Covid-19, izolimi dhe pasojat
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Nga Andreas Kluth ?Bloomberg View?
* Covid-19, është veçanërisht kërcënues për jetën e të moshuarve, dhe atyre që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. Ky përshkrim i përshtatet edhe Bashkimit Evropian, që prej më shumë se një dekade, është duke përjetuar krizë pas krize.
Në rrafshin institucional, nëse jo në atë epidemiologjik, BE-ja është më e prekshme ndaj virusit sesa shumica e shteteve të tjera të botës. Që nga themelimi i tij në vitet 1950, klubi evropian ka qenë sipas përcaktimit një projekt post-kombëtar ose ?mbikombëtar?, sipas zhargonit të nëpunësve civilë në Bruksel.
Shtetet anëtare u zotuan t?i dorëzojnë fatet e tyre solidaritetit të ndërsjellë. Madje ata ranë dakord, që t?ja dorëzonin gradualisht sovranitetin e tyre kombëtar një identiteti të përbashkët, në kuadër të Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ky është kuptimi i ?bashkimit gjithnjë e më të ngushtë?, të parashikuar që në traktatet themeltare.
Por në botën reale, solidariteti brenda-evropian është në presionin e madh të pandemisë së koronavirusit, teksa është rikthyer sërish nacionalizmi, në formën e vendimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të marra nga shtetet anëtare. Për shembull, Gjermania shkaktoi zemërim në Austri dhe Zvicër, pasi ndaloi dërgesat me maskat e fytyrës tek fqinjët e saj.
Disa shtete kanë vendosur kufizime të eksportit, zakonisht të fshehura pas ligjeve të mjgullta, mbi pajisjet mjekësore, nga syzet tek doreza dhe aparatet respiratore. Më e zhgënjyra në këtë aspekt është Italia. Kur u përpoq për herë të parë të aktivizonte mekanizmin e BE-së për shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, asnjë shtet anëtar nuk e ndihmoi.
Ironikisht, ajo që i dërgoi pajisje ndihmëse mjekësore ishte vetëm Kina. Dhe pastaj ndodhi mbyllja e kufijve kombëtarë, edhe brenda zonës Shengen të udhëtimit pa viza. Javën e kaluar, Polonia, Republika Çeke dhe Danimarka, ishin në mesin e atyre që mbyllën kyfijtë e tyre. Vendet e tjera e ndoqën këtë javë, përfshirë Gjermaninë, që mbylli kufijtë e saj me Francën, Austrinë, Luksemburgun dhe Zvicrën (një vend jo në BE, por që i përket Shengenit).
Liria normale e lëvizjes nëpër BE është pezulluar. Por mbyllja e kufijve, është një masë më e lehtë po të krahasohet me format e tjera të distancimit social, siç është anulimi i panaireve tregtare, apo vetë-karantinimi në shtëpi. Nëse një virus është duke qarkulluar në popullatë në të dyja anët e një kufiri, siç po bën aktualisht koronavirusi, pengimi i njerëzve që të ngasin makinat e tyre, nuk do të ndihmojë në frenimin e përhapjes. Përndryshe, edhe Gjermania mund të ?mbyllë? kufijtë midis Bavarisë dhe Turingisë, apo midis landeve të tjera federale. Por në një krizë ku qeveritë kanë frikë se mos duken të pafuqishme në sytë e publikut, mbylljet e kufijve kanë avantazhin e të dukurit si vendimtare.
Kjo është arsyeja pse me vonesë, vetë BE-ja po hyn tani në lojë, duke u bërë thirrje zyrtare anëtarëve të saj që të mbyllin kufijtë e jashtëm të bllokut për të paktën 30 ditë. Natyrisht, shumica e tyre tashmë janë mbyllur. Sugjerimi i Brukselit, është në fakt një lutje ndaj vendeve anëtare për të shpëtuar ?tregun e përbashkët? brenda BE-së për mallra, shërbime, punë dhe kapital.
