Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të jetë anëtar i denjë në BE, kjo është në dorën e vetë njerëzve dhe politikanëve të këtyre vendeve, mendon Adelheid Feilcke.
Në kohët e Coronas shumë gëzohen që kanë një kopsht brenda shtëpisë. Ndonëse ai nuk është një oborr pompoz, që do të ishte më i preferuar, por një kopsht i lënë disi pasdore, ai është një qoshëz e mbrojtur me potencial. Me pak më shumë vëmendje, më shumë përkujdesje për bimëzat e lëna pasdore ky kopsht mund të bëhet një pjesë e vlefshme e ansamblit, në të cilin do të qëndrosh dhe që i bashkon banorët dhe forcon bashkësinë e shtëpisë.
Si kopshti i brendshëm i Europës konsiderohet tani Ballkani Perëndimor. Me këtë metaforë të goditur ministri gjerman për Europën, Michael Roth pa u lodhur angazhohet që më në fund vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në familjen europiane. Edhe pse banorët e shtëpisë Europa qysh më 2004 njëzëri u shprehën për perspektivën europiane të këtyre vendeve, ata vazhdimisht kanë qenë në dilemë se çfarë të bëjnë me këtë truall, që qartazi ndodhet në mesin e tyre, por në një farë mënyre u ka shkaktuar më shumë telashe se sa kënaqësi.
Vazhdimisht ata kanë qenë në dilemë se çfarë donin të mbjellin dhe si të ndanin përgjegjësinë, banorët e rinj shtronin kërkesa të reja, barërat e këqija gëlonin dhe u zinin frymën atyre pak filizave shpresëdhënëse. Së fundi ishte bashkëbanori Macron ai që papritur vendosi rregulla të reja për kopshtin e brendshëm duke e penguar fazën e dytë të planifikuar prej kohësh për konceptimin e tij ? pra hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Koha për një sinjal të rëndësishëm në rajon”
Në kohët e Coronas lipset më shumë se kurrë uniteti ndër banorët dhe përgjegjësia e përbashkët për kopshtin e brendshëm. Ndaj ishte koha për të dhënë një sinjal të rëndësishëm në rajon, që BE tani ka vendosur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rruga është ende shumë shumë e gjatë, derisa gjithçka të formësohet në atë mënyrë që vlerat europiane të rriten e të lulëzojnë pa u trazuar, që farat e këqia, korrupsioni dhe populizmi të jenë çrrënjosur aq sa të mos mund t’u zenë më frymën e të hedhin hijen e tyre mbi shtetin ligjor dhe lirinë e mendimit.
BE-ja duhet ta shoqërojë këtë proces me mjeshtëri dhe ta mbështesë e ta nxisë atë e po ashtu duhet edhe ta kultivojë e vadisë fort, aq më tepër tani kur Rusia dhe Kina me paketa ndihmash për shkak të krizës Corona si një substrat i freskët synojnë ta mbulojnë shtratin europian të këtij kopshti. Sidoqoftë kopshtarët nuk mund të bëjnë gjë, në rast se toka dhe fara nuk kanë cilësi. Fara e këtij kopshti janë vetë njerëzit dhe politikanët në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut. Eshtë në dorën e tyre që në shtëpinë e përbashkët Europa të bëhen anëtarë të denjë./DW
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”* Covid-19, është veçanëri...
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministr...
Nga Daniel Stelter “The Globalist”* Ndonëse jemi vetëm në fa...
Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakt...
Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa koh...
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akut...
Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...