
Kreu i demokratëve, Sali Berisha reagoi sërish për dy anijet e nisura nga Porti i Durrësit, të cilat dyshohen nga autoritetet tajlandeze se kanë përmbajtje të mbetjeve toksike.
Deklaratën e autoriteteve shqiptare së nuk kanë autorizuar eksportin, Berisha e cilësoi si skandaloze.
Në një deklatratë për shtyp, ai tha se qeveria është fajtore, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si personin që qëndron pas tregtisë së mbetjeve të rrezikshme.
Sipas tij, deklarata e autoriteteve shqiptare dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi, dhe porteve të tij.
Deklarata e plotë:
Prej dy javësh, agjencitë e mëdha botërore të lajmeve, mediat ndërkombëtare qarkullojnë lajmin e eksportit nga Shqipëria të 100 kontenierëve me dy anije të lëndëve të rrezikshme, në shkelje kjo, flagrante të marrëveshjes së Bazelit dhe akteve të tjera ndërkombëtare, në shkelje flagrante të çdo ligji të këtij vendi.
Ndonëse PD-ja denoncoi që në fillim eksportin e 100 kontenierëve më lëndë të rrezikshme, helmuese nga Shqipëria, fillimisht destinacioni Trieste, por pasi gjykata e Triestes i ndaloi, destinacioni Tajlandë, qeveria shqiptare, autoritetet e këtij vendi, kanë aplikuar kodin e mafias, kodin e omertas, heshtje të plotë.
Vetëm pas shqetësimeve të mëdha dhe interesit direkt të institucioneve ndërkombëtare, autoritetet shqiptare deklaruan se ne, nuk kemi autorizuar eksportin e kontenierëve nga porti i Durrësit.
Kjo deklaratë skandaloze e autoriteteve zyrtare shqiptare, fajëson ata dhe dëshmon se prapa tregtisë me lëndë të rrezikshme për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të vendeve të tjera, qëndrojnë autoritetet më të larta të vendit, qëndron Edi Rama.
Në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mundet që një akt i tillë madhor, kërcënues për shëndetin e qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve të tjera, të ndodhë pa autorizimin e një seri agjencish, të cilat paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, pikërisht për të kontrolluar çdo produkt që prodhohet në këtë vend.
Për të kontrolluar të gjitha mbetjet që prodhohen dhe pasojat e tyre mjedisore.
Për të kontrolluar destinacionin e këtyre mbetjeve.
Me polici, dogana, Shërbimi Informativ, autoriteti portal, por një dorë nga sipër, një urdhër nga sipër për interesa më eprore, bëri që të gjitha këto institucione në rastin e 100 kontenierëve të nisur nga porti i Durrësit me lëndë toksike, të heshtin, të mos ekzistojnë.
Ky akt, ky eksport të cilin autoritetet shqiptare pretendojnë para botës, që nuk e kanë autorizuar dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi, dhe porteve të tij.
Dëshmon se njëlloj sikundër eksportohen rreth 100 kontenierë me lëndë toksike, importohen dhjetëra, qindra kontenierë me drogë, helme, lëndë toksike, të cilat flitet se vijnë në Shqipëri për tu ç’aktivizuar dhe groposur.
Pra ekziston një thashethem se Edi Rama vazhdon biznesin e tij me lëndët kimike dhe helmuese, se lëndë të tilla ç’aktivizohen apo groposen në tunelet e vendit.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këto akte kriminale të papërgjegjësisë ekstreme të narkoqeverisë ndaj qytetarëve dhe u bën thirrje dhe njëherë dhe i bën thirrje OKB-së, i bën thirrje NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria.
Të gjendet përmbajtja e tyre dhe kush qëndron mbrapa.
Një gjë është e sigurtë, se ato nuk janë ngarkuar kurrë pa dijeninë e plotë të autoritetit portal, Piro Vengut dhe Lubi Ballukut dhe Edi Ramës.
Prapa këtij akti fshihet veprimtari kriminale biznesi e kupolës së narko qeverisë shqiptare.
Ju bëj thirrje shoqërisë civile, aktivistëve, mbrojtësve të mjedisit, të mos lejojnë shkarkimin e tyre në portin e Durrësit, pa dalë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të pashembullt, pa zbuluar mirë se kush qëndron prapa këtij akti dhe cilat janë substancat helmuese që përmbajnë kontenierët e eksportuar nga narko qeveria shqiptare./ CNA
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me...
PD ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Velia...
Të enjten do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubim...
CNA ka denoncuar lidhjet dhe shërbimin që Lulzim Basha...
Drejtuesit e departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani, Edu...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Kreu I PD-së, Sali Berisha përmes një statusi në rrjet...
PD është në mbyllje të listës së plotë të të deleguarv...
Ankimimi i opozitës për votimet e 4 gushtit në Himarë ...
Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Vel...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur një tender ...
Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protes...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, J...
Prej disa ditësh ka filluar një protestë në autostradë...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka akuzuar sërish kry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi së...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan...
Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi ka denon...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...