web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hero apo burracak? Fundi misterioz i djalit të madh të Stalinit

22 Mars 2020, 07:45, Blog CNA

Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranverore në kampin e përqendrimit Sashenhauzen në veri të Berlinit. Një burrë, del vjedhurazi nga një dritare në barrakën nr.3 në Kampin Special A. Është një seksion ku mbahen të burgosur emra të njohur, të veçuar snga pjesa tjetër e popullatës së burgut.

Një gardh elektrik me lartësi 2.6 metra, synon të parandalojë arratisjen e të burgosurve. Burri ka veshur çizme të gjata dhe pantallona ushtararake. ?Tetar, tetar?- i bërtet ai SS Konrad Hafrish. ?Me qëllo!?. Ushtari gjerman i bërtiti të ndalet dhe të rikthehet në kazermë, por burri vazhdoi
të ecë drejt gardhit.

?Mos u bëj frikacak!?- i bërtiti i burgosuri, ndërsa vazhdonte të ecte drejt gardhit elektrik. ?Kur preku gardhin unë e qëllova, ashtu siç më tha?- dëshmoi Hafrish tek eprorët. Pas pak orës 21:00 të mbrëmjes, burri që u plagos buzë gardhit ndërroi jetë.
Trupi i tij i pajetë u la aty për disa orë. Ishte një ngjarje e veçantë për komandantin e kampit Anton Kaindl, që njoftoi menjeherë selinë qëndrore të trupave SS në Berlin. Kur një oficer SS dhe 2 ekspertë mjeko-ligjorë mbërritën të nesërmen, viktima u fotografua, hoq nga telat me gjemba, dhe u dërgua në krematoriumin e kampit.

Në raportin e tyre, ekspertët shkruan se një plumb i kishte shpuar kokën 4 cm pas veshit të djathtë, duke i hapur kafkën. Por sipas vlerësimit të tyre, viktima kishte vdekur më herët nga elektroshoku që kishte pësuar nga gardhi elektrik. Trupi u dogj, dhe hiri u dëgua në Berlin bashkë me raportin hetimor dhe çertifikatën e vdekjes.
Tetë ditë më vonë, Ministri i Jashtëm Joakim von Ribentrop mori një raport të fshehtë nga shefi i SS Hajnrih Himler. Në të thuhej:?I dashur Ribentrop, bashkëngjitur me letrën ke një raport mbi faktin se i burgosuri i luftës Jakov Xhugazhvili, djali i Stalinit, u qëllua për vdekje gjatë një përpjekje për t?u arratisur nga Kampi Special A në Sashenhauzen, pranë Oranienburgut?.
Për dekada pas Luftës së Dytë Botërore, mbeti e paqartë sesi kishte vdekur Jakovi, djali më i madh i diktatorit sovjetik. Jakov Xhugashvili, një toger i Ushtrisë së Kuqe, kishte rënë rob i gjermanëve në verën e vitit 1941. Por i ati i tij kishte refuzuar që ta përfshinte në ndonjë shkëmbim të burgosurish.

Vetëm në vitin 1968, arkivat e Departamentit të Shtetit në Uashington, mundësuan rindërtimin e çasteve të fundit të jetës Jakovit. Ato tregojnë se djali i madh i Stalinit nga gruaja e parë, pësoi në burg një krizë nervore, dhe arriti në përfundimin se vdekja e tij ishte e barabartë me një vetëvrasje.
Por mbeti pa përgjigje një pyetje tjetër:A e kapën vërtet rob gjermanët djalin e Stalinit gjatë luftimeve në vitin 1941, apo ai u dorëzua vetë? Dhe a e dinte i ati këtë gjë, dhe për këtë arsye nuk bëri asnjë përpjekje për të shpëtuar të birin? Duke filluar nga viti 1940, betimi ushtarak i Ushtrisë së Kuqe ishte:?Dorëzimi tek armikut përbën tradhti!?.

Ishte një fjali që vulosi fatin e dhjetëra mijëra qytetarëve sovjetikë. Shumë nga ata që u kthyen shëndoshë e mirë nga burgjet gjermane në fund të luftës, u ekzekutuan me vdekje ose u dërguan në kampet e punës për 25 vjet. Por rusëve nuk iu tha që djali i vetë Stalinit, ishte zënë rob nga gjermanët që muajin e parë të luftës.
Kjo do të thoshte që Jakovi ishte tradhtar i vendit të tij. Po a ishte kjo e vërtetë? Edhe pas vdekjes së Stalinit, në BRSS, nuk thuhej asgjë për të birin. Fati i tij u ripërmend, kur lideri i ri i Partisë Komunistë Mikail Gorbaçov hapi për publikun arkivat e Moskës gjatë epokës së Perestroikës, ndonëse shumë dokumente mbetën sërish sekrete.

Edhe sot e kësaj dite, ato mbahen ende në Arkivin Qendror të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në Podolsk, në jug të Moskës. Kohët e fundit, ?Der Spigel? pati qasje në dosjen e Jakov Stalinit. Një dosje prej 389 faqesh tregon historinë e tij që në moshë të vogël, jetën e kaluar nën hijen e babait të tij autoritar, dhe që mori fund pas vetëm 35 vjetësh.
Në dallim motra dhe vëllai i tij dhe babai, Vasili dhe Svetlana, Jakovi, që thirrej me nofkën Jasha, i lindur në vitin 1908, ishte produkt i martesës së parë të Stalinit me një rrobaqepëse gjeorgjiane. Ai u rrit praktikisht pa prindër. E ëma vdiq nga tifoja kur ishte 8-muajsh, ndërsa Stalini nuk i kushtoi aspak vëmendje.

