Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa ka publikuar një artikull të revistës "Monitor" thekson se të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri.
Sipas kryeministrit, pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.
Reagimi i plotë:
Revista “Monitor” është larg së qeni një burim mediatik i pëlqyeshëm për qeverinë. Prandaj edhe zgjodha ta postoj këtu artikullin e saj si një zë krejt i pavarur, i cili konfirmon atë çka po përpiqem të përsëris prej disa kohësh:
Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.
Disa fragmente nga artikulli i “Monitorit” dhe citime të vetë operatorëve turistikë:
Sezoni turistik i këtij viti po përballet me një ndryshim të rëndësishëm në sektorin e turizmit: rritjen e pagave që ka ndihmuar në zgjidhjen e një problemi të vazhdueshëm—mungesën e fuqisë punëtore. Rritja e pagave ka bërë që sektori turistik të tërheqë më shumë punonjës sezonale dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve.
Ky përmirësim ka ndihmuar në stabilizimin e shërbimeve dhe ka ofruar një eksperiencë më të mirë për turistët.
“Nuk është zgjidhur 100%, por jemi shumë më mirë se sezonet e mëparshme, kjo sigurisht nga rritja e pagave në turizëm; pra, sot po të marrësh disa nga punët më të vështira si sanitare në hotele, pagat janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1000 euro në muaj”…
“Të gjitha hotelet dhe bizneset që e kanë marrë seriozisht këtë sezon janë detyruar t’i rrisin pagat, sepse ky sektor nuk mund të vazhdojë ashtu si ka vazhduar këto vite, ku ne marrim staf, i trajnojmë për 2-3 muaj, i japim pagat dhe ata largohen. Tashmë ne jemi me kontrata fikse dhe paga shumë të kënaqshme, dhe deri më tani për këtë vit po shohim që kjo zgjidhje është e duhura”…
Një kamerier në jug të vendit këtë sezon veror po paguhet mesatarisht 900-1000 euro në muaj, ndërsa një sanitare mund të fitojë deri në 700 euro në muaj. Këto paga janë raportuar edhe në zonat e tjera bregdetare, ku operatorët turistikë theksojnë se pagesat më të larta janë për shefat e kuzhinës dhe menaxherët e bareve. Në disa raste, pagat për këto pozicione arrijnë deri në 3000 euro në muaj.
“Për të adresuar mungesën e stafit të kualifikuar, kemi ndërmarrë masa duke rritur pagat, të cilat këtë vit arrijnë deri në 1000 euro për kamerierët. Baksishet, të cilat përbëjnë një burim të veçantë të ardhurash për ta, nuk janë përfshirë në këtë shumë. Rritja e pagave është bërë e nevojshme pasi për vite kemi vuajtur nga mungesa e fuqisë punëtore”…
Tashmë edhe emigrantët po zgjedhin të rikthehen gjatë sezonit, jo vetëm për pushime, por edhe për të punuar me paga që krahasohen me ato në shtetet europiane. Disa prej tyre kanë vendosur që këtë sezon të punojnë në Shqipëri.
“Ata zgjedhin të punojnë në profesione si kuzhinier, shef kuzhine, apo menaxher, ku pagat janë shumë të larta. Niveli i jetesës në Shqipëri, që është më i ulët se në vendet e tjera europiane, është një faktor i rëndësishëm në këtë zgjedhje”…/CNA
Skandalet e ndjekin kudo kryebashkiakun e Tiranës Erion Ve...
Është mbyllur protesta e 21 para Bashkisë së Tiranës ku ak...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka b...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me a...
Nesër pritet të zhvillohet protesta e 21-të para Bashk...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për vrasjen e ndo...
Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri në një deklaratë...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Koordinator...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi, ku dhe po kal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi mb...
Në 11 qershor të vitit 2024, Gjykata e Apelit foli dhe...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tashmë p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Prej disa ditësh është denoncuar skandali në Bashkinë ...
Ekipi olimpik shqiptar, që mori pjesë në Olimpiadën e ...
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar këtë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u pa të dielën ...
Për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec ka re...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për medaljen e d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...