Në fund të fundit, kjo është një përpjekje për t?u dëgjuar. Mesazhi i qartë, është se sa herë që Evropa vihet në provë, ajo dështon. Dhe pastaj gjithçka – solidariteti, besnikëria, vendimmarrja ? u rikthehet sërish kombeve. Në këtë kuptim, Covid-19 është një version më ekstrem i krizës së refugjatëve së viteve 2015-2016.
Në atë kohë, BE nuk arriti të kishte një përgjigje të përbashkët ndaj fluksit të madh të emigrantëve që hynin në union. Përkundrazi, vendet individuale nga Hungaria në Austri, i mbyllën në mënyrë të njëanshme kufijtë e tyre. Më pas, ata kundërshtuan të gjitha përpjekjet për të reformuar ligjet e azilit.
Është kjo arsyeja pse BE-ja, nuk e ka rregulluar ende këtë sistem, dhe po përballet me raundin e dytë të një kaosi të tillë. Një histori e ngjashme ka ndodhur me krizën e euros, dhe në fakt me çdo ?sëmundje? evropiane.
Në rast se liderët e BE-së nuk ngrihen në lartësinë që kërkon lufta ndaj kësaj pandemie, përfundimi që do të nxjerrin qytetarët e zakonshëm, do të jetë se në rastin e një krize ekzistenciale, vetëm kombet e tyre të mund të veprojnë shpejt dhe me guxim të mjaftueshëm për të merituar besimin e tyre.
Qytetarët, si italianët e vetë-karantinuar, do të përfaqojnë ngjyrat e tyre kombëtare, dhe jo yjet e BE-së mbi ballkonet e tyre, për të treguar se ku shtrihet solidariteti i tyre kryesor. Natyrisht, e gjithë kjo është veçanërisht dekurajuese për eurofilë si Ursula von der Lejen, presidentja e re e Komisionit Evropian.
Ajo shpresonte që ta afronte ?Evropën? me qytetarët e saj, dhe ta bënte atë më të bashkuar dhe më të forte, në kontekstin e përplasjeve gjeopolitike me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në. Por nëse sfida është emigracioni, politika e jashtme apo mbrojtja, kombet e Evropës thjesht nuk munden ose nuk duan që ta bëjnë bashkimin e tyre ?gjithnjë e më të afërt?.
Më keq akoma, çdo dështim i BE-së për të vepruar apo për të qenë solidarë, është në favor të populistëve, nacionalistëve dhe euroskeptikëve, nga Italia në Hungari dhe madje edhe në Gjermani. Narrativat e tyre, kanë nxjerrë tashmë nga unioni një shtet anëtar, Britaninë.
Por që Evropa të shpërbëhet, nuk është e nevojshme që më shumë vende të dalin zyrtarisht nga unioni. Blloqe të tjera janë shpërbërë përgjatë historisë, nga Lidhja e Kombeve, deri tek Konfederata e Rinit dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Disa u shembën shpejt, të tjerat më ngadalë. Secila në mënyrën e vet tragjike, këto blloqe u bënë thjesht të parëndësishme./ Përshtatur nga CNA.al
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministr...
Nga Daniel Stelter “The Globalist”* Ndonëse jemi vetëm në fa...
Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakt...
Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa koh...
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akut...
Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nu...
Nga Douglas Mackinnon “The Hill”* Shumica e njerëzve, kanë d...
Në Kinë, mbyllja funksionoi menjëherë, por u kuptua pas 12 d...
I ashtuquajturi “Imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas...
Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Coro...
Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive j...
Shpesh thuhet se më shumë se 93 për qind e të gjithë komunik...
Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose th...
Nga Gerd Gigrnzer “Project Syndicate”Berlin – Askush nuk e d...
Nga Erika Hughes “The Conversation”“Ju lutemi të mos shtërng...
Kishte diçka kontradiktore në fjalimin e Boris Johnson në li...
* Një tren doli nga shinat teksa po ecte me 130 km/h në orë,...
Nga Mark Landler “The New York Times”* Në Frankfurt, preside...
Për më shumë se një shekull, Kulla Eifel, ka qenë një pjesë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...