Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka kritikuar ashpër komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos pas deklaratave për zgjedhjet e 11 Majit.
E ftuar në emisionin “A Show”, Zhulali është shprehur se, Marta Kos luftën e ka me Parlamentin Europian nga ku votëbesohet.
Zhulali theksoi se PD ka dorëzuar një notë verbale që është dërguar në të dyjat nivelet e Komisionit Europian.
“Ndërkohë që në Serbi kishte krizë të thellë politike dhe vazhdon të ketë, zonja Kos për shembull nxirrte deklarata që nuk përputheshin fare me atë çfarë po ndodhte aty. Apo nuk ishin në përputhje me atë çfarë deklaronte Parlamenti Europian, apo vendet anëtare dhe këtu flasim për nivelet më të larta të vendeve, të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Ajo çfarë ka nisur besoj unë në të gjithë rajonin është një shkundje e institucioneve europiane që tani kjo epoka e stabilokracisë ose e hipokrizisë që ata mund ta konsideronin dhe të shëndetshme, duhet të marrë fund sepse nuk ka prodhuar asgjë të shëndetshme. Përkundrazi i ka sëmurur akoma dhe më shumë shoqëritë tona dhe ka bërë një dëm që ndoshta është edhe shumë vështirësisht i rekuperueshëm për shkak edhe të humbjes së popullsisë që në të gjitha vendet është ndjerë shumë.
Por veçanërisht për Shqipërinë, kjo ka qenë e vështirë, jo se ne nuk kemi dashur ta bëjmë këtë betejë, por e kemi patur shumë të vështirë edhe për goditjes shumë të rëndë që morëm si opozitë, në vitet e fundit. Por kjo gjë ka ndryshuar. Dhe unë mendoj që dhe ndryshimet që kanë filluar të vijnë nga Parlamenti Europian, qoftë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga vende anëtare të Bashkimit Europian gjithashtu, reflektojnë këtë përpjekje që po bën opozita.
Vitin e kaluar ne ishim në parlamentin Europian. Deputetët tanë kanë shkuar atje, bënë takime, janë bërë disa takime. Tashmë ne jemi të përfaqësuar në të gjitha forumet.
Jo vetëm aq, por ne kemi një kombinacion të ri që mua më vjen keq që nuk i është bërë edhe reklamë e mjaftueshme. Në samitin e fundit që u mbajt në Brazil, vetë sekretarja e përgjithshme e Partive Popullore Europiane dhe këtu përfshihet CDU-ja e Gjermanisë, pra kancelari Merz që është edhe një nga liderët kryesorë të Europës sot për sot. Ku përfshihen dhe shumë kryeministra të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian, e ka vënë Shqipërinë si një nga katër çështjet kryesore për EPP-në.
Në gjithë, axhendën nga gjithë problemet që ka bota, ne jemi një nga këto katër çështje. Pra e para është Ukraina. I dyti është Maduro dhe narkoshteti i tij, me thirrjen për ta hedhur poshtë dhe e treta është Ramaduro dhe pushteti i tij për ta hedhur poshtë.
Dhe këto i ka thënë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë sekretarja e përgjithshme e Partive Popullore Europiane, kështu që besoj unë këto janë mesazhe të drejtpërdrejta, të forta që reflektojnë qëndrime. Këto tash nuk janë pasojë e asnjë lobimi por janë qëndrime dhe tashmë ajo që ne prisnim që të gjithë këto që ka bërë Edi Rama dhe qeveria e tij në gjithë këto vite, do t'i ktheheshin një ditë bumerang. Ky bumerang ka nisur me një kosto shumë të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë për ata që kanë ikur nga vendi, e kanë braktisur këtë vend, qoftë për të tjerët si ne që kemi vendosur të rrimë.
Marta Kosi nuk ka bindur as të vetët, praktikisht dhe ajo që duhet të ndodhë në Bashkimin Europian është që nuk i ka bindur, i ka sfiduar të vetët. Kështu që luftën ajo sot e ka me Parlamentin Europian nga ku votëbesohet, se aty e merr votën e besimit dhe ata mund ta rrëzojnë gjithashtu për qëndrimet që mbajnë Marta Kos dhe që nuk janë në përputhje me politikën e jashtme apo vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian.
Ne kemi dorëzuar një notë verbale që është një demarsh, një qëndrim i Partisë Demokratike, e kemi dërguar tek zonja Kos, e kemi dërguar tek zonja Von Der Leyen, pra në të dyja nivelet e Komisionit Europian, në Parlamentin Europian dhe do ta ndjekim dhe në vendet anëtare, kështu që ne do ta ndjekim hap pas hapi këtë çështje dhe nuk do ta lëmë tash që kjo të kthehet sepse nuk i bën vetëm dëm opozitës shqiptare, i bën dëm edhe rajonit, i bën dëm Bashkimit Europian”, tha Zhulali./ CNA
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk është përmbajtur gjat...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Fed...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se p...
PD është rikthyer me skemën e foltoreve. Kreu i PD-së, Sal...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Austrisë, ku k...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso u ndal sot te gjendja në Qarku...
Deputeti Erion Braçe ngriti sot në Kuvend shqetësimin për ...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Bujar Leskaj ngrit...
Këtë të martë u prezantua në Aeroportin Ndërkombëtar të Ti...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi sot se p...
Deputeti Bujar Leskaj ngriti sot shqetësimin se problemet ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka hedhur sot akuza të reja...
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka folur me tone të a...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmit për ...
Jorida Tabaku është kthyer në një “grabitëse” e propozimev...
Kuvendi i Shqiëprisë mblidhet pasditen e kësaj të hëne në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...