“Është koha përsëri për të zgjedhur”/ Yuri Kim, mesazh të koduar Qeverisë
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluar qytetarët shqi...

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është pyetur në emisionin "Opinion" në lidhje me takimin me kreun e PL-së, Ilir Meta.
Kim e ka cilësuar si një takim normal, me argumentin se ajo përfaqëson një shtet dhe është e detyruar të ketë kontakte me faktorët politikë në vend.
Kim është pyetur edhe në lidhje me hetimet e SPAK-ut, ndaj Metës. Në këtë pikë është treguar e tërhequr, por duke konfirmuar indirekt se SPAK-u ka marrë informacione nga SHBA-ja për Metën.
“Si parim i gjerë, i përgjithshëm, kur marrim një kërkesë për informacion nga partnerët e ligjzbatimit kudo në botë dhe ku kemi atë që njihet si traktat i ndihmës ligjore të ndërsjellë, përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin duke ofruar informacion”, ka thënë ndër të tjera Kim.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Faleminderit, le t’i kthehemi vizitës në zyrën e ish-Presidentit Meta, cili ishte qëllimi?
Ambasadorja Kim: Dakord, folëm më herët për rëndësinë e institucioneve demokratike. Për ne, marrëdhëniet institucionale janë shumë të rëndësishme. E di që hera-herës media këtu, por edhe në Amerikë, na pëlqen t’i personalizojmë gjërat, apo jo? Na pëlqen ta lidhim diçka me këtë apo atë person, por…
Blendi Fevziu: Është normale…
Ambasadorja Kim: Normale, po! Por në fakt, për demokracitë dhe për diplomacinë nga Amerika, ka të bëjë me institucionet. Pra, për ne, është normale, është e rëndësishme të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë që janë në Shqipëri sepse ne, e para, duam të sigurohemi që e kuptojmë njëri-tjetrin. Së dyti, duam të nxisim njëri-tjetrin, mendoj, ta ndihmojmë njëri-tjetrin kur ka nevojë ose kur është me vend, që të bazhdojmë ta mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Ndaj, do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufiim nga Uashingtoni…
Blendi Fevziu: Për Z. Berisha, po…
Ambasadorja Kim: …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë.
Blendi Fevziu: Por marrëdhëniet me ish-Presidentin Meta kanë qenë të forta disa herë. Keni shkëmbyer deklarata, le të themi, dhe pastaj Z. Meta u ftua për fjalimin kryesor gjatë festimit të pavarësisë…
Ambasadorja Kim: Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale në për vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar.
Blendi Fevziu: Po, popullit shqiptar, patjetër. Dhe në lidhje me gjërat konkrete nga takimi. Ishte vetëm takim për të respektuar institucionet apo ishte takim me gjëra konkrete?
Ambasadorja Kim: Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…
Blendi Fevziu: Ishte në një mendje me ju për të gjitha temat?
Ambasadorja Kim: Jo, sigurisht që jo.
Blendi Fevziu: Ka një hetim nga SPAK-u mbi mënyrën e lobimit nga Z. Meta në Uashington, në SHBA e keni ndihmuar SPAK-un me informacion nga instucionet tuaja?
Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për këtë.
Blendi Fevziu: Ka shumë akuza kundër Z. Meta në SPAK, nga persona të ndryshëm, institucione të ndryshme të vogla. Mendoni se është fushatë kundër një partie të opozitës?
Ambasadorja Kim: Mendoj që këto i heton dhe vendos SPAK. Nuk është diçka për diplomatët, apo politikanët apo gazetarët…
Blendi Fevziu: Jo, sepse kjo çështje e lobimit në Shtetet e Bashkuara ka nevojë edhe për ndihmën e institucioneve amerikane. Pa ndihmën e institucioneve amerikane, nuk mund ta hetojnë çështjen?
Ambasadorja Kim: Po, si parim i gjerë, i përgjithshëm, kur marrim një kërkesë për informacion nga partnerët e ligjzbatimit kudo në botë dhe ku kemi atë që njihet si traktat i ndihmës ligjore të ndërsjellë, përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin duke ofruar informacion./CNA.al
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluar qytetarët shqi...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim kryebash...
Teksa diskutohej për amnistinë fiskale, debati ndërmet zv....
Gazetari Neritan Sejamini ka komentuar mbrëmjen e sotm...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka kërkuar ...
Ambasadorja Yuri Kim, gjatë intervistës së saj në "Opinion...
Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SPAK-u ka goditur kri...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka folur lidhur me takimi...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë thirr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cil...
Analisti Besnik Mustafaj ka dhënë një këshillë për opo...
Sa më shumë të mësosh për nazistët, aq më të frikshëm bëhe...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur pasd...
Në një kohë kur shteti shqiptar në këto 30 vite e ka të vë...
Kryeministri Edi Rama do të presë nësër në një takim k...
Presidenti Ilir Meta, është i ftuar pasditen e sotme n...
Një delegacion i Komisionit për Çështjet Ligjore, Admi...
Partia Demokratike ka ngritur alarmin për shpopullimin...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar se ajo që e b...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar Bujar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...