LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

13 Nëntor 2022, 08:05, Sociale CNA
Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme
Foto ilustruese

Shqipëria do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash përgjatë gjithë ditës. Pritet që ultësira perëndimore të jetë kryesisht me kthjellime gjatë paradites, Por do të ketë dhe intervale me vranësira të cilat më të dukshme do të jenë pas mesdite.

Ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të fokusuara, ku edhe do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të izoluar në veri dhe në skajin juglindor të vendit tonë. 

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga