Deklaratat për zgjedhjet e 11 Majit/ Zhulali: Marta Kos e ka luftën me Parlamentin Europian
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka kriti...

Anëtari i PD-së Erald Kalemaj gjatë foltores së kreut të PD-së pasditen e sotme i ka paraqitur Berishës tre pikat të cilat shqetësojnë atë dhe çdo anëtar tjetër të kësaj partie.
Kalemaj tha se Berisha duhet tu kërkonte llogari deputetëve sipas zonave për dështimin e tyre në zgjedhje.
Sipas tij deputetët që nuk morën rezultatet e duhura duhet të shkarkoheshin për tu hapur vend të rinjve.
Ai u shpreh se kjo është një nga arsyet pse demokratët janë të pamotivuar dhe të demoralizuar saqë kur vijnë zgjedhjet mezi mbushin komisionet.
Po ashtu ai ngriti shqetësimin se deputetët nuk zhvillojnë takime me strukturat dhe harxhojnë kohën kot duke u marrë 1 muaj rresht dhe duke shfrytëzuar të gjithë energjinë për të përgatitur një kërkesë për Peleshin ndërkohë që ka shumë çështje të tjera të cilat mund të trajtohen.
“Unë mendova se kur filluat Foltoren për herë të parë, të gjithë ne si struktura kishim shumë entuziazëm që kjo anë në Partinë Demokratike do të merrte një drejtim. Deputetët do të ndaheshin në zona dhe kush nuk merrte rezultatet e duhura, do të shkarkohej ose nuk do t’i jepej mundësia të vazhdonte.
Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, por shumë e vështirë për ne demokratët e thjeshtë.
Kjo analizë është motivim për ne që jemi të rinj dhe që jemi aktivizuar pa e njohur as pushtetin. Në momentin që unë shoh se një person që nuk ka pasur rezultate të mira vazhdon e promovohet në PD, unë normalisht si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz janë të dekurajuar dhe mezi arrijmë të mbushim komisionet.
Resurset e Partisë Demokratike janë duke u fokusuar vetëm në disa tema të caktuara. Jam dakord që kjo qeveri është hajdute, por PD nuk ka vetëm një departament për këtë. Kjo parti që merr 600–700 mijë vota nuk ka vetëm një temë për të folur. Ne u çuditëm që bëmë një mbledhje të tërë vetëm për shkarkimin e Niko Peleshit, një harxhim i panevojshëm i resurseve tona.
Struktura ka kryetar, sekretar, ka funksionet e veta. Në momentin që zgjidhet një kryetar në njësi, ai njeri duhet të jetë deputet i zonës – kështu krijohet motivim dhe vazhdimësi. Nuk ka logjikë që deputetët vijnë për gjashtë muaj dhe ikin, se nuk po lidhemi dot me ta.
Ne kemi nevojë për një hierarki të qartë, sepse të gjitha numrat dhe mbrojtja e votës mbahen nga struktura. Simpatizanti e hedh votën, por nëse ne nuk jemi në komisione dhe nuk i numërojmë votat, nuk i mbrojmë dot. Këto janë tre pikat kryesore që desha të them. Faleminderit shumë”, tha ai./ CNA
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka kriti...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk është përmbajtur gjat...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Fed...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se p...
PD është rikthyer me skemën e foltoreve. Kreu i PD-së, Sal...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Austrisë, ku k...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso u ndal sot te gjendja në Qarku...
Deputeti Erion Braçe ngriti sot në Kuvend shqetësimin për ...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Bujar Leskaj ngrit...
Këtë të martë u prezantua në Aeroportin Ndërkombëtar të Ti...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi sot se p...
Deputeti Bujar Leskaj ngriti sot shqetësimin se problemet ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka hedhur sot akuza të reja...
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka folur me tone të a...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmit për ...
Jorida Tabaku është kthyer në një “grabitëse” e propozimev...
Kuvendi i Shqiëprisë mblidhet pasditen e kësaj të hëne në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...