
"Drejt përfundimit master-plani"/ Manastirliu jep lajmin e mirë për transforimin e Institutit të Shëndetit Publik
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Qendra më e madhe spitalore në vend "Nënë Tereza” nuk kryen dot më asnjë analizë për pacientët duke nisur nga data 1 qershor, përveç atyre të raportuara me Kod të Kuq. Kjo për shkak se buxheti te koncesionari është ezauruar në masën 100%.
Skandali i dalë përtej ‘dyerve’ të QSUT këtë herë, dhe jo i pari, është publikuar pak ditë më parë nga mediat me fakte.
Një javë më parë Drejtoria e QSUT urdhëroi mjekët që të reduktojnë analizat pasi fondi ishte drejt fundit. Ndërsa një tjetër mesazh i datës 1 qershor, do të ngrinte alarmin se 'nga sot nuk mund të kryehej më asnjë analizë'.
Shumica e pacientëve i janë drejtuar laboratorve private, ku duhet të paguajnë, por një pjesë shumë e madhe e tyre, të hospitalizuarit nuk lëvizin dot as nga krevatet e spitalit.
Në këto kushte, kur analizat për pacientët janë kufizuar, mjekëve u është reduktuar mundësia për të hulumtuar.
Kjo sjell pasoja të rënda te pacienti, i cili në këtë rast ka dy mundësi, ose të dalë i padiagnostikuar dhe i pashëruar nga spitali, ose të keqmjekohet sepse mjeku nuk bën dot analizat apo në rastin më fatal, të humbë dhe jetën.
Lidhur me këtë situatë të rëndë, CNA.al, ka konataktuar me ekspertin e shëndetësisë, Besnik Jakaj, i cili ka sjellë dhe një panoramë të asaj që po ndodh sot në QSUT dhe asaj me të cilën po përballen dhe vetë mjekët.
Duke e konsideruar si kriminale, ai thekson se kjo situatë nuk është dëgjuar që kur është themeluar QSUT, ku mund të bëjë edhe 50 herë në ditë analiza po të dojë.
Sipas tij, nëse sot do të funksiononin institucionet e drejtësisë, personat përgjegjës duhet të japin llogari, dhe nuk është çështje ndëshkimi, por që të merren hapat konkret për t'u ndryshuar ky koncension, për t'u kthyer në gjendjen e mëparshme dhe për të vazhduar shërbimi ndaj qytetarëve.
Por përballë kësaj situate nuk janë vetëm pacientët ata që duhet të 'paguajnë', por edhe vetë mjekët.
Janë këta të fundit që përplasen me qytetarët, mllefin, ankesat dhe llogaridhënien ndaj tyre për shërbimin e munguar.
“Kjo është e gjitha poshtërsi. Jashtë pjesës politike, të tre koncensionet në shëndetësi, mund t'i konsiderojmë vjedhje të pastra kriminale. Qoftë 'Check-Up', qoftë sterilizimi, qoftë laboratorët.
Tani po ndalemi në rastin konkret te laboratorët. Koncensonari ka përllogaritur një kosto dhe vete merr paratë. Tani problemi është se nuk kanë fondet e duhura për t'i paguar.
Përllogaritja është bërë me çmim shumë të madh të analizave, dhe vjen një moment që Ministria e Shëndetësisë nuk ka më lekë për t'i paguar, dhe çfarë bën, nuk do të bëhen analiza më.
Kjo histori nuk është degjuar ndonjëherë që kur është themeluar QSUT, sepse kishte analiza 50 herë në dit po të duash ti bësh, në çdo rast, sepse mjeku ka nevojë për të vendosur diagnozën, për të parë ecurinë, për të vendosur terapinë dhe për ta ndryshuar në varësi të ndryshimit të analizave që do ti bëjë sëmurit të hospitalizuar në vazhdimësi.
Për pasoje se ne kemi shumë vite që nuk bëjmë kërkim shkencor, që është shumë e nevojshme në shumë raste që mjekët që mbrojnë gradën shkencore, kanë nevojë për këkrim shkencorë, duhet të bëjnë një numër të konsiderueshme analizash për të arrit në përfundimin e një hipoteze të caktuar që ju duhet.
Kjo është kriminale sepse do të thotë që nuk ka shërbim për të sëmurët.
Në momentin që t’i pengon mjekët për të ju bërë analiza të sëmurëve ose i keqmjekon ata, ose Ii len pa diagnozë ose i len të vdesin. Sepse gjithmonë diagnoza vendoset mbi bazën e analizave labratorike, biokimike dhe radiologjike.
Në momentin që vendos diagnozën t’i vazhdon skemat e mjekimit dhe anlizat duhet të përsëriten disa herë, sepse mund të mos japi efekt një mjekim i caktuar dhe do duhet të ndryshosh mjekimin në bazë të parametrave biokimik dhe të ndryshimit që pacineti ka në organizëm, mbi bazën e diagnozës.
