Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë me a...

Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në Egjipt, ku do të diskutohet se si mund të ndalet ngrohja globale, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Samih Shukri, që është edhe kryesuesi i Konferencës së 27-të Botërore për Klimën në Sharm el-Sheikh tha në një deklaratë për shtyp, se nuk ka vend për vonesa në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Paralajmërimi i tij drejtuar komunitetit botëror që më në fund të veprojë më me vendosmëri për të "shpëtuar jetë dhe bazat e jetës" në krizën klimatike duhet të përfshijë edhe vendin e tij.
Sipas "Emissions Gap Report” të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) bota aktualisht po shkon drejt një ngrohjeje globale prej 2.8 gradësh deri në fund të shekullit.
Gjermania: Frenimi i ngrohjes globale, prioritet kryesor
Prandaj Gjermania e quajti frenimin e ngrohjes globale prioritetin e saj kryesor. "Njerëzimi po shkon drejt një humnere, drejt ngrohjes mbi 2.5 gradë, me efekte shkatërruese mbi jetën tonë në të vetmin planet që kemi”, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Bota i ka të gjitha mjetet që i nevojiten për të kufizuar krizën klimatike. "Ne e dimë se çfarë duhet bërë - të heqim dorë nga energjia fosile dhe të bazohemi te burimet energjetike të rinovueshme sa më shpejt të jetë e mundur."
Në konferencën e 27-të Botërore për Klimën, e cila zhvillohet në Afrikë për herë të parë që nga viti 2016, priten 40,000 pjesëmarrës. Në COP27 përfaqësuesit e rreth 200 vendeve do të diskutojnë në Sharm el Sheikh për dy javë se si mund të rritet lufta kundër ngrohjes globale. Koha nuk pret, pasi shtatë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga fillimi i regjistrimeve të motit. Ngjarjet ekstreme të motit në Pakistan, Nigeri dhe Somali, kanë treguar ndër të tjera kohët e fundit dëmin e madh dhe fuqinë shkatërruese vdekjeprurëse të ndryshimeve klimatike.
Solidaritet me vendet më të varfra
Svenja Schulze, ministre për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, tha: "Në këtë konferencë klimatike, Gjermania do të jetë një ndërtues i rëndësishëm urash midis vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim. Për ta bërë këtë ne duhet të pranojmë se tashmë ka dëme të konsiderueshme klimatike, veçanërisht në vendet më të varfra. Këto vende me të drejtë kërkojnë solidaritet."/DW
Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë me a...
Vendi përgjithësisht javën e ardhshme do të përfshihet...
Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpe...
Nënë Sanija e cila jeton e vetme në Tiranë tha se në 60 vi...
Një emigrant pretendon se ishte joshur në një hotel në një...
Disa muaj pasi 12-vjeçari Laurent Simons – shpesh i mbiqua...
Kush i mbikëqyr shtëpitë e pleqve? Kush bën kontrolle atje...
Territori shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë nën do...
Në familjet shqiptare vendimet me më shumë peshë i mar...
Në familjen shqiptare, baballarët nuk bëjnë punë shtëp...
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe kal...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave a...
Ecja në rrugët e Kavajës është shndërruar në një shqetësim...
Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pot...
Shumë shpesh, keqardhja më e madhe e një mami ose babi si ...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jet...
Territori shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e kus...
Nëntori nisi me mot të kthjellët e mjegull në lugina n...
Deri në orët e mesditës parashikohet që ultësira perëndimo...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominoj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...