Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregtar, që u pasua nga kriza e parë financiare botërore. Gjatë një periudhe disa mujore, tregtarët holandezë kishin investuar gjithnjë e më shumë para mbi lulet e tulipanit, duke besuar se këto lule ekzotike do t?i bënin të pasur.
?Ai që merr në konsideratë fitimet që arkëton çdo vit nga tulipanët e vet, beson se nuk ka një alkimi më të mirë se sa kjo lloj bujqësie?- shkroi një kronikan i shekullit XVII-të gjatë të ashtuquajturës ?mani mbi tulipanët?.
Por ajo dukuri, dëshmoi të ishte shumë e rrezikshme. Pasi çmimet e tulipanëve u rritën në vitet 1630, ?flluska? shpërtheu. Fiksimi pas tulipanëve, shërbeu si një paralajmërim për të gjithë tregtarët e Evropës:se pasuritë e tyre, mund të shkatërroheshin po aq shpejt sa ishin krijuar.
Tulipano-mania nisi në vitet 1500, kur turistët perëndimorë në oborrin e perandorit osman në Kostandinopojë, u habitën me tulipanët e tij. Shumë shpejt, tregtarët perëndimorë i morën me vete në Francë, prej nga ku u përhapën në Hollandë.
Hollanda e shekullit XVII-të, mburrej me një nga ekonomitë më të forta në Evropë. Amsterdami u shndërrua në një nga kryeqytetet e tregtisë në kontinent. Në vitin 1602, u hap bursa e Amsterdamit, duke krijuar edhe më shumë mundësi për të investuar në tregjet ekzotike dhe në të ardhmen.
Ana Goldgar, autore e librit ?Tulipmania:Paraja, nderi dhe dijet në Epokën e Artë?, mbledhja e gjërave si të shtrenjta, sidomos ato nga rajonet ekzotike, ishte shumë në modë. Tulipanët ishin veçanërisht në modë, pasi kishte një lloj pasioni për shkencën dhe historinë e natyrës, sidomos në mesin e njerëzve që ishin të arsimuar dhe të pasur.
Pra, njerëzit që mblidhnin lule tulipani, ka të ngjarë që të kishin para, edhe për të koleksionuar sende të tjera luksoze si pikturat. Tulipanët u bënë shumë të njohur, edhe për shkak se ata bartnin elementin e befasisë:nuk kishte asnjë garanci se një filiz do të çelte me ngjyra të forta. ?Askush nuk e dinte realisht se çfarë do të ndodhte me tulipanët që kishin. Njerëzve u pëlqente fakti se këto lule ndryshonin vazhdimisht formën?- thotë Goldgar.
Për pasojë, tregtarët dhe zejtarët e pasur, nisën të kenë në vitet 1630 një dëshirë të pangopur për tulipanë. Në vitin 1636, kërkesa për tulipanë u ndërpre. Ishte ende dimër, dhe zhardhokët e mbjellë kishin ngecur nën tokën e ngrirë. Në tavernat e Amsterdamit, tregtarët premtonin të blinin zhardhokë të rinj tulipani sapo të vinte pranvera, duke shkaktuar një rritje të madhe të çmimeve në treg.
Mania e tulipanëve, shpërtheu në fillim të vitit 1637. Çmimet u rritën 1 mijë herë më 31 dhjetor 1636, kur tregtarët hollandezë e shitën një zhardhok tulipani për 125 gilde (monedha e vjetër holandeze) ose 1 paund britanik. Por pak më shumë se një muaj më vonë, më 3 shkurt 1637, i njëjti tulipan shitej 1.500 gilde.
?Fqinjët dukej se flisnin me fqinjët; kolegët me kolegët; pronarët e dyqaneve, shitësit e librave, furrtarët dhe mjekët fliisnin me klientët e tyre, dhe kjo krijoi idenë e një komuniteti të përfshirë nga ethet e fitimeve të mëdha?-shkruan Goldgar.
Çmimi i tulipanëve u rrit shumë, bazuar në besimin se lulet do të shiteshin shumë më tepër në pranverë kur edhe të çelnin. Një tregtar kërkoi 5.200 gilde për një zhardhok të veçantë tulipani ? sa çmimi i një shtëpie të kohës – në një kohë kur edhe zejtarët më të aftë, arrinin të fitonin në vit rreth 300 gilde.
