Koronavirusi/ Pse shkalla e vdekshmërisë në Gjermani, është shumë më e ulët?
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes, dhe vuajtjes së njerëzve në mbarë botën. Por disa prej tyre, kanë lënë gjurmët e tyre të forta tek njerëzimi.
Murtaja Bubonike
Murtaja bubonike (ose siç njihet ndryshe ?Vdekja e Zezë?), u përhap në Evropë nga lindja në perëndim gjatë shekullit XIV. Bakteri përgjegjës për sëmundjen, Yersinia Pestis, përdori pleshtat dhe më pas minjtë si një rrugë për të mbërritur tek njerëzit. Simptomat e saj ishin të tmerrshme.
Ato nisnin me ethe dhe djersitje, dhe vazhdonin me ënjtjen dhe qelbësimin e trupit në zona të ndryshme.
Shkalla e saj e vdekshmërisë ishte 70 për qind, dhe sëmundja vrau deri në 200 milionë njerëz në të gjithë Evropën. Historianët besojnë se përhapja e Murtajës Bubonike, kontribuoi në rënien e sistemit ekonomik feudal, dhe i shkaktoi Kishës katolike dëme të pariparueshme, pasi shumë priftërinj u infektuan gjatë kryerjes së riteve funerale.
Sëmundja e lisë
Kur evropianët arritën për herë të parë në Botën e Re gjatë fundit të shekullit XVtë, ata përdorën teknika të përparuara ushtarake, për të pushtuar Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. Por ata çuan aty edhe sëmundjen e lisë, që shfarosi një pjesë të madhe të popullsisë vendase. Bashkë me sëmundjet e tjera të Botës së Vjetër, si gripi dhe fruthi, lija zhduku thuajse 90 për qind të popullsisë indigjene, duke e lehtësuar shumë ndërtimin e kolonive evropiane në Botën e Re.
Gripi Spanjoll
Pandemia e vitit 1918, u shkaktua nga një prej patogjenëve më vdekjeprurës të shekullit XX-të, duke infektuar më shumë 500 milionë njerëz në të gjithë botën. Virusi u përhap në fillim në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, dhe më pas në të gjithë botën. Ajo sëmundje, pati një efekt të ndjeshëm në fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore, pasi infektoi shumë të rinj të shëndetshëm. Sipas të dhënave të kohës, më shumë amerikanë u vranë nga gripi i 1918-ës, sesa nga luftimet në vijën e parë të frontit.
Poliomeliti
Sot poliomieliti është një sëmundje që haset shumë rrallë, me relativisht shumë pak raste në botën e industrializuar, qëkur Xhonas Salk zhvilloi një vaksinë kundër tij. Para vaksinës, poliomieliti transmetohej lehtësisht përmes jashtëqitjes ose spërklave të një individi të sëmurë.
Kjo sëmundje, është zakonisht asimptomatike, dhe nëse nuk kurohet në kohë shkakton paralizimin e përhershëm të të sëmurit. Nga kjo sëmundje, u prek edhe ish-presidenti amerikan Frenklin D.Ruzvelt. Përpjekjet e tij për të luftuar stigmën ndaj kësaj sëmundje, prekën çdo aspekt të presidencës së tij në vitet që çuan drejt Luftës së Dytë Botërore.
Sifilisi
Një sëmundje seksualisht e transmetueshme, që nëse nuk trajtohet në kohë mund të çojë në degjenerim neuromuskular, verbëri dhe çmenduri. Historianët besojnë se sifilizi në Evropë u importua nga kolonizimi i Botës së Re. Sifilizi preku shumë njerëz të famshëm, përfshirë disa Papë në Mesjetë. Në vitin 1508, Papa Julius II nuk i lejonte bsimtarët t?i puthnin dorën, pasi ajo ishte prekur nga shenjat e sëmundjes.
