëllim:Kur përballen me zgjedhjen midis dëmit ekonomik dhe vuajtjeve njerëzore, ata e dinë se çfarë duhej të bëjnë.

Në mbarë botën, qeveritë janë duke u përpjekur të parandalojnë dhe frenojnë përhapjen e virusit të ri, nga mbyllja totale e çdo lloj aktiviteti në Itali, deri në mbylljen e të gjitha dyqaneve dhe restoranteve në Francë. Ndërsa shumë vende po vendosin kufizime të udhëtimit, dhe po mbyllin kufijtë e tyre, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ku përfundon fqinjësia praktike.

E vërteta e hidhur, është se në këtë emergjencë globale, ndërsa solidariteti zgjerohet, ideja e ?ne-së po tkurret. Masat ekstreme të ndërmarra së fundmi, dërgojnë një mesazh të qartë:jeta e  njerëzve, ka shumë më shumë rëndësi se sa fitimet ekonomike.

Pavarësisht të gjitha efekteve të saj katastrofike, pandemia na jep mundësinë të rivlerësojnë prioritetet tona, dhe të kujtojmë vlera më të larta. Pa shëndet, asnjë nuk ka vlerë, përfshirë ekonominë. Ne duket se kemi thellë brenda nesh ndjenjën, se do të jetë më e lehtë ta marrim veten nga një rënie ekonomike, sesa nëse të duhet të zgjedhim se kush duhet të jetojë dhe kush do të vdesë.

Gatishmëria e madhe me të cilën njerëzit e kanë pranuar dhe i janë përshtatur realitetit të tyre të ri, e dëshmon më së miri këtë intuitë njerëzore. Edhe solidariteti, është dështuar të jetë ngjitës. Në Itali, njerëzit këndojnë bashkë nga ballkonet e apartamenteve të tyre. Në Gjermani, organizatat rinore të partive të ndryshme politike, organizojnë udhëtime për të ndihmuar të moshuarit.

Në Luksemburg, skautët ofrohen të ndihmojnë vullnetarisht të gjithë anëtarët e cenueshëm të shoqërisë, që nga shëtitja e qenve të tyre, deri tek blerja e barnave në farmaci. Por ky solidaritet, duket se kufizohet nga kufijtë. Dhe këtu nuk bën përjashtim as vendi im Gjermania, që krenohet se është një komb i domosdoshëm i BE-së dhe motori i saj ekonomik.

Këtë e tregon edhe qasja e Berlinit ndaj ventilatorëve, pajisjeve mjekësore më të kërkuara sot në Evropë. Por sot nuk është koha, që të mbyllemi në vetvete. Evropa duhet që të përshpejtojë përpjekjet e saj kundër këtij virusi, dhe Gjermania duhet që ta udhëheqë këtë luftë.

Krahasuar me shtetet e tjera evropiane, Gjermania është shumë më e përgatitur për t?u përballur me pandeminë. Ajo ka jo vetëm shumë shtretër të kujdesit intensiv – rreth 28.000 ? por zotëron gjithashtu 25.000 ventilatorë, me 10.000 të tjerë që janë duke u prodhuar. Ndërkohë, Franca ka në dispozicion vetëm rreth 5.000 ventilatorë.

Spitalet italiane, që po përballen me situatën më të rëndë në botë nga koronavirusi, po përzgjedhin tashmë pacientët që kurojnë, dhe ata që i lënë në fatin e tyre tragjik, të detyruar nga mungesa e burimeve. Shkalla e vdekshmërisë në këtë vend nga koronavirusi, është rreth 11 për qind. Në Gjermani, kanë vdekur deri tani vetëm dhjetëra pacientë.

Pra, Gjermania ka ventilatorë të mjaftueshëm dhe mundet, duke porositur kompanitë vendase që të prodhojnë më shumë të tjera. Ndërkohë ka mungesa diku tjetër. A nuk do të thotë solidariteti evropian, që Gjermania t?ja shpërndajë të paktën disa nga ventilatorët e rinj vendeve që kanë aktualisht më shumë nevojë? Kur shtrova këtë pyetje në Tëitter, reagimi më i shpejtë erdhi nga ata që mbrojnë një ?ne? mendjengushtë.

?Nëse një gjerman vdes për shkak të kësaj pandemie, si do t?ja shpjegonit këtë publikut??- mu përgjigj njeri. ?A doni t?i lini të vdesin prindërit dhe gjyshërit tanë??- më tha një tjetër. Sigurisht, një pjesë e ankthit që kanë sot gjermanët është e justifikuar.

Kancelarja Angela Merkel, parashikoi javën e kaluar se nga koronavirusi mund të infektohet 60 për qind e popullsisë gjermane. Dhe të gjithë janë të lirë të bëjnë disa llogari matematikore. Nëse 50 nga 83 milionë njerëz që jetojnë në Gjermani preken nga koronavirusin, edhe një shkallë e ulët fataliteti prej vetëm 0.7 për qind do të thotë 350.000 të vdekur.

Me fjalë të tjera, një bollëk ventilatorësh so,t mund të shndërrohet në shumë pak të tillë nesër. Por a ka vlerë ky lloj ankthi, për një Evropë në të cilën edhe për një kohë të shkurtër, çdo ventilator në duart e gjermanëve, do të thotë një i vdekur më shumë në Itali apo Francë?

Ndërsa Gjermania ndaloi eksportin e mjeteve mjekësore mbrojtëse, Kina dërgoi në Romë në fund të javës së kaluar një avion me mijëra maska dhe dhjetëra ventilatorë. Dhe Bashkimi Evropian, e ka pasur të vështirë të ketë një qasje të përbashkët kontinentale, lëre më pastaj të veprojë në një mënyrë të koordinuar.

Është e vërtetë:Merkel, ashtu si çdo kancelar para saj, është betuar mbi Kushtetutë për të mbrojtur popullin gjerman. Dhe askush nuk prêt, që ajo të rrezikojë jetën e qytetarëve gjermanë. Por si liderja e kombit më të fortë të Evropës, ajo ka për detyrë që të hulumtojë mënyrat, se si të shpërndahet më mirë ndihma mjekësore në të gjithë Bashkimin Evropian.

Edhe në këtë periudhë të vështirë të pandemisë, është ende e mundur të ndihmohet BE, pa e dëmtuar kombin gjerman. Një avion ushtarak ose i Lufthansas, i ngarkuar me shtretër dhe ventilatorë, gati për t?u çuar kudo ku nevoja është më e madhe, do të ishte një fillim i mbarë./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga