Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Ferdinando Giugliano ?Bloomberg View?
* Italia po e përshkallëzon strategjinë e saj të karantinës, për të ndalur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, duke pezulluar për 2 javë të gjitha aktivitetet ekonomike jo-thelbësore. Dhe ka që tani shenja të hershme, se këto masa drastike po japin efektet e dëshiruara. Por kostot njerëzore dhe ekonomike, do të jenë padyshim të mëdha.
Qeveria italiane bëri shumë gabime, nga të cilat duhet të kishte mësuar pjesa tjetër e botës perëndimore, gjë që nuk e ka bërë. Sipas të dhënave zyrtare, Italia e ka kapërcyer Kinën si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19. Mbi 6 mijë italianë, kanë humbur jetën nga ky virus, krahasuar me më pak se 3.300 kinezë, dhe kjo ndonëse popullsia e Italisë, është vetëm 4 për qind e asaj të Kinës.
Mbi 60 mijë njerëz kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, më shumë se 2-dyfishi i numrit aktual në Spanjë dhe Gjermani. Italia, ishte vendi i parë evropian që zbuloi një epidemisë të madhe në vend, një fakt që ndihmon pjesërisht në shpjegimin se pse koronavirusi është tani kaq shumë i përhapur.
Vende të tjera – përfshirë Francën, Britaninë dhe madje edhe SHBA – duket se po ndjekin Italinë me vetëm disa javë vonesë. Por Italia mund të ketë qenë edhe e pafat:për shkak se kur u përball epideminë para të tjerëve, ajo u kap në befasi. Ka disa arsye të besueshme, që shpjegojnë pse koronavirusi e goditi kaq rëndë Italinë.
Vendi ka një popullsi shumë të moshuar, me një moshë mesatare rreth 45-vjeç. Koronavirusi godet veçanërisht të moshuarit, ndërsa ka prirjen të kursejë të rinjtë dhe veçanërisht fëmijët.
Sipas të dhënave zyrtare, mosha mesatare e atyre që kanë vdekur nga virusi në Itali, është pak më shumë se 80-vjeç.
Një rol mund te kenë luajtur edhe faktorët kulturorë:Në Itali, breza të ndryshëm kanë prirjen të kalojnë më shumë kohë bashkë, shpesh nën të njëjtën banesë, gjë që mund të ketë ndihmuar në lehtësimin e infektimit të të moshuarve.
Edhe Japonia gjithashtu ka një popullsi shumë të plakur, por njerëzit atje përfshihen zakonisht në forma të distancimit shoqëror, një arsye e mundshme që shpjegon edhe kontrollin e suksesshëm të epidemisë në këtë vend aziatik. Në Itali, më i godituri është rajoni verior i Lombardisë.
Gati gjysma e të gjitha rasteve të regjistruara, dhe dy të tretat e vdekjeve vijnë nga kjo zonë, e cila përbën një të gjashtën e popullsisë së Italisë. Ky rajon është ?motori? ekonomik i vendit, dhe ka lidhje të forta tregtare me vendet e tjera, përfshirë Kinën. Dhe ky fakt, mund të ndihmojë në shpjegimin se përse epidemia u shfaq më së pari këtu, dhe u përhap e pakontrolluar për njëfarë kohe.
Disa spitale të vogla, mund të kenë menaxhuar keq disa nga rastet e para, duke ndihmuar në në shpërthimin e madh të epidemisë. Nivelet më të larta të ndotjes së ajrit, mund t?i kenë vendosur qytetarët në një rrezik më të madh, për të vuajtur nga pasojat më vdekjeprurëse të virusit.
Edhe pse kjo është vetëm një hipotezë, e cila ka nevojë të provohet shkencërisht. Qeveria dhe liderët politikë, ishin të fillim shumë apatikë ndaj këtij virusi. Kryeministri Xhuzepe Konte deklaroi në fund të janarit, se vendi ishte tërësisht i përgatitur që të përballej me epideminë, pasi po merrte masat më të ashpra të kontrollit në Evropë.
Kur në Lombardinë e Jugut, u shfaqën rastet e para, disa politikanë nxituan të thoshin se njerëzit duhet të vazhdonin jetën e tyre normale. Milano, qyteti kryesor i Lombardisë dhe kryeqendra financiare e vendit, ishte në qendër të një videoje që u përhap gjerësisht nga klasa politike në rrjetet sociale me parullën ?Milano nuk ndalet!?.
