LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Më i votuari i qarkut të Korçës

17 Janar 2023, 15:01, Politikë CNA
Më i votuari i qarkut të Korçës
Ervin Salianji

Ndoshta dikush mund të mos e besojë, por një nga personazhet më “Babale” të politikës shqiptare pretendon se është njeriu më i votuar në qarkun e Korçës.

Në fakt Ervin Salianji këtë e ka përmendur disa herë në daljet e tij mediatike dhe së fundi në emisionin “Opinion”.

Por duke qenë se nuk ia vë më kush veshin dhe të tjera halle kanë njerëzit, te redaksia e CNA.al kanë ardhur disa reagime nga dhjetëra banorë të qarkut të Korçës.

Së pari Salianji pretendon se është më i votuari i qarkut të Korçës në vitin 2021, në fakt kjo është një gënjeshtër e madhe politike sepse PD në qarkun e Korçës ka humbur.

Zgjedhjet nuk ishin në një proces mazhoritar ku Salianji kishte përballë një kandidat dhe kishte fituar se po të kishte qenë në qytetin e Korçës apo dhe në Bashkinë e Maliqit nga ai vjen ku të kishte kandiduar me një rival përballë, sërish do të kishte humbur.

Kjo është e padiskutueshme, sipas të dhënave të KQZ-së, rezultateve zyrtare, të ndara sipas zonave elektorale.

Më i votuari i qarkut të Korçës

Salianji pretendon se është më i votuari në listën proporcionale të PD-së, por në fakt PD në qarkun e Korçës, me Salianjin në listë nga viti 2017, vazhdon të jetë në regres.

Në vitin 2013, PD ka pasur rreth 59 mijë vota, në vitin 2017 ku kandidonte Salianji ishin 42 mijë vota dhe tani është rreth 50 mijë vota në vitin 2021.

Salianji pretendon që është më i votuari ndërkohë që PD-ja ka një herë 18 mijë vota dhe një herë 10 mijë vota më pak, megjithëse ishte për mandatin e tretë, Partia Socialiste dhe asnjëherë nuk ka pasur një përballje me mazhoritarë të drejtpërdrejtë.

Nga ana tjetër, Salianji nuk mundi dot që të thyente listën, pra të shkonte te mbi 10 mijë vota, çka mund të dukej diçka e pamundur, por në fakt Salianji mund të jepte një reputacion tjetër, i cili ka dhe një argument të tretë kundër.

Më i votuari i qarkut të Korçës
Ervin Salianji

Në rast se është më i votuari i qarkut të Korçës, pse Ervin Salianji nuk kandidon në asnjë nga Bashkitë e Korçës, në Bashkinë e Maliqit ose të qytetit të Korçës meqenëse pretendon se ka marrë kaq shumë vota?

Mjafton të shikojmë se sa vota ka marrë Ervin Salianji në Korçë, apo të shikojmë sa vota ka marrë në Bashkinë e Maliqit, për të kuptuar se sa vlen lëkura e Ervin Salianjit. Le të shohim zgjedhjet e mëparshme, lokale dhe parlamentare, pozicionin e Ervin Salianjit dhe të krahasojmë rezultatet.

Në 2013, proporcionali rajonal pa votë personale, “pra, pa këtë listën e hapur që pretendohet”, PD ka shumë herë më tepër vota. Tani me Salianjin ka shumë më pak vota. 

Krahasimet e rezultateve në zgjedhje në vargun kohor të 10 viteve të fundit.

Në Qarkun e Korçës, Ervin Salianji në vitin 2021 që pretendon se është më i votuari, ka marrë vetëm 9420 vota, ndërsa në Bashkinë e Maliqit ka marrë 3,517 vota.

Më i votuari i qarkut të Korçës

Më i votuari i qarkut të Korçës

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, në vitin 2019 ka marrë 13,897 vota, ndërsa në vitin 2015 ka marrë 12,784 vota. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, në vitin 2019 ka marrë 21 mijë vota, ndërsa në vitin 2015 ka marrë 25 mijë vota.

Më i votuari i qarkut të Korçës ka më pak vota se një kryetar bashkie. Dhe po të kandidojë në atë që quhet bastion i PD-së në Devoll, një gjë është e sigurt, që Salinaji ka për të humbur pasi as aty nuk fiton dot. Sepse, njeriu më i votuar i qarkut të Korçës në Bashkinë e Devollit në zgjedhjet e vitit 2021 ka marrë 106 vota.

