Të enjten, protesta e radhës kundër Veliajt/ Këlliçi: Ejani para selisë së “5D”-së
Të enjten do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë...

PD ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se çmimet e tenderave për ndërtimin e shkollave në kryeqytet janë ndër më të shtrenjtët në Evropë.
Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat tha se Veliaj ka vendosur të ndërtojë shkollën “Edit Durham” në Tiranë me 3388 euro për metër katror. Ai theksoi se në total tenderi kap shifrën e 4.9 milionë eurove.
Në fund të deklaratës, Balliu shtoi se të gjitha këto skandale janë arsyeja për të vijuar protestat para Bashkisë Tiranë dhe bëri thirrje për pjesëmarrje të enjten e 22 gushtit në orën 11.

Denoncimi i plotë:
Erion Veliaj me ardhjen në krye të bashkisë ka thyer rekorde ne abuzime dhe vjedhje. Pushteti aktual nuk investon në arsim por arsimin e sheh si mundësi për të vjedhur.
Veliaj shpiku taksën e infrastrukturës arsimore me anë të së cilës do të ndërtoheshin shkolla të cilat nuk janë ndërtuar çka është abuzim me fondet e kësaj takse.
Së dyti ato shkolla te cilat janë ndërtuar apo po projektohen për tu ndërtuar kanë shifra tejet të fryra që tejkalojnë edhe vendet më të zhvilluara evropiane.
Konkretisht:
Bashkia Tiranë ka hapur një tender me vlerë 4.9 milion euro për ndërtimin e shkollës ‘Edit Durham’.

Kjo shkollë ka një sipërfaqe totale 4440 metër katror, ku 2515 m2 janë sipërfaqe oborri dhe sipërfaqja e godinës mbetet 1460 metër katror.

Sipas raporteve zyrtare ndërkombëtare metri katror për ndërtimin në Europë varion nga Parisi me 2.236 dollar metri katror, Amsterdam 2.373 dollar metri katror, Dublin 2696 dollar metri katror, Munih 3.343 dollar metri katror dhe Londra me e shtrenjta me 4.259 dollar për metër katror.

Tirana e Veliajt është e dyta më e shtrenjta në ndërtimin e shkollave me 3388 euro për metër katror pavarësisht se ndryshe nga vendet e tjera, ne kemi rrogat më të ulëta, pensionet me të ulëta dhe standardin e jetesës më të ulët, ndihmën ekonomike më të ulët dhe ndotjen më të lartë, e çmimet qartazi më të shtrenjta se vendet më të zhvilluara në Europe.
Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojë këto tendera abuzues që po vjedhin çdo qindarkë të taksave të qytetarëve.
Të nderuar miq, duhet të bashkohemi në luftën për shpëtimin e Tiranës që të shpëtojë edhe xhepi juaj nga duart e Erion Veliajt./ CNA
Të enjten do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubim...
CNA ka denoncuar lidhjet dhe shërbimin që Lulzim Basha...
Drejtuesit e departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani, Edu...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Kreu I PD-së, Sali Berisha përmes një statusi në rrjet...
PD është në mbyllje të listës së plotë të të deleguarv...
Ankimimi i opozitës për votimet e 4 gushtit në Himarë ...
Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Vel...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur një tender ...
Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protes...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, J...
Prej disa ditësh ka filluar një protestë në autostradë...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka akuzuar sërish kry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi së...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan...
Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi ka denon...
Këshilltarët e opozitës, Dorjan Teliti dhe Xhonatan Pa...
Teksa përpiqet të shfajësojë veten nga hajdutëria me I...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...