Por shumë shpejt pasuan disa masat të ashpra. Qeveria futi në fillim në karantinë 50.000 njerëz në 11 qytete të vogla në jug të Lombardisë, dhe një në rajonin fqinj të Venetos. Më pas, erdhën më shumë kufizime:u mbyllën shkollat, dhe u analuan tubimet publike. Më 10 mars, vendi u vendos nën një karantinë kombëtare.
Baret, restorantet dhe dyqanet u mbyllën, ndërsa njerëzve u urdhëruan të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk duhej të shkonin në punë apo për arsye të tjera thelbësore (siç është blerja e ushqimeve). Tani, qeveria ka hedhur një hap më tej, duke mbyllur të gjitha aktivitetet ekonomike jo-thelbësore, siç janë shumë fabrika, deri më datën 3 prill.
Italia, meriton të vlerësohet si vendi i parë perëndimor, që po zbaton masa të tilla të ashpra. Dhe këto të fundit, duket se po funksionojnë:Të dielën, ra me 10 për qind numri i rasteve ditore të reja, dhe gjithashtu ra edhe numri i të vdekurve në një 1 ditë. Kjo prirje, duhet të konfirmohet në të ardhmen, por këto shifra japin shpresë.
Gjithsesi, qeveria italiane ka vepruar shpesh në një mënyrë kaotike. Në fillim, ajo nuk arriti të zbatojë plotësisht një karantinë në një zonë tjetër të Lombardisë, provincën e Bergamos, që tani ka më shumë raste të reja në vend. Një vendim për të izoluar disa zona në Italisë Veriore, u zbulua nga media para miratimit të tij, duke bërë që shumë njerëz të nxitonin të shkonin në jug, një veprim naiv që mund të ketë ndihmuar në përhapjen e virusit.
Vetëm këtë fundjavë, pasi Konte shpalli planet e tij për të ndaluar punën në fabrika, qeveria e kaloi pjesën më të madhe të së dielës duke debatuar se cilat fabrika duhen cilësuar thelbësore dhe cilat jo. Më shumë se 4.000 mjekë dhe infermierë janë prekur nga koronavirusi, një shenjë kjo se ata janë tepër të ekspozuar, dhe mund të jenë vetë burim infektimi për të tjerët.
Ndërsa Italia ka kryer më shumë se 230.000 teste, ajo nuk ka arritur të ketë një strategji gjithëpërfshirëse të testimit, ndjekjes dhe vetëizolimit, praktikë që ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve në vende si Koreja e Jugut ose Singapori. Mjerisht, këto dështime janë përsëritur diku tjetër në Evropë.
Franca dhe Spanja pritën shumë gjatë, përpara se të marrin masat e karantinimit. SHBA-ja ka bërë një kthesë dramatike. Në fillim pati një plan fillestar për të ndjekur një strategji kontrolli të butë. Por tani po përpiqet të marrë masa të ashpra, për të siguruar distancimin social.
Edhe në Spanjë, një numër i konsiderueshëm punonjësish të sistemit shëndetësor janë infektuar nga koronavirusi. SHBA-ja ka shtuar vetëm ditët e fundit numrin e testimeve, dhe po përpiqet të përballojë kërkesën në rritje për to.
Italia meriton të vlerësohet edhe për marrjen e masave të ashpra, siç është kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve, diçka që dukej e pamundur për një vend perëndimor. Këto hapa, janë përdorur si një model diku tjetër. Por ato nuk ofrojnë ndonjë udhëzim se si të trajtohet epidemia në planin afatgjatë, pasi është e pamundur mbajtja mbyllur e ekonomisë së një vendi për muaj të tërë.
Shumë vende në Azi, duket se kanë bërë një punë më të mirë, në ndërthurjen e këtyre përparësive të ndryshme. Kjo është ajo që duhet të bëjë edhe Perëndimi, në dhënien e përgjigjeve afatgjata për këtë krizë. Dhe këtë gjë, duhet që ta bëjë sa më shpejt./ Përshtatur nga CNA.al
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Pandemia, është një fjalë e frikshme. Por bota ka parë pande...
Nga Andreas Kluth “Bloomberg View”* Covid-19, është veçanëri...
Virusi Corona ka hapur shumë çështje dhe pyetje – jo vetëm p...
Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministr...
Nga Daniel Stelter “The Globalist”* Ndonëse jemi vetëm në fa...
Historia e termit mjekësor “pacienti zero”, pra ai që shkakt...
Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa koh...
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akut...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...