Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga James Jay Carafano ?National Interest?
Herët a vonë, bota do t?ja dalë të mposhtë koronavirusin, dhe rivaliteti mes fuqive të mëdha do të rinisë aty ku u ndërpre pak javë më parë. Dhe koha për të filluar vlerësimin se çfarë do të thotë kjo për politikën e jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së në një botë post-pandemisë, është pikërisht tani. Uashingtoni duhet të fokusojë vëmendjen e tij, së pari mbi ato pjesë të botës që janë më jetike për interesat e SHBA-së.
Lindja e Mesme
Ky rajon, është më problematiku në çështjet globale. Nuk dihet se sa i dëmtuar do të dalë Irani nga kjo pandemi. Dhe ende nuk e dimë se sa do të përhapet virusi në të gjithë rajonin, dëmet që ai do të bëjë atje, apo sesa do të destabilizojë situatat tashmë të pasigurta atje.
Veprimet e ndërmarrë së fundmi nga SHBA-ja, mund të jenë në avantazhin e Uashingtonit. Kjo funksionoi në Siri, ku administrata arriti të shmangë tërheqjen e drejtpërdrejtë në një konflikt të përgjakshëm. Tani për tani, problemet e Sirisë mbeten në Siri. As Rusia dhe as Irani, nuk gjenden në një pozitë më të fortë se sa kur filluan ndërhyrjet e tyre.
Por tani është koha që SHBA-ja të hartojë një strategji të qëndrueshme të sigurisë në Lindjes së Mesme, mbi tregtinë dhe zgjidhjen e konflikteve. Pavarësisht se në çfarë kaosi mund ta zhysë COVID-19 rajonin, Uashingtoni duhet të ketë gati mekanizmat e duhur për të ndihmuar në pasjen e përgjigjeve të duhura.
Irani mbetet sërish burimi kryesor i përçarjes. Pavarësisht se çfarë do të ndodh, SHBA-ja duhet të ruajë me vendosmëri regjimin e sanksioneve, përfshirë embargon ndaj shitjes së armëve. Shpresa më e mirë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë të problemit të Iranit, është ulja e Teheranit sërish në tryezë për një marrëveshje të re mbi programin e tij bërthamor.
Ndërkohë, Uashingtoni duhet të mos e shfokusojë vëmendjen nga rilindja e terrorizmit transnacional islamik. Lëvizjet e këqija, lulëzojnë në kohë krize. Një qeverisje në konfuzion, një zbehje e sigurisë publike, dhe rënie e lirisë ekonomike, mund të ushqejnë jo pak ekstremizmin.
SHBA nuk ka luksin të heqë dorë nga operacionet anti-terror. Në fakt, vëmendja e Amerikës duhet të shtrihet më në jug në Afrikë, dhe kjo jo vetëm për shkak të shqetësimeve mbi terrorizmin. Ndikimi kinez, mund të minojë qeverisjen tashmë të dobët të këtij rajoni.
Këtu, SHBA-ja duhet të kalojë nga strategjitë e antiterrorizmit që kanë në qendër elementin ushtarak, tek një plan më i sofistikuar dhe i vëmendshëm, që synon mbrojtjen e interesave amerikane, dhe mban nën kontroll problemet e Afrikës së Veriut, në mënyrë që ato të mos ndikojnë në Lindjen e Mesme dhe Evropë.
Evropa
Një Evropë e plotë, e lirë, e zhvilluar dhe në paqe, mbetet një interes jetik i Shteteve të Bashkuara. Le të jemi të qartë:Evropa po merr një goditje të madhe nga COVID-19, e cila do ta bëjë më të rëndësishme se kurrë solidaritetin në komunitetin transatlantik.
SHBA duhet të angazhohet më shumë në rolin e saj. Evropa s?do të jetë në gjendje ta kapërcejë krizën e vetme. Amerika është i vetmi partner global, që mund ta ndihmojë Evropën, dhe të cilës Evropa mund t?i besojë. Prandaj, është koha që të ecim përtej politikës përmes Tëitter nga ama e Trumpit.
Dhe lista e detyrave do të jetë e gjatë. Njëra prej tyre, është arritja e një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe. BE do të jetë po aty; dhe COVID-19 nuk do ta mposhtë atë. SHBA dhe BE, duhet të mësojnë se si të bashkëpunojnë më mirë me njëra-tjetrën.
Ekzistojnë një numër çështjesh që Brukseli dhe Uashingtoni duhet t?i adresojmë bashkërisht – problemet si ajo me kompaninë kineze Huauei, Ballkanin Perëndimor, Nisma e Tre Deteve, dhe ndërhyrja ruse. Gjithashtu, ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet SHBA-Gjermani, sidomos në lidhje me politikën e mbrojtjes.
Rajoni i Indo-Paqësorit
Pekini ka nisur një fushatë të marrë të kurimit të imazhit të saj ndërkombëtar, për të hequr vëmendjen nga trajtimi plot difekte që i bëri epidemisë së COVID-19. Por asnjë manovër, nuk mund të ndryshojë realitetin se Partia Komuniste Kineze – dhe vetë ekonomia kineze – ka marrë një goditje të fortë.
Por duhet të jemi realistë. COVID-19 nuk do ta gjunjëzojë Pekinin, dhe as nuk do të dobësojë dëshirën e regjimit për të minuar fuqinë e SHBA-së në botë. Dhe koncepti i një bashkëpunimi të ngushtë me Kinën është jorealist. Tek e fundit, SHBA-ja duhet të ketë një qasje praktike që e detyron Pekinin të respektojë interesat e SHBA në një periudhë afatgjatë.
Amerika
Detyra numër një, është që Amerika ta marrë veten nga kjo krizë. Duke pasur parasysh gjendjen e ekonomisë dhe buxhetin federal, sfida tjetër e madhe është të sigurohemi që Uashingtoni të mos hezitojë të përdorë instrumentet e pushtetit të tij, për të ushtruar ndikimin e vet në botë.
Ne duhet të ruajmë përzierjen e duhur të fuqisë së fortë dhe asaj të butë. Dhe nëse duam të jemi përpara konkurrentëve tanë të mëdhenj në garën për ndikim, do të duhet ta zhvillojmë ekonominë tone, dhe të funksionojmë më shpejt dhe më mirë se ata./ Përshtatur nga CNA.al
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”* Covid-19, është veçanëri...
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...