Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Belind Këlliçi ka zgjedhur që takimet e tij me qytetarët në Tiranë, t’i zhvillojë me praninë e mediave. Me qytetarët në Njësitë 3 dhe 4 në kryeqytet, ku prezantoi projektin e tij për drejtimin e Tiranës në katër vitet e ardhshme, Belind Këlliçi, u shpreh se Erion Veliaj është shqetësuar nga projemkti i tij për transport publik falas dhe për ulje taksash.
“Në 14 maj, 18 ditë janë. E kam planin e qartë, e kam për autobusin falas që i ka shqetësuar këta. E ka shqetësuar qeverinë, e ka shqetësuar Erion Velinë. Nënkalimin për të ulur trafikun, do ulim taksat për biznesin e vogël. Do t’i bëjmë të gjitha realitet sepse janë politika për qytetarët. Sigurisht nuk janë për ndërtuesit e këtij”-u shpreh Belind Këlliçi.

Qytetarët e Tiranës dhe sipërmarrësit e biznesit të vogël, tashmë janë njohur dhe kanë mirëpritur programin për uljen e taksave.
“Programin me thënë të drejtën e kemi parë paksa, kjo pjesë që është bërë mediatike. Mirë, mirë”-u shpreh një sipërmarrës, teksa bashkëbisedonte me Belind Këlliçin.
Gjatë bisedës, Belind Këlliçi, tregoi për biznesin e vogël në mënyrë të detajuar, taksat dhe tarifat vendore që do të përgjysmohen apo zerohen pas 14 majit, të cilat do të jenë lehtësim për biznesin.

“Ka nevojë për ndryshim, ka nevojë për energji tjetër, ka nevojë biznesi i vogël. Nuk e di nëse e ke parë paketën time për heqjen e taksave, për uljen e taksës së infrastrukturës arsimore, sepse ky ka marrë 41 milionë euro dhe nuk ka bërë as çerdhe, as kopshte, as shkolla. I ka lënë të gjithë zonat bosh. Ka akomodim sot vetëm për 12 mijë nga 50 mijë fëmijë që ka Tirana. Përveç se do të heqim taksën për infrastrukturën arsimore, do ta bëjmë zero, pra për biznesin dhe për familjet, sepse t’i rrezik e paguan dy herë dhe si biznes dhe si familje, ta dinë dhe qytetarët që na shohin. Ndërkohë do reduktojmë dhe tarifat, tarifën e pastrim gjelbërimit do e ulim me 50%, do të ulim 50% dhe tarifën për hapësirën publike”-u shpreh Këlliçi.
Gjatë ecjes në lagjet e Njësisë 3, qytetarët i treguan Belind Këlliçit edhe situatën me mbetjet urbane, të cilat nuk pastrohen, ndërsa thanë se nuk ka as kosha.
“40 kilometra katrorë ka këtu, bëjmë një 1.5 km me ardh me hudh plehrat këtu. Prandaj bëhen këto”-tha një qytetar.

Këtë situatë, Belind Këlliçi ftoi median ta pasqyronte, për të treguar punët e Erion Veliajt me pastrimin e qytetit.
“Ja si pastrohet Tirana e Erion Velisë, kapeni pak këtë. Kryeqyteti europian i pastërtisë. Urdhëro”-u shpreh Këlliçi.
Në një bllok pallatesh, qytetarët treguan se si prej vitesh nuk është investuar, ndërsa sheshi mes pallateve shërben vetëm për parking.
“Vetëm parkim makinash, asgjë tjetër. Po të hym andej matan është më terror. Qytetarët i kanë bërë vet lulishtet, do t`i prishin sot”- tha një banore.
Belind Këlliçi u shpreh se këto hapësira do të kthehen në oaze të gjelbërta për qytetarët.

“E gjithë zona këtu shërben për të parkuar makinat, për asgjë tjetër? Ne këtë punë duhet ta bëjmë çdo ditë dhe do ta bëjmë çdo ditë të fushatës, çdo ditë në çdo njësi live me kamera, live me kamera për të treguar realitetin. Imagjino çfarë ndihme është ajo që unë kam propozuar, 500 oaze, që të bësh këtu një hapësirë minimalisht 200 metër katror, me disa stola, me disa lodra për fëmijët, me disa pemë, që të rrinë mosha e tretë, të rrinë fëmijët, të rrinë të rinjtë. Se jemi rritur nëpër lagje të gjithë, pse po bëjmë sikur Tirana ka qenë përherë kështu”- u shpreh Këlliçi.
Teksa bisedoi me qytetarët, Belind Këlliçi dëgjoi prej tyre shqetësime të shumta, të cilat lidhen kryesisht me situatën ekonomike, që ka goditur familjet dhe fuqinë blerëse./ CNA.al
Në vijim të turit të gjelbër në kryeqytet, kandidati i...
Kandidati i opozitës për Vorën, Indrit Hoxha, zhvilloi sot...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland Bejk...
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi d...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, zhvilloi...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Alibeajt, Gazmend Bard...
Ish-zëvendës ministri i Financave, Sherefedin Shehu, k...
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi k...
“Levani është një ndër njësitë administrative me num...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjed...
Kandidati i Aleancës Progresiste për Këshillin Bashkia...
Kreu i LZHK dhe drejtuesi i Aleancës Progresiste, Dash...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, gjatë takimit elektoral ...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bel...
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj po vijo...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në sel...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë disa deklarata k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...