Në momentin që kufizon analizat te pacienti, redukton mundësinë e mjekut për të bërë hulumtimin e duhur, pastaj pacienti ka dy mundësi, ose të dali i padiagnostikuar dhe i pashëruar nga spitali, ose të keqmjekohet sepse mjeku nuk bën dot analizat,ose të vdesi rasti më fatal.
Unë jam në kontakt të përditshëm me QSUT, mjekët vënë dorën në kokë, thonë kjo është e tmerrshme. Thonë vetëm këtë se kemi menduar që mund të ndodhi ndonjëherë, sepse realisht është kriminale.
Kjo situatë ka filluar që në janar, është vënë direktivë që ka tejkalur limitin e fondit koncensionari dhe duhet të reduktoni analizat.
Tani i kanë ndërprerë, vetëm ata me fashë të kuqe për nevoja shumë emergjente, por nuk është profesional.
Kjo situatë normalisht dhe realisht nëse funksionojnë institucionet e drejtësisë, personat përgjegjës duhet të shkojnë para drejtësisë dhe nuk është çështje ndëshkimi, por është çështje që të merren hapat konkret për tu ndryshuar ky koncension, për tu kthyer në gjendjen e mëparshme dhe për të vazhdu shërbimin e qytetarëve që kanë nevojë të hospitalizohen, që të shkojnë në spital.
Sepse nuk ke zgjidhje tjetër, ose do levrosh fondet dhe do i lësh pa kufizuar, por do shkojnë miliona euro te koncensionari në mënyrë abuzive por të paktën pacientët do marrin shërbim.
Ose do anulosh koncensionin dhe që të anulosh koncensionin normalisht do e çosh para drejtësisë personat përgjegjës se do të bëhen hetime për vite me radhë sa analiza janë bërë në QSUT, kush ka qenë kostoja e këtyre analizave dhe të shikosh sot, sa analiza janë bërë, me çfarë kostoje, kush ështe fidbeku, se finalja është për t’i shkuar shërbimi pacientit.
Aktualisht pacientët vetë janë tek private të gjithë, laboratorët e klinikave private janë bërë si furra buke ku pacientët bëjnë analiza me pagesë.
Por një numër i madh pacientësh e kanë të pamundur, të bëjnë analizat. Shumë prej tyre të hospitalizuar nuk lëvizin dot nga krevati spitalit.
Privati nuk lejohet me ardhë me të marr gjakun, me të marr urinën, me të marë analizat që eduhen në spital. Kështu që në këto kushte është situata realisht është dramatike.
Mjeku ka nevojë për tu qartësuar në diagnozën e tij, apo në skemën e mjekimit që do përdori dhe për këtë duhet të bëjë analizat.
Po si do e mjekojë të sëmurin! Të shikoj filxhan, ta çojë te hoxha që ti vendosë diagnozën, sëmundjen e mjekimin!
Ka dhe një problem tjetër për hirë të vërtetës, edhe një nga ankesat po themi, mllefi, stresi, pakënaqësia e mjekëve është se qytetarët përplasen me mjekët, dhe ju këkrojnë llogari mjekëve pse s’më bën analizat, sepse njerëzit kanë dhe informacion dhe kërkojnë dhe në këtë rast i vetmi kontakt që ata kanë është mjeku", ka përfunduar Jakaj./E.T-CNA.al
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Alergjitë ndaj ushqimeve janë shqetësuese në rastin më...
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të q...
Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ...
Më shumë se gjysma e personave nën 18 vjeç në Shqipëri...
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh so...
Ditën e sotme në vend do të mbizotërojë moti i kthjell...
Betejës me virusin Covid-19 duket se po i vjen fundi. ...
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena T...
Duke qenë një nga mediat që flet me zërin e së vërtetë...
Virusi i lisë dhe virusi i lisë së majmunit janë të dy ort...
Përfundon me ditën e sotme edhe pranvera meteorologjik...
Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet në pjesën më...
Vala e të ‘nxehtit afrikan’ që ka pushtuar vendin tonë...
Të sëmurëve rëndë në QSUT nuk u kryhen më analiza edhe...
Viroologu Dr. Amr Bayoumy ka folur sot për mënyrat e t...
Epidemiologu i njohur shqiptar, Ibrahim Luloçi, është ...
30 maji është dita botërore e sklerozës multiple. Në S...
Sot në emisionin “Me zemër të hapur” janë përballur dr...
Pak ditë më parë një video u bë virale, ku një vajzë u...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Policia Rrugore ka publikuar të dhënat e fundit nga disa k...
Një 80 vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Durrë...
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”...
Vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe problemet në procesin e z...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu re...
Fatmir Vejsiu, specialist arsimi ka folur për probleme...
Mësuesit, edukatorët dhe të gjithë ata që punojnë në i...
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë liderëv...
Josef S. mohoi deri në fund se kishte punuar në kampin e p...
Policia gjermane bën të ditur se ka arrestuar një person t...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...