HIV/AIDS
Shkencëtarët besojnë se virusi kaloi nga majmunët tek njerëzit në Afrikë, në fillim të shekullit XX-të. Por sëmundja u bë e njohur vetëm në fillim të viteve 1980, kur disa burra homoseksualë në Nju Jork dhe Kaliforni, shfaqën raste të çuditshme të pneumonisë dhe kancerit.
Lidhja e saj fillestare me homoseksualët, çoi në emrin e hershëm ?mangësi imune që lidhet me homoseksualët? (GRID). Paranoja përfshiu Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, pasi në fillim njerëzit nuk ishin të sigurt, se cila ishte mënyra e saktë e përhapjes së sëmundjes.
Tuberkulozi (TBC)
Është një infeksion vdekjeprurës i frymëmarrjes, që mund të marrë dy forma:TBC e fshehur dhe TBC aktive. TBC-ja e fshehtë nuk është ngjitëse, dhe sistemi imunitar i njeriut e lufton shpesh vetë atë. Në fakt, një e treta e popullsisë së botës ka TBC e fshehtë.
Simptomat e saj përfshijnë periudha të kollitjes, dhimbje të forta në gjoks, djersitje gjatë natës, dhe humbje të oreksit. Në shekullin XIX, kjo sëmundje përhapej shpesh përmes qumështit. Kjo çoi në pasterizimin e produkteve ushqimore, me anë të trajtimit të tyre në temperaturë të lartë.
Malarja
Është një sëmundje e përhapur nga mushkonja, dhe që shkaktohet nga parazitët që ato bartin, duke shkaktuar simptoma të ngjashme me gripin. Malarja mbetet një nga vrasësit më të rrzikshëm në botë, duke infektuar më shumë se 200 milionë njerëz në vitin 2016, dhe vrarë gati 500 mijë njerëz vetëm në atë vit.
Besohet se kjo sëmundje, i mori jetën Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Por nga ana tjetër, ajo stimuloi shumë tregtinë e skllevërve nga Afrika në SHBA. Në aspektin mjekësor, malarja u dha mundësi shkencëtarëve të kuptonin në detaje mënyrën e transmetimit të sëmundjes.
U zbulua në Afrikë në fund të viteve 1970. Është një virus që çon në hemoragji ekstreme te njerëzit dhe primatët e tjerë. Simptomat mund të duan disa ditë deri në javë për t?u shfaqur. Ato përfshijnë dhimbje të fytit, dhimbje të muskujve, të vjella, diarre dhe hemoragji të brendshme dhe të jashtme.
Ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë, duke vrarë gati gjysmën e atyre që infekton. Por nivelet e vdekshmërisë mund të shkojnë deri në 90 përqind. Epidemia e fundit, shpërtheu në Afrikën Perëndimore në marsin e vitit 2014, ndërsa pati raste të eksportuara në SHBA dhe Evropë. Ky virus u vu nën kontroll në vitin 2016, ndërsa vërehen herë pas here raste sporadike.
Kolera
Kjo sëmundje mund të variojë nga asimptomatike, deri në shkaktimin e vdekjes brenda 3 orësh. Kolera është një sëmundje diarreike, e shkaktuar nga një bakter që zakonisht përhapet përmes ujit ose ushqimeve të ndotura me këtë bakter. Edhe pse origjina kësaj sëmundje është në Deltën e lumit Gang në Indi, kolera ka qenë përhapur në të gjithë planetin.
Ka pasur pandemi të saj në Azinë e Jugut (1961), Afrikë (1971) dhe Amerikë (1991). Çdo vit, ka mbi 4 milionë raste me kolerë, dhe më shumë se 100 mijë viktima. Që nga 28 korriku 2010, OKB-ja e cilësoi zyrtarisht qasjen tek uji i pijshëm i pastër, si një e drejtë njerëzore e gjithësecilit në botë./ Listverse.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”* Covid-19, është veçanëri...
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministr...
Nga Daniel Stelter “The Globalist”* Ndonëse jemi vetëm në fa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...