Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me tokën në Gjirin e Gjipesë.
Berisha tha se Rama ka pranuar marrjen e tokës në Gjirin e Gjipesë dhe ka konfirmuar se nuk ka asnjë dokument kadastral për të.
Lidhur me tokën, ai i drejtoi Ramës 7 pyetje, gjatë një deklarate për shtyp, pasditen e kësaj të enjteje.
Deklarata e plotë:
Me bukosjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese, të pretendimeve, de fakto mashtrimet e tij, hajduti i Gjipesë, Edvin Gjipea, pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë.

Me kodin e tij të heshtjes, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, domethënë nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument shpronësimi, 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.
Edvin Gjipea, i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente zyrtare, pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë metra katrorë tokë, ndodheshin ashtu siç deklaroi ai diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët sepse tashmë është faktuar nga gazetarë investigativë se 13,300 metra katrorë tokë e të gjithë sipërfaqes së plaçkitur ndodhen ndën rrugën Vlorë-Himarë dhe zbresin gjer buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.
Po kështu ai heshti dhe nuk guxoi t’u përgjigjet pyetjeve gozhduese se pse Artan Lame i ATP-së dhe Kadastra e Vlorës refuzuan kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke, nënës së tij të ndjerë dhe familjes Koleka, sikundër nuk iu përgjigj dot pyetjeve se pse Lame nuk zbardhi vendimin e refuzimit.
Natyrisht, para kësaj heshtjeje fajësuese, përgjigjja vetëkuptohet nga çdo qytetar.
Por në mbrojtje të interesit publik, dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metrave katrorë tokë, theksoj dhe njëherë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj që ka vjedhur Pëllumb Gjoka në Velipojë, sot do t’i shtroj edhe disa pyetje të tjera para publikut, hajdutit të Gjipesë, Edvin Gjipeja dhe konkretisht:
1 – A ke angazhuar o hajduti i Gjipesë, arkitektin e famshëm Winy Maas për studimin e 224 mijë metra katrorë tokë vjedhur në Gjipe?
2 – Në rast se po, në ç’vit e ke angazhuar atë, a e ke dërguar në Gjipe për të studiuar tokën e vjedhur dhe kur e ke dërguar atë?
3 – Në rast se e ke dërguar në Gjipe, arkitektin e famshëm Winy Maas, e dërgove atë diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti apo buzë ujit, fiks rrëzë kanionit mahnitës të Gjipesë?
4 – A ka bërë ndonjë projekt, arkitekti i famshëm Winy Maas për zhvillimin e zonës dhe për resort turistik në tokën e vjedhur të gjirit të Gjipesë apo të plaçkitur pa asnjë dokument kadastral apo shpronësimi që të vërtetojnë pronësinë e nënës suaj të ndjerë dhe familjarëve të saj në këtë tokë?
5 – Në rast se arkitekti i famshëm ka bërë një projekt të tillë, e ka bërë atë për diku lart në rripa malesh, shumë larg buzë ujit apo kalivaç mbi monumentin natyror më të mbrojtur të të gjithë bregut të detrave të Shqipërisë që është kanioni mahnitës i Gjipesë, buzë ujit dhe në zonën më panoramike e më turistike të brigjeve shqiptare?
6 – Së fundi, sa e keni paguar arkitektin e famshëm Winy Maas për projektin e tokës së grabitur në gjirin e Gjipesë dhe me çfarë fondesh e keni paguar njërin nga arkitektët më të kushtueshëm të Europës, në rast se e keni paguar?
7 – Publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve, të cilat duket se do të kenë fatin e të parave, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe bashkë me të do të rrëzohet edhe hajduti dymetrosh i 224 mijë metrave katrorë tokë në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar, Gjirin e Gjipesë.
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan...
Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi ka denon...
Këshilltarët e opozitës, Dorjan Teliti dhe Xhonatan Pa...
Teksa përpiqet të shfajësojë veten nga hajdutëria me I...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një d...
Pas disa kohësh në qetësi, kryetari i Partisë së Liris...
Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa ka publikuar një artik...
Skandalet e ndjekin kudo kryebashkiakun e Tiranës Erion Ve...
Është mbyllur protesta e 21 para Bashkisë së Tiranës ku ak...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka b...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi m...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me a...
Nesër pritet të zhvillohet protesta e 21-të para Bashk...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për vrasjen e ndo...
Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri në një deklaratë...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Koordinator...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi, ku dhe po kal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi mb...
Në 11 qershor të vitit 2024, Gjykata e Apelit foli dhe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...