Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Aktivistja Melisa Braci ka publikuar një reagim të ashpër ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke e akuzuar atë për ndryshim konsekuent pozicionesh politike dhe mungesë coherence.
Në reagimin e saj, Braci risjell një status të Salianjit për Republikën e Vjetër duke thënë se është një manifest i moralit të rremë dhe luftës kundër indetikitit të vjetër.
Ajo nënvizon se raporti i Salianjit me rrënjët e PD ka qenë gjithmonë i zhdrejtë, pasi ai nuk kërkon katarsis por çrrënjosje.
Braci thekson se, rrënjët e PD-së nuk mund të çrrënjosen nga ata që deri dje shërbyen me zell për spastrimet dhe sot duan të shpallen shenjtorë të katarsisit.
Reagimi i Melisa Bracit
Zonja dhe zotërinj, i mbani mend pionerët e 2017?ës?
Ata që shpërndanin traktet kundër “Republikës së Vjetër” pasi Basha kishte depozituar listën e natës, atë listë personale që zhbëri gjithë rrënjët, historinë dhe moralin e Partisë Demokratike?
I mbani mend edhe videot ku na tregonin me patos se Basha na kishte futur në BE, në NATO e në qiellin e shtatë të integrimit, duke prerë fytyrën e Sali Berishës për të rikonfiguruar historinë sipas qejfit të shefit të radhës?
Besoj e mbani mend edhe këtë status të Zotit Salianji – një manifest i vërtetë i moralit të rremë dhe i luftës kundër “identikitit të vjetër”:
"Kur këmbanat e frikës bien nga çdo portë! U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikës së Vjetër dhe i plotësuan të gjithë kriteret. Identikiti i deputetit të Republikës së Vjetër! Të bojkotosh popullin, të mbash karriget! Të flasësh për popullin nga sallat e ngrohta, por të abandonosh popullin në rrugë! Ta duash partinë më shumë se Shqipërinë! Të flasësh për të larguarit nga puna, por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët! Të kesh shumë lekë, por të bësh si i varfër! Të flasësh për ligje të këqija, por mos propozosh asnjë projektligj! Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin. Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista. Fundi i republikues së vjetër ka ardhur, frika ndihet kudo, e vërtetojnë këmbanat që bien nga çdo portë! Në 7 maj do të këmbonjë këmbanat e triumfit!"
Ironia e madhe e historisë është se ky tekst përshkruan më saktë autorin sesa ata që pretendonte të godiste.
Sepse qingji i butë i 2013-ës u bë ujk vetëm kur Basha e emëroi deputet.
Sepse kur demokratët i dolën përballë më 8 janar për të marrë selinë e tyre, nuk pa as frikë as këmbana – por mori shkopin e bejsbollit dhe i goditi si çdo pushtet që dhunon popullin kur e ka karrigen nën vete.
Sepse kur bëhej fjalë për spastrimin e figurave të njohura të PD-së, ai ishte aty: zell i parë, pioner i flaktë, njeriu i besuar i projekteve për çrrënjosjen e rrënjëve të partisë, jo për katarsis, por për rindërtim sipas interesit të radhës.
Dhe sot, i njëjti njeri që qau për “Republikën e re”, që shpiku moralizma me arrogancën e një kaste “më se të vjetër” kundër atyre që dëboheshin nga partia, kthehet dhe na tregon vetën si simbol të “ndryshimit”, bashkimit e si fytyrë të katarsisit – thua se një vit burg dhe mbjellje flokësh i japin njeriut autoritet moral, integritet dhe koherencë politike.
Historia e PD-së ka parë shumë figura, shumë beteja, shumë fjalë të mëdha. Por raporti i Salianjit me rrënjët e kësaj partie ka qenë gjithmonë i zhdrejtë:
ai nuk kërkon katarsis, kërkon çrrënjosje;
nuk kërkon ringritje, kërkon ripozicionim;
nuk kërkon moral, kërkon foltoren e vet – ku fjala shërben për të riformësuar historinë sipas nevojës së momentit.
Ndaj, para se të dëgjojmë këmbanat e reja që na premton sot, mjafton të kujtojmë këmbanat që ai i ra vetë në 2017?ën – dhe shkopin që ngriti në 2021?shin.
Historia nuk harrohet. Dhe rrënjët e PD-së nuk mund të çrrënjosen nga ata që deri dje shërbyen me zell spastrimet dhe sot duan të shpallen shenjtorë të katarsisit.
Pyes veten: A mund të dalë një herë një figurë në PD që të pranojë e të respektojë të shkuarën dhe mbi këto rrënjë e këtë trung të nxjerrë degë të frytshme !? Kaq e pamundur është !? Pse filozofia e zerimit e ka kapluar filozofinë e çdo njeriu që pretendon të marrë PD ? / CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla shpreh s...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se në...
Kreu i grupit të PS Taulant Balla i ftuar në emisionin Opi...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpre...
Kreu i PAA-së, Agron Duka komentoi sot situatën e opozitës...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten në një seanc...
Ervin Salianji nga Durrësi ka vazhduar sulmet ndaj Par...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim k...
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sot akuza të shumta n...
Demokrati Dorjan Teliti komentoi sot gjerësisht lidhur me ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta...
Gaz Bardhi iu referua sërish së njëjtës taktikë për të dje...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur lid...
Një debat është zhvilluar në Komisionin për Kulturën, Turi...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Është zbuluar posteri dhe slogani për takimet e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...