Shehaj: Balla nuk flet se e di çfarë e pret/ Socialisti i përgjigjet: Kur përmend emrin tim bëj gargarë me ujë Vlore
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kry...

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka marrë fjalën e tij në Kuvend, ku tha se vitin e ardhshëm shënohen 10 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi.
Sipas ministrit, ky është një moment i rëndësishëm për shtetin shqiptar, pasi kjo nismë u dha jetë institucioneve të drejtësisë. Ai shtoi më tej se të qenit vend kandidat për në BE është falë kësaj reforme të mundësuar, sipas tij, nga PS. Ndërkohë ministri shtoi se ndryshe nga PS, opozita kërkon asgjësimin e SPAK-ut dhe sulmon prokurorët e gjyqtarët.
“Viti i ardhshëm shënon një moment të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Plot dhjetë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, një nismë kombëtare e cila i dha jetë institucioneve të reja të drejtësisë. Përvecse një nevojë ulëritëse kombëtare për më shumë drejtësi, reforma, me gjithë kundërshtitë, përpjekjet për ta bllokuar dhe efektet e pritshme ka padyshim një rol të vecantë në të ardhmen e afërt të një vendi dhe populli evropian, i cili sot më shumë se kurrë sheh se “Shqipëria si gjithë Europa” nuk është më një thirrje utopike pas kolapsit të një regjimi shtypës dhe dëshpërimit që pasoi nga një tranzicion sfilitës dhe zhgënyes!
Padyshim, qenia vend kandidat sot me të gjithë grup-kapitujt e negociatave të hapura me Bashkimin Evropian, është falë dhe përparimit të shënuar nga zbatimi i Reformës në Drejtësi.
E teksa Komisioni Evropian raporton vit pas viti mbi arritjet, sfidat dhe rekomandimet për sistemin gjyqësor, si Ministër i Drejtësisë kam përgjegjësinë e dyfishtë politike, të qenit njëkohësisht i matur po aq sa i zëshëm:
- së pari para qytetarëve të vendit tim, pa dallim bindjeje apo përkatësie partiake;
- së dyti, ndaj institucioneve të drejtësisë në funksion të detyrës time ligjore për mbështetjen dhe koordinim me ta, në respektim të parimit demokratik të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve;Me qëllimin NJË dhe të VETËM për të kontribuar për më shumë drejtësi dhe një sistem të fortë dhe të qëndrueshëm, në përvjetorin e 10-të të zbatimit të Reformës në Drejtësi, koha dhe pozicioni më diktojnë nevojën e një reflektimi të gjerë, gjithëpërfshirës dhe objektiv mbi arritjet dhe sfidat e drejtësisë, pas reformës!
Të nderuar deputetë, ishte PS ajo që ideoi dhe mbështeti vënien në jetë të Reformës në Drejtësi. Qytetarët e dinë shumë mirë se kush e kundërshtoi me cdo mjet dhe mënyrë. Është PS dhe kjo qeveri që është e vendosur të mbështesë me cdo kusht konsolidimin e saj. Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush kërkon asgjësimin e SPAK-ut. Çdo ditë ne punojmë për forcimin e standardeve dhe institucioneve të drejtësisë sipas praktikave më të mira europiane duke përfshirë rishikimin e Kodit Penal dhe rishikimin e Kodit të Procedurës Penale.
Shqiptarët e shohin cdo javë se si të hënave shënjestrohen me emër dhe mbiemër prokurorët e SPAK dhe ngryset java me euforinë e mjerë kur subjektet e hetimit janë kundërshtarët politikë. Ne flasim për standarde, ju flisni për kallëzime dhe të pandehur edhe pse atë e keni në ballin tuaj. Ju mund të silleni sikur parimet kushtetuese të mos ekzistojnë, por ju e dini mjaft mirë prej 4 legjislaturash tashmë, se rotacioni politik vendoset me verdiktin popullor në kutitë e votimit dhe jo me vendime gjykatash.”, tha Lamallari. /CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kry...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka kërkuar në Kuvend që të hi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në seancën e...
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së për interpelancë urgje...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten në një seanc...
Aktivistja Melisa Braci ka publikuar një reagim të ashpër ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla shpreh s...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se në...
Kreu i grupit të PS Taulant Balla i ftuar në emisionin Opi...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpre...
Kreu i PAA-së, Agron Duka komentoi sot situatën e opozitës...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten në një seanc...
Ervin Salianji nga Durrësi ka vazhduar sulmet ndaj Par...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim k...
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sot akuza të shumta n...
Demokrati Dorjan Teliti komentoi sot gjerësisht lidhur me ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta...
Gaz Bardhi iu referua sërish së njëjtës taktikë për të dje...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...