Më i votuari i qarkut të Korçës

Ervin Salianji meqë është kaq i votuar në Qarkun e Korçës mund të kandidojë në Korçë, ku ka 4 herë më pak vota se kryetari i Bashkisë, në Maliq 3 herë, në Devoll ka 106 vota, që do të thotë nuk ka nevojë për shifra të tjera për të vërtetuar se sa i votuar është.

Po ju kujtojmë dhe Pogradecin ku ka marrë 753 vota.

Më i votuari i qarkut të Korçës

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, nga PS-ja në vitin 2019 ka marrë 17,200 vota, ndërsa Salianji ka marrë 25 herë më pak se kryetari i bashkisë, 753 vota.

Le të japim një shembull të mëparshëm me bashkitë e vjetra.

Pra, me ndarjen e vjetër elektorale ku Bashkia e Korçës nuk i kishte disa komuna në hartën e saj. Gjergji Papa ka marrë 10,300 vota në vitin 2007, Andrea Mano ka marrë 14,300 vota 2011.

Niko Peleshi, një herë ka marrë 14, 600 vota, në 2007 dhe një herë tjetër 16,500 vota, në 2011. Këto vota janë vetëm për Bashkinë e Korçës, një nga 6 njësitë zgjedhore të këtij qarku. Po të fusim gjithë qarkun, Salianji ka marrë vota më pak se kryetari i Bashkisë Maliq, dy herë më pak se ai i Pogradecit dhe më shumë se dy herë më pak se ai i Korçës.

Në total Salianji në qark ka marrë më pak vota se çdo drejtues njësie vendore, me disa herë më pak në gjithë qarkun. Pra, nuk del me këpucë të kuqe, por zbathur. Ka më pak vota se Niko Peleshi në bashkinë e vjetër dhe të re të Korçës, sipas ndarjes së njësisë.

Si mund të jetë Ervin Salianji më i votuari i qarkut të Korçës?

Më i votuari i qarkut të Korçës
Foto ilustruese

Asnjëherë, në asnjë rast nuk ka qenë njeriu më i votuar në qarkun e Korçës. Këtu kujtojmë se në zgjedhjet e mëparshme mazhoritare, ka pasur rezultat në një zonë të caktuar dhe jo në një zonë të qarkut, ku një kandidat i PD-së, siguronte 5-6 apo 7 mijë vota përballë rivalit të tij.

Flasim në një nga shumë zonat elektorale, që ka pasur qarku i Korçës, sepse ka pasur ndarje në shumë zona, me 10, me 12 dhe me 9, ku një kandidat siguronte vetëm në një zonë të caktuar rreth 5-7 mijë vota, ndërkohë që Salianji në të gjithë qarkun ku votojnë mbi 120 mijë votues, nga 250 mijë votues që ka lista, ku përfshihen emigrantët, ku rezultatet na tregojnë që Partia Socialiste në vitin 2021 ka rreth 60 mijë vota, LSI rreth 8500 vota, Partia Demokratike rreth 50 mijë vota që na japin një total rreth 120 mijë votash, Salianji ka më pak se 10 mijë vota.

Si mund të jetë më i votuari i qarkut të Korçës një njeri, i cili nuk ka as 7% të totalit të votave të qarkut.

Kjo është gënjeshtra e radhës e “Babales” së politikës shqiptare, e njeriut që mashtron çdo ditë publikisht në studio televizive dhe të tjerët e shikojnë e besojnë, ua sa i votuar është ky djalë.

Më i votuari i qarkut të Korçës
Ervin Salianji

Për ata që nuk e kuptojnë Ervin Salianji nuk ka mundur të marrë as 7% të totalit të votave të qarkut të Korçës dhe faktet flasin se kandidatë të tjerë në mazhoritar apo në sistemet zgjedhore të zhvilluara në vend në vite e vite me radhë kanë marrë dy, tre apo katërfishin e votave të Salianjit, në rast se flasim për proporcional rajonal, se në rast se Ervin Salianji do të kandidonte në një zonë të vetme elektorale të Bashkisë së Maliqit apo të Korçës, ai nuk do të ishte deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Kjo është e vërteta për më të votuarin e qarkut të Korçës. Ky nuk arrin dot votat as në zonën ku ai ka lindur. Nuk arrin dot as votat e një kryetari komune, si ka qenë dikur e jo më të jetë deputeti më i votuar i qarkut. Këtë e thonë shifrat, ai thotë gënjeshtrat./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga