Drejtësia e cunguar është drejtësi e mohuar
Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio...

Prej disa vitesh, të rinjtë shqiptarë po diplomohen si një brez mature i pamaturuar, në të gjitha kurrikulat dhe zhvillimin e tyre edukativo-arsimor.
Për këtë nivel shqetësues të arsimit të mesëm, përgjegjëse është kryekëput Ministria e Arsimit dhe Rinisë, e cila ka krijuar modelin vertikal autoritar që harton, dikton dhe zbaton në terren politika joeficiente.
Pa dashur të shtoj edhe një tjetër analizë krahasimore me vendet e rajonit (sepse me BE-në jemi vite dritë larg), dua të nxjerr disa konsiderata të miat nga monitorimi me kujdes i zhvillimit të konkursit të maturës:
1- Dëshmi e një niveli dramatik të njohurive të cunguara në gjuhën shqipe dhe atë të letërsisë. Si dy shtylla të botëkuptimit dhe njohurive kulturore të të rinjve, testi i maturës në këtë drejtim provoi se mësuesit në këto kurrikula dhe programi mësimor që është hartuar nga ekspertët partiakë, vuajnë nga boshllëqe të mëdha të përgatitjes profesionale.
2- Modelet e teksteve të importuara shtuan edhe më shumë produktet OMGj të arsimit parauniversitar mes të rinjve tanë. Tekste shkencore të marra jashtë vendit me arsyen që të kemi tekste moderne, por në fakt në morëm tekste të përdorura në shkolla profesionale apo shtete të Afrikës, duke shkatërruar lëndët shkencore me traditë në Shqipëri, Matematika, Fizika apo Biologjia.
Të përkthyera keq, me shumë lapsuse frojdiane, librat e tenderave të botuesve, kontribuan edhe më shumë në keqarsimimin dhe edukimin e brezit të maturantëve.
3- Rezultatet dekurajuese të testit të shkencave të sakta konfirmuan një mungesë totale të orientimit, shpjegimit të punës laboratorike, dhe qasjes në TIK të maturantëve sërish nga një plejadë arsimore që më së shumti shërben për patronazhistë dhe punë partie, sesa për edukatorë dhe arsimtarë të nivelit parauniversitar.
4- Testet e maturës dëshmuan ndër të tjera se Ministrisë së Arsimit i ka dështuar çdo skemë dhe strategji për aftësimin e mësuesve dhe integrimin e tyre në standardet europiane. Nisma e re e propagandës rilindase për të testuar nivelin e mësuesve ishte diversioni i radhës në politikat "përça e sundo" brenda sistemit me dy qëllime; heqja e përgjegjësise politike nga vetja e ministres për:
A. çdo dështim në arsimin parauniversitar
B. hapja e shtigjeve të reja për punësimin e plotë të çdo militanti e patronazhisti në sistemin më me strategji të një shteti demokratik.
Një presion i tillë psiko-social pati pasojat e veta tek procesi i shpjegimit të lëndëve dhe mësuesisë në tërësi, gjë që u përkthye në modele të dobëta dhe krejt fiktive të maturantëve.
5- Nisma tjetër “Tri lëndë në 6 orë”, edhe pse e nisur me zhurmë e "show" politik, në fakt që në fillim nuk nxiti asnjë optimizëm te mësuesit dhe vetë nxënësit. Nga ekspertët formula “dy lëndë dhe dy tema të reja për 90 minuta”, vetëm se prodhoi edhe më shumë fiktivitet dhe pasivitet në skemën e dështuar të arsimit të gjimnazistëve, të cilëve u është dëmtuar me kohë vëmendja dhe përkushtimi ndaj shkollës.
6- Shkëputja nga auditorët për shkak të pandemisë solli pasoja fatale në formimin e maturantëve edhe të këtij viti pasi arsimi online dështoi në të gjitha akset e tij.
Vetëm Shqipëria nuk arriti të kishte një sistem të unifikuar mësimor dhe me probleme të shumta në aksesimin e programeve online nga nxënësit, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk zotëronte infrastrukturën dhe mjetet e duhura të TIK.
7- Në të gjitha studimet ndërkombëtare si: Banka Botërore, UNESCO etj i kanë kërkuar qeverive që të zbatohej një strategji e korrigjimit të mungesave që nxënësit kishin nga pasojat e pandemisë, të përshtaten dhe kurrikula, të hartohet strategji e re për arsimit, në mënyrë që të konsiderohet plotësisht prioritet kombëtar.
8- Matura 2022 përsëriti të njëjtin skenar të shëmtuar atë të publikimit të tezave duke na e sjellë si një parathënie të kapitujve pasues të falimentimit të sistemit.
Askush nuk dha dorëheqjen, askush nuk kërkoi ndjesë, askush nuk mbajti përgjegjësi ndërkohë që maturantët morën shkundjen e parë, të fortë të një padrejtësie, madje që shkakton çdo ditë kjo qeverisje.
Nxënësi i mirë u vlerësua me notë kalimtare dhe mbetësit iu vendos notë e lartë. Teatrit absurd të arsimit edhe këtë herë iu rrëzua perdja, por populli sërish mbeti spektatori i zhgënjyer dhe më së shumti ata të sakrifikuarit e përjetshëm; prindërit, familjet e maturantëve.
Epilogu i një procesi të gjatë sfidues i sistemit parauniversitar dhe këtë vit u mbyll i dështuar, por mbi të gjitha i trishtuar pasi auditorët e Universitetit do shtohen me studentë fiktivë, pa përgatitje të duhura pa ambicie të lindur.
Jo për faj të tyre, por për një fatalitet të shkaktuar nga politika dhe qeveria më dritëshkurtër në historinë qindravjeçare të arsimit dhe dijes së kombit shqiptar./CNA.al
Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio...
“Çfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gj...
Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociat...
Turizmi është në krizë të fortë këtë vit. Kjo është e ...
Nga thirrja e studentëve në dhjetor të vitit 1990 të sheku...
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...
Nga haberet e drekës të medias mësojmë se në Republikë...
Ditë e diel, rrugët janë pothuajse të boshatisura. Në ndon...
Faktet, faktet 1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për r...
16 korrik 2018. Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil H...
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...