Pra një zejtari do t?i duhej më shumë se 17 vjet, për t?i lejuar vetes të blinte një zhardhok tulipani. Por shumë javë përpara së të vinte pranvera, ?flluska? e tulipanëve shpërtheu. Pse ndodhi kjo? Disa studiues spekulojnë, se kriza nisi kur tregtarët kuptuan sesa spekulant ishte
ky treg.
Studiues të tjerë, flasin për një moment më specifik. Gjatë një ankandi tulipanësh në Haarlem më 3 shkurt 1637, nuk u zhit asnjë zhardhok i vetëm. Blerësit u bindën se tulipanët ishin mbiçmuar, dhe çmimet ranë befas në mënyrë drastike. Në atë kohë, predikuesit fetarë, kritikonin tregtarët spekulantë, dhe u bënin thirrje njerëzve të mos binin pre e premtimeve të gënjeshtërta për pasurim të shpjetë.
Financieri Gordon Geko, e etiketoi maninë mbi tulipanët si ?historinë më të madhe spekulative të të gjitha kohërave?. Por shumë historianë, e kundërshtojnë këtë gjë. Në fakt, miti i manisë së tulipanëve, ngjan shpesh i ekzagjeruar. Edhe pse quhet ?mania e tulipanëve?, i gjithë vendi në tërësi nuk i ndjeu pasojat negative.
Goldgar pohoi se vetëm disa holandezë super të pasur, që ishin të përfshirë në tregti u dëmtuan, por jo aq shumë. ?Në fakt, unë nuk kam gjetur gjatë studimeve të mia ndonjë tregtar që falimentoi plotësisht, për shkak të manisë ndaj tulipanëve?-thotë ajo.
Meqë shumë blerës nuk paguanin kurrë për çmimin e kërkuar, shumë pak prej tyre falimentuan. Nëse pati nga ata që u dëmtuan, këta ishin kultivuesit e tulipanëve. Në prillin e vitit 1637, qeveria anuloi të gjitha kontratat mbi blerjen e tulipanëve. Për pasojë, kultivuesit nuk morën kurrë paratë që u kishin premtuar atyre blerësve.
Po si lindi miti i ?manisë së tulipanëve?? Shumë nga studiuesit, bëjnë përgjegjës shkrimtarin skocez të shekullit XIX, Çarls Makej, që shkroi një histori dramatike mbi tulipano-maninë.
Sipas Makej, kur shpërtheu ?flluska? ekonomia holandeze u shkatërrua, dhe shumë investitorë holandezë vranë veten duke u mbytur në kanalet e shumta të Amsterdamit. Edhe nëse nuk ka qenë aq dramatike sa kanë menduar disa, historia e bumit të tulipanëve, përbën një leksion shumë të vlefshëm për ekonominë.
Edhe nëse askush nga tregtarët nuk u vetëvra, ajo përvojë shërbeu si një paralajmërim për investitorët e ardhshëm në lidhje me natyrën e tregut. Tek e fundit, rrënimi i tregut të tulipanëve, u pasua nga shpërthime të tjera ?flluskash?:Flluska e Detit të Jugut në vitet 1720, ?flluska? e linjave hekurudhore e viteve 1840, dhe kriza e viteve 1920.
Në retrospektivë, çdo flluskë spekulative duket e pakuptimtë. E përse tregtarët holandezët do të investonin pasuritë e tyre në diçka aq delikate sa një lule? Gjithsesi, modeli përsëritet gjatë historisë, dhe zbulon rolin që luan besimi tek tregjet, dhe koston e humbjes së besimit mbi një produkt të vlefshëm./Përshtatur nga CNA.al
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”* Covid-19, është veçanëri...
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministr...
Nga Daniel Stelter “The Globalist”* Ndonëse jemi vetëm në fa...
Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakt...
Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa koh...
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akut...
Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nu...
Nga Douglas Mackinnon “The Hill”* Shumica e njerëzve, kanë d...
Në Kinë, mbyllja funksionoi menjëherë, por u kuptua pas 12 d...
I ashtuquajturi “Imunitet i tufës” është një mekanizëm sipas...
Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Coro...
Shkollat po mbyllen në të gjithë vendin, ndeshjet sportive j...
Shpesh thuhet se më shumë se 93 për qind e të gjithë komunik...
Gripi i Vuhanit, koronavirusi kinez, virusi Covid-19, ose th...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...