
Kapter Fania shkon në luftë. U paraqit që në mëngjes te ambasada e Ukrainës. Polici te dera ia hapi rrugën menjëherë.
-Më njohe, mo!-qeshi Fania.
-Jo, jo.-i tha polici.
-Po pse ma hape derën e ambasadës?
-Se më ngjave si ukrainas. Me flokë të verdhë, pa vetulla dhe me shikim si të përhumbur.-ia ktheu polici.
-Kam ardhur të regjistrohem për në luftë,-ia nisi Fania.-Kam qenë ushtarak, kam gradën kapter...
Polici këtu qeshi.
-Paske qenë magazinier i konservave me mish viçi?-u tall ai.
-I konservave, por dhe i fishekëve dhe i kallashëve.Nuk i përdorja, ama këto duar i bënin me graso që mos na ndryshkeshin.
Pastaj Fania hyri brenda dhe takoi përfaqësuesin që bënte rekrutimin.
-Në ç’lloj arme do që të regjistrohesh?
-Kudo, veç jo në këmbsori byrazer se nuk kam gjunjë të eci drejt armikut, apo të vrapoj kur ai më sulmon. Po më shumë do më pëlqente të isha magazinier ushqimesh. Se kam përvojë. Konsumoj vetë dhe me shokët se e duam nga një shishe raki në ditë, ama ushtarëve ua jap me kandar farmacie.
Përfaqësuesi i ambasadës e shënoi dhe bëri pyetjen tjetër.
-Po pagën në muaj sa e do?
Këtu Fania u gëlltit. Ngriti kokën lart të bënte shumëzim e pas dy sekondash pyeti:
-Mund të kërkoj diçka tjetër nëse nuk dua pagë mujore?
-Patjetër. Trimat paguhen me flori. Apo tani që Ukraina ka euro pa fund se gjithë bota dhuron për ne.
Fania u mbush me pulla-pulla në surrat nga kënaqësia. Sikur e kishte kapur lija e majmunit.
-Po ja,unë do rri një vit atje. Ju a mund të paguani për mua 12 këstet e borxheve që kam nëpër banka?
-Sigurisht,-i premtoi përfaqësuesi i ambasadës. -Hajde nesër në mëngjes, sill shkresat se sa duhet të paguajmë për ty dhe nisu në luftë pa merak. Dhe po u vrave, mos çaj kokën se paguajmë ne krejt borxhet e tua. Ukraina nuk i le të turpërohen trimat si ty.
Fania doli nga ambasada gjeth, i lehtë si flutur. Ah të kishte bota më shumë luftra, uronte.Te dera sa do pershëndetej me policin dëgjoi:
-Kapter pse nuk hyre brenda në zyrat e ambasadës?
-Mbarova punë me atë zotërinë atje. Qe djalë për së mbari. Më regjistroi dhe më premtoi plot të mira.
-Hahaha,-qeshi polici.-Ai është bahçevani i ambasadës, mo.Komik i madh, tallet me të gjithë. Sidomos ne policëve e kapterëve na ka si bukë e djathë./CNA.al
Në oborrin e SHQUP-it, pritet të mbahet një koncert ma...
1. Pse kohët e fundit Rama vishet me të bardha? -Kryemini...
Ka rënë në hall se nuk gjen punëtorë që të punojnë te ...
Kapter Fania ngre grup artistik. Ia shtiu ndër mend Robert...
Kapter Fania ndërron emrin. Ka dy ditë hipur mbi Maseratin...
Si ai i rrugës së Kombit për shembull. Vë ca njerëz n...
Fane Kapteri bëri sherr të madh sot në farmaci. Bërtiste dhe...
Pak serioz se donte një kredi që të shlyente ca këste të kre...
Pashë sot dikë me pushtet, gjithë sharm e shkëlqim vezullues...
Nga Klodian TomorriKryeministrin kishte ditë që nuk e zinte ...
E ka lidhur me një spango të kuqe dhe i duket qysh larg. Ka ...
Bibilushi lexon letërsi burgu. E zbuloi Ilia, fqinji i tij. ...
Nuk i lindi kot kjo dëshirë, por ngaqë nuk po kapte gjë në n...
Ka disa ditë që shkruan e shkruan letra, e-maile, shkrime, s...
Bibilushi ka filluar shet libra te dera e "Top Channel". Që ...
Ka dy ditë që kanë ardhur nga Tirana hidraulikë, elektricist...
Bibilushi mëson fshatarët si të marrin certifikatat online. ...
Në zyrë, në shtëpinë e Tiranës, te vila në Dardhë ka në mure...
Sa tha Rama që do e legalizojë Arben Dardha iu përvesh punës...
Nga që nuk po i ecën me asnjë profesion, pa në ëndërr sikur ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...