“Kolegët e Mogherini-t zhdukën 22 milionë euro”/ Këlliçi: Qeveria devijoi 17 milionë euro të destinuara për studentët
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta...

Demokrati Dorjan Teliti komentoi sot gjerësisht lidhur me situatën ekonomike të Shqipërisë.
I ftuar në “Syri Tv”, Teliti u shpreh se evazioni, krimi, korrupsioni dhe klientelizmi janë ndër problematikat më të mëdha në vend, prej së cilave ekonomia shqiptare nuk po mbahet dot në këmbë.
Sipas Telitit, fluski i parave të pista janë thjesht një shkëlqim i jashtëm, pasi situata ekonomike e vendit është një fasadë.
Teliti shtoi se papunësia dhe migracioni janë një realitet që duket menjëherë sapo shqiptarët dalin nga shtëpitë e tyre.
“Kush do, kush do t'i mbajë në këmbë shqiptarët? Kush po e mban në këmbë industrinë prodhuese? Askush, prandaj është në falimentim. Kush po e mban në këmbë bujqësinë shqiptare? Askush, prandaj është në falimentim. E thotë vetë INSTAT-i, ka tre vite që thotë, këto dy sektorë janë në recesion. Dhe të kthehesh ti në një realitet të para viteve '90, ku ekonomia e centralizuar, pra ku shteti mbante këmbë ekonominë, mbante këmbë shtetin, është jo këmbanë alarmi, po është skandali i skandaleve përsa i përket aspektit ekonomik. Po kjo ku reflekton? Reflekton tek mirëqenia e shqiptarëve. Një gjë është e sigurt: shtresa e varfër nuk blen, pas shtresës së mesme, as ajo nuk po blen. Këtu blejnë një grusht njerëzish, të cilët pjesën dërrmuese të parave të tyre, jo të gjithë, por pjesa dërrmuese e tyre, pra e tyre i kanë në format antiligjor. Dikush i ka nga evazioni, pra ekonomi gri, apo dikush i ka para krimi, korrupsioni, klientelizmi e kështu me radhë, para te zeza. Janë para që janë jashtë sistemit, sepse një vend i cili nga njëra anë ke INSTAT-in që zyrtarizon krizë ekonomike, krizë, po krizë. Të mbajë shtetin në këmbë nga shteti është krizë, dhe nga ana tjetër të jenë shitje me çmime të Milanos, me çmime të Romës, apo të Londrës apo të Mynihut, kjo është diçka e cila nuk shpjegohet në asnjë teori dhe as praktikën ekonomike të gjithë vendeve të tjera.
Kjo shpjegohet vetëm me një rast: ku fluksi i parave që janë jashtë sistemit, pra paratë e pista, paratë e padeklaruar, para që nuk ka ardhur nga djersa e ballit, që nuk ka ardhur nga mundi i biznesit, që nuk ka ardhur nga zhvillimi ekonomik normal i një vendi, janë vende të cilat destinohen të falimentojnë në periudhë afatmesme dhe afatgjatë.
Ajo paraja e pistë, ajo paraja e informalitetit, të kënaq disa muaj. Të jep atë shkëlqimin. Pra duket si një flluskë momentale. Ajo molla e cila shkëlqen nga jashtë, po që brenda ka krimbat që po e gryjnë atë. Kjo është ekonomia shqiptare. Në fasadë, mrekulli jemi. Të vjedh madje edhe ndonjë i huaj kur thotë këtu është bërë vend i lirë, vend me zgjedhje të lira, të ndershme, thua ti sikur jeton neve në parajsë. Ndërkohë nga ana tjetër, brenda, një ekonomi dhe një shoqëri e cila po grryen veten e vet, e cila po ha atë pak dhjamë që i ka mbetur kockës, po ku do shkojë, çdo gjë e ka një limit. Dhe limiti përfundimtar është dhe kjo deklarata e sotme, e zyrtarizuar tashmë nga vetë INSTAT-i, ku thuhet që praktikisht ekonomia shqiptare nuk mbahet më në këmbë nga sektorët prodhues, nga sektori i shërbimeve, nga sektori i turizmit, nga sektori i bujqësisë. Po mbahet në këmbë nga vetë shteti.
Shteti që mban në këmbë shtetin, është një strukturë praktikisht që mban në këmbë 200-300 mijë veta. Po 2 milionë shqiptarët e tjerë, kush do, kush do t'i mbajë në këmbë? Po mbahet në këmbë nga shteti, po mbahet në këmbë nga punësimet... Po pra, është një shtet i cili mban në këmbë 200-300 mijë veta që punojnë në shtet, administrata, ata që janë të lidhur, që marrin rrogën e tyre, e çojnë në shtëpi, bëjnë sikur s'po ndodh gjë. Janë tashmë, janë të mësuar fatkeqësisht me këtë komoditetin e rehatllëkut negativ, që nuk reagojnë, që thonë shyqyr që kam pak bukë në shtëpi, që kam dy para për të paguar faturën e energjisë, shyqyr të paktën ha se po i blej këto librat për fëmijën tim e kështu me radhë, dhe nuk shohin përtej kunjit të shtëpisë së vet. Nuk e kuptojnë që kur hapin derën e shtëpisë dalin në një realitet i cili është komplet ndryshe. Realitet papunësie, realitet migracioni. Realitet që ka vende pune, po s'ke rini të punësohet. Ke tabela bizneset kudo përpara, luteshin rinia dhe njerëzit që të punësoheshin këtu edhe 10 vjet më para. Nuk gjenin dot vende pune. Sot ti ke vende pune, po njerëzit kanë ikur. Po pse kanë ikur njerëzit? Kanë ikur se këtu pagat kanë qenë skandaloze dhe janë skandaloze. Këtu nuk ke siguri arsimore, përsa i përket sistemit arsimor. Këtu mos paç kurrë hall, mos të çoftë zoti te shëndetësia, se o ke mik, o ke pare, ndryshe nuk, nuk zgjidh dot gjë. Këtu shërbimet e përgjithshme janë në nivelet më të ulëta të mundshme. Këtu thith një ajër i cili është kancerogjen, 18 herë më i ndotur se normat e lejuara të OBSH-së.
Këtu nuk ke, ke një pronë, nuk merr dot një çertifikatë pronësie po nuk dhe pare te hipoteka. Këtu paguan faturën e ujit, dhe paguan taksa për ujin, ndërkohë ti uji s'ke te, çezma e shtëpisë. Këtu paguan faturën e dritave, ndërkohë dritat ndërpriten dhjetëra herë, sidomos në zonat rurale. Këtu paguan, ke një buxhet prej 9.1 miliardë eurosh dhe ti nuk ke kanalet e ujitjes dhe të kullimit të hapura, mo zotëri. U përmbyt prapë, Shqipëria. Këtu u përmbyt Berati, qarku i Beratit, qarku i Fierit, qarku i Vlorës, qarku i Shkodrës, qarku i Korçës. Po si është e mundur, po të hapen kanalet?”,-u shpreh Teliti./CNA
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta...
Gaz Bardhi iu referua sërish së njëjtës taktikë për të dje...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur lid...
Një debat është zhvilluar në Komisionin për Kulturën, Turi...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Është zbuluar posteri dhe slogani për takimet e ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, L...
Ish-anëtarja e kryesisë së PD-së, Endira Bushati, me anë t...
Anëtari i PD-së Erald Kalemaj gjatë foltores së kreut të P...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka kriti...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk është përmbajtur gjat...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Fed...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se p...
PD është rikthyer me skemën e foltoreve. Kreu i PD-së, Sal...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Austrisë, ku k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...