Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

“Jetoj në një qytet në formë zemre, ku kitarat netëve marrohen! Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin, dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen!”
Sapo i dëgjon këto vargje, menjëherë kujton autorin e tyre, poetin lirik Skënder Rusi, i cili ka festuar 70-vjetorin e tij të lindjes. Korça krenohet me këtë poet, e jo vetëm ky qytet, por e gjithë Shqipëria, si edhe lexuesit fanatikë të poezisë. Skënder Rusi nuk ka rreshtur së krijuari poezi për Korçën e tij, e në nder të 70-vjetorit, u organizua një mbrëmje poetike ku familjarë, të afërm, miq dhe artistë me plot emocione kanë interpretuar disa krijime të Skënderit.
Kjo mbrëmje poetike, e shoqëruar me këngë dhe serenata nga Laxarela e Vaskë Niço, u mbajt në amjentet e restorant Liceut, ku njerëzit më të afërt të poetit e kanë uruar me rastin e përvjetorit të tij.
Për djalin e Skënderit, Eris Rusi, kjo mbrëmje nuk është vetëm festë e babait të tij, por e gjithë qytetit të Korçës.
“Kjo ditë është festë jo vetëm e jetës fizike të Skënderit por edhe e jetës poetike të tij. Ai ka mbi gjysëm shekulli, më tepër se 50 vjet që është pjesë e botës poetike, ku ka arritur të krijojë fije të panumërta komunikimi me lexues brenda dhe jashtë vendit. Të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje poetike, kanë lexuar të paktën 1 vëllim poetik,dhe në këtë mbrëmje do të ndjehen ndryshe sepse besoj që poezia e Skënder Rusit do të ndryshojë gjëndjen emocionale të secilit prej nesh. Është një poezi ku mishërohet e mira, e bukura, dhe ku është gjithmonë e mundur të gjenden pikëtakime me mistiken. Tek çdo prind shihet modeli, ne shihemi përballë një pasqyre dhe të vlerësojmë cilësitë e trashëguara. Për mua si djali I Skënder Rusit, është e gjitha emocion sepse vetë babai im është emocion.”

Për miqtë e tij të përhershëm si Zamira Kita dhe Ligoraq Riza, Skënderi i ka dhuruar vlera artistike jo vetëm zonës së Korçës por gjithë Shqipërisë.
“Sot është një ditë shumë e veçantë, dhe nuk është thjesht një natë poetike por një festë e të gjithëve, jo vetëm e Skënderit. Skënderi është shpirti, dashuria, gjithë jetën e tij e ka dëshmuar këtë gjë pa rezerva, dhe sot është rasti që ne t’ia kthejmë. Na pëlqen që edhe kur mblidhemi për festa të tjera ne të recitojmë poezi, dhe jo më kur mblidhemi t’I urojmë Skënder Rusit 70 vjetorin. Unë e uroj me zemër të bëhet 170 vjeç, të ketë vazhdimisht krijimtari të bukur, me shëndet e me njerëzit e dashur që nuk janë vetëm familja por e gjithë Korça dhe adhuruesit e poezisë.” – është shprehur aktorja Zamira Kita.

“Është një kënaqësi shumë e madhe që unë sot jam në kremtimin e 70 vjetorit të mikut tim, poetit, lirikut të madh shqiptar Skënder Rusi. Kam patur fatin ta njoh shumë herët, jo vetëm përmes veprës së tij brilante, dhe mendoj se do të duhen shumë vite që Korçës ti vijë një poet si ai. Ai nuk është thjesht një poet që i takon Korçës, sigurisht ka thurrur himne qytetit, serenatave, dashurisë, dashurisë për jetën, një poet me një ndjesi të rralle dhe i dashur në marrëdhënie me të gjithë njerëzit. Ai është poet i gjithë shqiptarisë. Janë të rrallë ata poetë që kanë shkruar kaq bukur, kaq ëmbël e kaq me madhështi për vendin e tyre, për dashurinë e për jetën.” – ka thënë miku i tij, aktori i madh Ligoraq Riza.

Pjesë e mbrëmjes u bënë këngët e përshëndetjet e ndryshme nëpërmjet poezive të tij, teksa ishte i rrethuar me dhjetëra urime e dhurata. Poeti Skënder Rusi ka mbi 25 vëllime poezish, të cilat fokusohen në dashuria, serenata, qyteti i Korçës e jo vetëm./CNA.al
Studimi i fundit në Nature tregon se femijet dhe adole...
Në 2021-shin, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në ...
Në orët e mesditës së të shtunës pritet që kthjellimet të...
Presidenti Ilir Meta në 4-vjetorin e themelimit të ‘Al...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar bosh...
Zonat Bregdetare dhe të ulëta gjatë paradites do të mbizot...
Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthj...
Nga 29 mijë maturantë që përfunduan studimet këtë vit,...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
1. Ai po fiton terren në Indi dhe Shtetet e Bashkuara....
Duke marrë shkas nga zjarret që kanë djegur jo pak sip...
Pjesa e parë e ditës së sotme do të jenë në mbizotërimin e...
Temperaturat e larta shtojnë nevojën e trupit për më s...
Stina e verës shoqërohet gjithmonë me vatra zjarri, që...
Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë në domini...
Një valë e pazakontë të nxehti do të përfshijë Europën...
Në nismën e fundit ligjore të qeverisë për ndryshimin ...
Me ardhjen e verës, një shqetësim të madh sjellin edhe...
Kanabisi është një rrezik real ndaj të cilit shumica e adole...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...