Zgjidhet kreu i ri i FRPD-së/ Mbyllet numërimi
Vetëm pak minuta më parë është mbyllur numërimi i votave ...

Andi Muhametaj, kryetari i Grupit të Punës në Qarkun Durrës për zgjedhjet e lidershipipit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka reaguar pas kritikave për fitoren e Besart Xhaferrit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Muhametaj i cilëson aludimet për fitues të paracaktuar të zgjedhjeve si të pabaza dhe thekson se asnjë nga denoncimet e bëra në rrjet nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Ai deklaron se rezultati ishte aq i thellë saqë edhe po t'i mbledhësh të gjjthë personat mbi 35 vjeç në lista bashkë me ata që kanë votuar me procesverbal nuk ndryshon fituesi.
Muhametaj i jep një 'shuplakë' aktivistes Evi Kokalari, e cila ka sulmuar ashpër Xhaferrin, teksa i thotë se çdo përbaltje me FRPD-në e nxjerr si Palaço.
"Një thirrje per Grupin e Evi Kokalarsave që po sulmojnë "ashpër" proçesin. Unë e kuptoj shumë frustrimin tuaj që nuk u bëtë dot faktor dhe nuk arritet dot që marrëzitë tuaja t'ja induktonit PD-së. Bëjini një nder vetes dhe drejtojini sulmet tuaja në kampin e pushtetit, kjo pasi çdo përbaltje që i bëni PD-së dhe Forumit ju nxjerr si Palaço", thekson ai ndër të tjera.
Statusi i plotë:
Zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike
Shoh shumë mllef nga shumë rryma që sulmojnë proçesin zgjedhor për kreun e FRPD. Aludimet dhe sulmet kryen përgjithsisht të bazuara në 2 supozime:

1. Listat kanë pasur votues të moshës mbi 35 vjeç.
2. Listat kanë pasur problematikë me mungesa anëtarësh, të cilët kanë votuar me proçesverbal.
Bazuar në pikat e mësiperme, po aludohet që proçesi ka qënë i deformuar dhe është paracaktuar fitues Besart Xhaferri.
Pavarsisht se asnjëra nga pikat më sipër nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, kjo pasi rezultati ishte aq i thellë saqë edhe po ti mbledhësh të gjjthë personat mbi 35 vjeç në lista bashkë me ata që kanë votuar me proçesverbal nuk ndryshon fituesi, për efekt argumenti le t'i marrim këto dy pika në analizë.
Fakti që listat kanë patur persona të moshës mbi 35 vjeç nuk dmth që këta persona kanë votuar. Në "denoncimet" e bëra me foto në rrjete sociale duke qartësisht që ngjitur me këto emra mungon firma (e domosdoshme për të marrë fletën e votimit). Me shumë gjasa, kjo problematik ka lindur për shkak të teknikaliteve në përgatitjen e listave nga Grupi Qëndror Zgjedhor, ku nuk janë filtruar me kujdesin e duhur listat e anëtarësimit të Forumit. Nuk di të them nëse kjo është për shkak të kohës së limituar që Grupi Qëndror kishte në dispozicion apo nga pakujdesia, por duke qënë se proçesi ishte i hapur dhe çdokush mund të anëtarësohej online, filtrimi ka qënë goxha i vështirë.
Mungesa e anëtarëve të Forumit nëpër lista ka ardhur për shkak se këta anëtar nuk kanë plotësuar formularin e anëtarësimit, i cili ka qënë kusht për të votuar në proçes. Këta anëtar, duke qënë se janë aktivist të njohur ne strukturat e forumit, e kanë marrë të mirëqënë që do jenë pjesë e listave duke neglizhuar një nga kushtet bazë të garës. Për të mos krijuar pakënaqësi, përgjithsisht komisionet vendore zgjdhore nëpër degë, me vendim unanim, anëtarët që njihen për kontributin e tyre & kishin kartë partie/forumi por kishin neglizhuar formularin e aplikimit, u lanë të votonin me proçesverbal.
Personalisht, si Kryetar i Grupit të Punës në Qarkun Durrës, them me bindje të plotë që asnjë kandidat nuk ështe favorizuar. Madje, fituesi i garës Besart Xhaferri, në Qarkun që unë drejtoja, është penalizuar pasi mbi 80 votues të cilet kishin ardhur për ta votuar nuk gjendeshin në list për shkak të problemeve teknike me lista, probleme të sipërcituara. Grupi i punës i Qarkut Durrës ishte i përbërë kryesisht nga anëtar të kandidatëve jo-fitues duke qënë se njëri prej tyre vinte nga ky Qark. Patjetër që ky fakt që unë po citoj është i pamohueshëm edhe nga kandidati tjetër apo vezhguesit e tij pasi kanë qënë prezent personalisht në momentin që votuesit e Besartit ktheheshin mbrapa pasi nuk gjendeshin në list.
Së fundmi një thirrje per Grupin e Evi Kokalarsave që po sulmojnë "ashpër" proçesin. Unë e kuptoj shumë frustrimin tuaj që nuk u bëtë dot faktor dhe nuk arritet dot që marrëzitë tuaja t'ja induktonit PD-së. Bëjini një nder vetes dhe drejtojini sulmet tuaja në kampin e pushtetit, kjo pasi çdo përbaltje që i bëni PD-së dhe Forumit ju nxjerr si Palaço./ B.A. - CNA.al
Vetëm pak minuta më parë është mbyllur numërimi i votave ...
Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, ka bërë ...
Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Korçës për...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Mimoza Hajdarmataj, përm...
Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve për kreun e Foru...
Partia Demokratike ditën e sotme ka pasur zgjedhjet e ...
Kur ka mbetur vetëm pak minuta nga përfundimi i zgjedh...
Ish-kryetarja e partisë së inceneratorëve, Monika Kryemad...
Kryeministri Edi Rama është zgjuar sot në rrjete sociale. ...
Sot po mbahen zgjedhjet për kryetar të FRPD-së. Votimi ka...
Një ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervi...
"PD nuk ka të bëjë me rastin Basha-Muzin". Kështu ka dekl...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi v...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot lidhur me vendi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do ta ...
Ilir Meta i PL-së, në një konferencë për mediat, është pye...
Partia Demokratike prej më shumë se një viti ka denoncuar ...
Kryeministri Edi Rama në Forumin për Menaxhimin e Mbetjeve...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është pyetur në emisionin...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluar qytetarët shqi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...