Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Në një mision nga Edi Rama, një lëvizje politike e qartë, në një moment që i duhej më shumë se kurrë kryeministrit, Ervin Salianji po rikrijon partinë e Lulzim Bashës.

Ky nuk është një aludim, as ndonjë akuzë, por një fakt që vjen nga analiza e veprimeve. Pikërisht kur socialistët dhe politika janë në krizën e tyre më të thellë, për shkak të ngjarjeve që kanë rrjedhur si pasojë e akuzave të ngritura nga SPAK-u ndaj zëvendëskryeministres Balluku; kur opozita kërkonte të ishte e bashkuar në lëvizje dhe përballë qeverisë në një aksion të pandalshëm, shfaqet Ervin Salianji për të tërhequr vëmendjen dhe për të treguar se opozita është e përçarë dhe ka probleme.
Që opozita ka probleme kjo nuk diskutohet dhe që ka pësuar një humbje katastrofike të cilën nuk e njeh, ndoshta në mënyrë të padrejtë dhe që duhet të organizohet, ky është një fakt. Por, të gjesh një moment të tillë kur qeveria ka probleme, kur kryeministri nuk po gjen dot zgjidhje, kur SPAK-u ditë pas dite po e rëndon me akuza pushtetin dhe të dalësh të thuash që problemi nuk është qeveria, por opozita, pas 12 vjetësh dhe humbjesh të njëpasnjëshme, është thjesht dhe vetëm t'i shërbesh Edi Ramës. Këtë po bën dhe Ervin Salianji.
Por burime të tjera theksojnë se veprimet e Salianjit nuk janë të paqëllimshme, janë të mirëdirigjuara si në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku një tufë partish opozitare përçanë votat që mund të sillnin PD-në në pushtet, duke u krijuar instrumente si Adriatik Lapaj, Agron Shehaj, Endri Shabani, vetë Lulzim Basha. I masakruan opozitës vota pafund, mandate të djegura, të cilat mund të ishin 10 apo më shumë, që në fakt u përkthyen në dy apo tre dhe dhjetëra mijëra vota të tjera të djegura.
Ervin Salianji po lëviz po me të njëjtin qëllim, për të përçarë opozitën dhe në një moment të dytë, të kërkojë një bashkim opozitar në një front. Dhe në rast se kjo s'i pranohet nga Berisha, ai të dalë me një lëvizje të re, të mbledhë disa faktorë të tjerë opozitarë dhe të jetë përballë PD-së në zgjedhjet e ardhshme.
Ervin Salianji thjesht dhe vetëm po bën një veprim për të rikthyer Lulzim Bashën më vonë në politikë, me tezën se duhet të bashkohemi të gjithë, vetëm kështu mund ta rrëzojmë Edi Ramën. Dhe duke u rikthyer Lulzim Basha në një lëvizje tjetër politike, ku do të përfshihen Salianji, Alibeaj, disa të pakënaqur të tjerë ende brenda oborrit të PD-së, duke u bashkuar dhe me faktorë të vegjël të tjerë opozitarë. Të vendoset PD-ja përballë faktit që t'u japë më shumë mandate disa personave dhe që të bëhet një koalicion ku Salianji do të sigurojë vendin e tij të deputetit apo të negociojë për më shumë pushtet.
Kjo është lëvizja e Ervin Salianjit dhe qëllimi i tij final. Megjithëse ai tentakulat e tij i ka në disa deputetë në Grupin Parlamentar të PD-së, por këta të fundit nuk po duket të dalin dhe t'i japin ndonjë mbështetje. Ai thjesht dhe vetëm ka mbledhur disa të mërzitur apo të inatosur që në zgjedhjet e fundit punuan për Partinë Socialiste, punuan për Lulzim Bashën, punuan për Enkelejd Alibeajn apo parti të tjera të vogla, të cilat sollën goditjen e opozitës.
Ky ka qenë dhe ky është dhe qëllimi final i Ervin Salianjit. Një faktorizim i tij si shërbim ndaj Edi Ramës, por dhe për të marrë shpërblim nga Partia Demokratike. Duke e përdorur këtë të fundit si instrument për interesat e tij karrieriste politike dhe ashtu siç e theksoi dhe Berisha, veprime mashtruese të një individi të dënuar me vendim gjykate./CNA
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka akuzuar deputeten e...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, tha nga foltorj...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në seancën e sot...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka marrë fjalën e saj në Kuv...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në seancën e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, është sh...
Ditën e sotme shënohen 113 vjet nga themelimi i Forcave të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Tonin ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur jas...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në fjal...
Përdorimi i fjalës “dhëndër” nga Taulant Balla ndaj depute...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka marrë fjal...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kry...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka kërkuar në Kuvend që të hi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në seancën e...
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së për interpelancë urgje...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten në një seanc...
Aktivistja Melisa Braci ka publikuar një reagim të ashpër ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...