 

Jakovi nuk ishte në gjendje të përballonte presionin e babait të tij të plotfuqishëm. Por ai ishte i pëlqyeshëm nga vajzat. Kur mbaroi shkollën e mesme në vitin 1925, ai u martua me shoqen e klasës Zoja Gunina, 16-vjeçe, vajza e e një prifti ortodoks. Kur e zbuloi këtë gjë, Stalini e ktheu këtë ngjarje në një skandal aq të madh, sa që djali i tij 18-vjeçar rrëmbeu një pistoletë në kuzhinën e banesës së tij në Kremlin, dhe u përpoq ta qëllonte veten në zemër.
Por plumbi shmangu zemrën, dhe pasi kaloi 3 muaj në spital, Jakovi shkoi në Leningrad, ku qëndroi me të afërmit e njerkës. Por ai u martua prapë me Zojën. Në prillin e vitit 1928, Stalini i shkruajti gruas së tij:?Thuaji Jashës, se unë mendoj që ai sillet si një hajdut, me të cilin unë nuk kam më asgjë të përbashkët, dhe me të cilin nuk dua të kem asnjë lloj marrëdhënieje?.
Pas mbarimit të shkollës, Jakovi ndoqi fakultetin e punëtorëve, një institut përgatitor për universitetin, dhe në moshën 23-vjeçare u regjistrua në Institutin e Transportit Xherzheziznki.

Ai u diplomua në vitin 1935, dhe më pas kaloi një vit duke punuar si inxhinier në një fabrikë të prodhimit të makinave në Moskë, para se të hynte në akademinë e artilerisë së Ushtrisë së Kuqe.
Jakovi nuk ishte si ati, dhe ai u përpoq në mënyrë të dëshpëruar t?i shpëtonte ndikimit të tij. Ai refuzoi të gjitha ofertat, për të pasur ndonjë pozicion të veçantë.
Lufta e Dytë Botërore e kapi në befasi pranë Naro-Fominsk, një qytet 70 kilometra në perëndim të Moskës. Regjimenti i tij u mobilizua, dhe filloi të marshojë drejt perëndimit në drejtim të Minskut. Ai nuk e takoi të atin para se të largohej. Por e telefonoi. ?Shko dhe lufto?-i tha Stalinit të birit.
Ushtria e Kuqe ishte në kaos, dhe ushtarët sovjetikë po dërgoheshin në front të papërgatitur. Në 3 javët e para, 1.3 milionë ushtarë u vranë ose u kapën robër. Në mëngjesin e 4 korrikut 1941, u raportua zhdukja e djalit të Stalinit në betejë. Më 26 korrik, komisari i brigades së tij Aleskei Rumjanzev, i nisi një letër drejtorit politik të Ushtrisë së Kuqe.

Ai e përshkruante sjelljen e Jakovit si ?korrekte dhe kurajoze?. Më 21 korrik, u kontaktua ushtari që kishte parë i fundit Jakovin. Rumjanjev shkroi:?Ata fshehën unformat e tyre, dhe u veshën si civile. Kur arritën buzë një liqeni, shoku Xhogazhvili i tha Popuridesit që të vazhdonte vetëm, se ai donte të ulej dhe të pushonte?.

Episodi që përshkruan Rumyanzev, sugjeron që Jakov e kishte lejuar veten e tij të kapej rob nga gjermanët. Marrja e parë në pyetje e Jakovit, ndodhi më 18 korrik. Pasi mbaroi lufta, sovjetikët gjetën raportin origjinal të marrjes në pyetje në arkivat e Ministrinë gjermane të Aviacionit në Berlin.
Në to rezulton se djali i Stalinit ishte krenar, mbrojti sistemin politik të vendit e tij, por nga ana tjetër nuk e fshehur zhgënjimin e tij mbi nivelin e dobët të ushtrisë sovjetike, komandant i përgjithshëm i të cilës ishte babai i tij:?Kur u rrethuam, u zhytëm në një panik të tillë, sa që të gjithë u shpërndamë në drejtime të ndryshme… Nuk kishim fare harta. Në njësinë tonë, gjithçka ishte e organizuar dobët …Divizioni ynë nuk ishte fare i përgatitur për luftë..?.
Në kujtimet e saj, Svetlana Allilujeva, vajza e Stalinit me gruan e dytë, shkruan se babai i tyre kishte besuar se Jakovi, i nxitur nga gruaja e tij e dytë, ishte dorëzuar qëllimisht tek gjermanët. Në dimrin e vitit 1943, pas betejës së Stalingradit, ai i tha Svetlanës se gjermanët i kishin propozuar shkëmbimin e Jakovi me disa gjeneralë nazistë. ?Unë nuk do të negocioj me ta?- i tha Stalini të bijës./Përshtatur nga CNA.al

 





Lajmet e fundit nga