Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama është ndalur te deklarata e tij e mëparshme se është pezulluar marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore.
Kryeministri tha se përveç kësaj janë bllokuar dhe 35 vendime të tjera, pasi të drejtën e firmës e ka vetëm ministrja dhe nuk mund ta delegojë.
Më tej, kryeministri tha se miu i zhbalancimit të pushteteve me pezullimin e një ministri pa vendim të formës së prerë, do të kthehej në ujk.
Rama tha se ankimimi i qeverisë në Kushtetuese nuk ka të bëjë me emrin e vetë ministrit.
“Mbase është shumë e tepërt, por shembujt që unë sjell janë për të thënë se sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Sepse faktikisht ndryshe nga çdo funksionar tjetër politik, ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por askush tjetër nuk firmos dot në emër të dikasterit. Sepse Kushtetuta ia jep minsitrit dhe vetëm atij autoritetin ekskluziv, të padelegueshëm tek askush tjetër. Prandaj dhe pezullimi i ministrit është absurd si koncept, sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për krejt sektorët që ministri mbulon.
Ndër gjërat që janë bllokuar nga pezullimi deri tani është dhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore të cilën po mundohemi tani ta zgjidhim me Ministrinë e Jashtme.
Po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ia bëjmë? Po me lejet e ndërtimit për investimet në energji të rinovueshme, në infrastrukturë, në godina publike që kanë kalaur në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar. Si do ia bëjmë? Këto janë punë të bllokuara që do të shtohen përditë. Prandaj dhe unë kam shkuar në Gjykatën Ksuhtetuese. Sepse nuk jam këtu për të folur për parimin e moscenimit të balancës së pushteteve teorikisht. Unë nuk flas teorikisht dhe as nuk jam këtu të ndërhyj në punën e prokurorit dhe gjykatësit në fjalë.
Unë flas për cenimin konkret të balancës mes pushteteve, për ndërhyrjen konkrete brutale në ndërhyrjen e qeverisë. Për marrjen konkrete të kompetencave të që Kushtetuta ia jep kryeministrit. Dhe nuk thotë gjëkundi se ato mund t’i përdorin sipas qejfit apo nevojës dhe prokurorët dhe gjykatësit. Edhe më konkretisht, flas se si prekja e gjithë këtyre bllokon punët në sektorin përkatës, ku hyn dhe ajo marrëveshja me Kanadanë që përmenda dje. E përmenda sepse më vjen plasja që u bë kaq kohë që përpiqemi të hapim ato fluturime transoqeanike me Shqipërinë dhe një marrëveshje e parë fantastike për shumë shqiptarë që jetojnë në Kanada. Dhe kjo marrëveshje na bllokohet sepse na del ky shkop në rrota. Sa shpjegova i jep përgjigje dhe pyetjes sepse nuk e shkarkon ky ministren. Jo sepse heqja e ministrit në këtë rast nuk do të zgjidhte këtë problem themelor por do krijontë një tjetër problem themelor për të nesërmen, jo vetëm për mua, por për çdo qeverisje nesër. Miu i zhbalancimit të pushteteve do të kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa vendim të formës së prerë, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, thjesht mjafton një masë sigurie të një Gjykatë të shkallës së parë, do të kthehej në ujk. Do kafshonte qeveritë, do përbuzte parlamente, do të përqeshte votën popullorë nga ku buron përbërja e çdo qeverie. Ja pse kam shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe ja pse kjo beteje aspak politike, për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri me një vendim gjykate, nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, tha Rama./CNA
Deputetja e PS-së, Romina Kuko, ka marrë fjalën e saj në K...
Deputetja socialiste, Kiduina Zaka, në fjalën e saj në Par...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shp...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është ...
Në një mision nga Edi Rama, një lëvizje politike e qar...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka akuzuar deputeten e...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, tha nga foltorj...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në seancën e sot...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka marrë fjalën e saj në Kuv...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në seancën e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, është sh...
Ditën e sotme shënohen 113 vjet nga themelimi i Forcave të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Tonin ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur jas...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në fjal...
Përdorimi i fjalës “dhëndër” nga Taulant Balla ndaj depute...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka marrë fjal...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kry...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...