
Prej disa ditësh ka filluar një protestë në autostradën Thumanë-Kashar. Banorët kanë bërë edhe më parë protesta për shpronësimet, ndërsa tashmë ato janë ngritur për hyrje-daljet në autostradë.
Banorët po protestojnë dhe kanë të drejtat e tyre. Megjithatë, duhet theksuar se rruga është një kontratë koncesionare, përgjegjësitë e mirëcaktuara mbulohen nga të dyja palët.
Por përtej këtyre, CNA ka zbuluar nga burime konfidenciale se njerëz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po nxisin protestën e Thumanës.
Kjo ka filluar muaj më parë dhe me një qëllim të vetëm, për të hequr vëmendjen dhe për të nxitur protesta të tjera përveç asaj që ndodh para Bashkisë së kryeqytetit.
Sondazhet e fundit e nxjerrin Erion Veliajn si personazhin më të urryer në Shqipëri dhe si politikanin më të korruptuar. Kryebashkiaku i Tiranës ka filluar të lëvizë, për të hequr vëmendjen nga këto fakte, me goditje, me veprime shumë të neveritshme dhe pas shpine.
Pas sulmeve ndaj Belind Këlliçit dhe improvizimit të akuzave, apo “vjedhjes” së medaljeve të arit të sportistëve, po investohet fort për nxitjen e protestave në Thumanë-Kashar, për të thënë që problemi është qeveria dhe jo Bashkia e Tiranës, ndërkohë që para institucionit që ai drejton po zhvillohen protesta prej 21 javësh.
Këtu, lëvizjet e Veliajt marrin edhe mbështetjen e Sali Berishës si zakonisht, i cili është në të drejtën e tij që të shfrytëzojë çdo përplasje brenda mazhorancës dhe intrigat që kryebashkiaku inskenon ndaj kryeministrit Edi Rama.
Të dhënat tregojnë se drejtorë të Veliajt shkojnë dhe paguajnë media për të propaganduar fort protestën në autostradën Thumanë-Kashar.
Për të konfirmuar këtë, mjafton të ndjekim mediat e dirigjuara nga kryebashkiaku Veliaj, ku lajmi i parë është një protestë, e cila është shumë herë më e vogël se ajo që ndodh para Bashkisë së Tiranës.
Këtë të fundit, mediat e Veliajt nuk e raportojnë fare, apo shpesh e censurojnë, ashtu siç censurojnë hajdutërinë me dosjen “5D” apo aferën e inceneratorëve, ndërkohë që protestës Thumanë-Kashar i kushtojnë vëmendje të madhe.
Kjo protestë në autostradë sponsorizohet që të diskutohet, të raportohet, të krijohen edhe incidente të paqëna dhe pas saj pas tyre qëndrojnë shpesh drejtorë të rëndësishëm të kryebashkiakut Veliaj, të cilët paguajnë mediat.
CNA ka mundur të sigurojë të dhëna mjaft konfidenciale, së shpejti do të publikojë edhe emrat e disa zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët paguajnë portale anonime, por edhe mediat që i bëjnë hije kryebashkiakut në këto ditë të nxehta të tij dhe problematikat që ka në SPAK.
Kryebashkiaku Veliaj po përpiqet me çdo kusht që të tërheqë vëmendjen nga skandalet dhe aferat që i kanë “plasur” në bashkinë e tij, po përpiqet shumë që të krijojë zhurma të mëdha për të bërë pis këdo në Partinë Socialiste dhe në qeveri, deri në sulme ndaj kryeministrit Edi Rama.
Të gjitha këto përpjekje janë për të bërë të mundur që të shpëtojë nga afera dhe skandalet, që janë një presion i vazhdueshëm dhe i pandalshëm ndaj SPAK-ut, të cilit nëpërmjet protestave të opozitës i kërkohet arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës si hajdut./ CNA
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka akuzuar sërish kry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi së...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan...
Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi ka denon...
Këshilltarët e opozitës, Dorjan Teliti dhe Xhonatan Pa...
Teksa përpiqet të shfajësojë veten nga hajdutëria me I...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një d...
Pas disa kohësh në qetësi, kryetari i Partisë së Liris...
Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa ka publikuar një artik...
Skandalet e ndjekin kudo kryebashkiakun e Tiranës Erion Ve...
Është mbyllur protesta e 21 para Bashkisë së Tiranës ku ak...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka b...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me a...
Nesër pritet të zhvillohet protesta e 21-të para Bashk...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për vrasjen e ndo...
Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri në një deklaratë...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Koordinator...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi, ku dhe po kal...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...