Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me vajza e gra, ku diskutoi për 5 prioritetet që ai ka për të zbutur koston e rënduar të jetesës dhe për të ofruar zgjidhje për problemet e mëdha që ka Tirana.
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, shpalosi një program që prek drejtpërdrejt jetesën, kushtet sociale, arsimimin, ekonominë dhe karrierën e grave dhe vajzve në Tiranë. Fillimisht, Belind Këlliçi shprehu bindjen se me angazhimin e grave dhe vajzave në fushatë, në 14 maj do të rrëzohet modeli që është aktualisht në krye të bashkisë së Tiranës, për t`i hapur rrugë ndryshimit.
“Unë bashkë me ju të gjitha, zonja të nderuara të qytetit, do të guxojmë për të mposhtur një model siç është ky modeli që kemi sot në krye të bashkisë Tiranë. Besoj fort që rezultati në 14 maj do të jetë surprizues për shkak të angazhimit të grave në Tiranë, që i shoh kudo me buzëqeshje, më kanë pritur shumë mirë”, u shpreh ai.
Këlliçi foli për projektin e tij duke nisur nga transporti publik falas. Sipas tij, aktualisht gratë dhe vajzat janë përdorueset më të shumta të urbanëve në kryeqytet.

“Duhet ta dini se mbi bazën e të dhënave që kemi marrë, janë më të shumta frekuentuese gratë se sa meshkujt të transportit publik. Pra më shumë zonja dhe zonjusha, femra dhe gra në Tiranë e marrin transportin publik. Unë mendoj se kjo ndërhyrje është një zgjidhje perfekte për gratë e qytetit të Tiranës”, tha Këlliçi.
Belind Këlliçi, deklaroi se për angazhimin e tij të dytë më të madh, zgjidhjen e problemit të trafikut me nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, gratë kanë qenë shtysa e tij kryesore.
“Jo vetëm në këtë program, por në të gjithë programin tim që po prezantohet në Tiranë, ta dini që një nga shtysat e mija kryesore kanë qenë gratë, për të prezantuar premtimin e dytë më të bujshëm që është bërë në këtë garë, nënkalimi te “Sheshi Skënderbej” për të zgjidhur çështjen e trafikut në Tiranë. Liron 60% të trafikut”, pohoi kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Një tjetër angazhim i Belind Këlliçit për Tiranën, që prek drejtpërdrejtë nënat me fëmijë por edhe vajzat e reja, është ai për asimin.

“Fokusi im kryesor do të jetë përdorimi i taksës së strehimit social prej 3% në dy vitetet e para për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi të Tiranës, në mënyrë që të akomodohen të gjithë fëmijët e Tiranës. Kuponin për çerdhet apo për kopshtet private. Për çdo fëmijë që nuk regjistrohet dot në institucionet publike, bashkia e Tiranës do t’i japë 100 mijë lekë në muaj. 8% që merret nga lejet e ndërtimit do të përdoret për të ndërtuar mjaftueshëm shkolla, në mënyrë që të marrë fund histeria kolektive e klasave me nga 40 fëmijë. Gjithashtu pika e katërët që lidhet me këto, është programi pas shkollave, për t’u krijuar fëmijëve një sërë veprimtarisht të ndryshme mësimore, sportive dhe artistike”-tha Belind Këlliçi.
Duke vijuar në këtë linjë, Belind Këlliçi shtoi se ai do të nxisë dhe ndihmojë në përmirësimin e statusit social të grave në shoqëri.
“Sigurisht arsimimi është një nga mënyrat për të përmirësuar statusin social të grave në shoqëri. Prandaj do të angazhohem për të ndihmuar sa më shumë të mundet për mbulimin e shpenzimeve të shkollës për familjet në nevojë. Edhe për gratë ne do të hartojmë një program të posaçëm bursash për të ndihmuar familjet, për të dërguar vajzat e tyre të talentuara në universitet edhe në trajnimet brenda apo jashtë vendit”-u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë takimit me gratë, Belind Këlliçi nuk la pa përmendur situatën me korrupsionin në bashkinë e Tiranës, ku sipas tij, pas 14 majit këtij fenomeni do t`i shpallë luftë pa kompromis.
“Mund ta keni parë që qarkullon në rrjetet sociale kudo, posteri im që unë kam publikuar në rrugët e Tiranës, në lidhje me fenomenin e korrupsionit. Edhe shumë njerëz të indinjuar, çështë kjo, nuk është etike, etj etj kjo që ke postuar në disa pika të Tiranës. Por askush nuk thotë për çfarë e kam postuar? E kam postuar për të folur për korrupsionin. Korrupsioni që po i merr të ardhmen fëmijëve tuaj, po na i merr neve, po ua merr të rinjve, dhe korrupsionin unë e kam ndarë mendjen ta luftojë pa asnjë kompromis dhe pa asnjë kod etike në bashkinë e Tiranës, sepse ne sot kemi institucionin më të korruptuar në Shqipëri që quhet bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj”, u shpreh ai.
Gjatë takimit, shumë gra dhe nëna shprehën mbështetjen ndaj Këlliçit, duke deklaruar se do të votojnë për të për shkak se janë bindur nga programi i tij.
Në programin e kandidatit e opozitës, në mbështetje të grave dhe vajzave, përfshihet edhe mbështetja për fuqizimin ekonomik të tyre, mbështetje për artizanatin, përfshirje sociale, linjë këshillimi për gra vulnerabël./ CNA.al
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Alibeajt, Gazmend Bard...
Ish-zëvendës ministri i Financave, Sherefedin Shehu, k...
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi k...
“Levani është një ndër njësitë administrative me num...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjed...
Kandidati i Aleancës Progresiste për Këshillin Bashkia...
Kreu i LZHK dhe drejtuesi i Aleancës Progresiste, Dash...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, gjatë takimit elektoral ...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bel...
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj po vijo...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në sel...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë disa deklarata k...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka ...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha nuk...
Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një foto e aktivistes...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha i ë...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...