Rama po vjedh valën sovraniste që ngriti Berisha
Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociat...

“Çfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gjerman Rainer Maria Rilke.
“Durimi. Ai është gjithcka.”
Sot Shqipëria ka hedhur hapin e radhës, të vonuar, në një proces plot me arritje, zhgënjime, përpjekje, bllokime, kokëfortësira, lëshime, vetëpërmbajtje e paragjykime, lëvdata e mallkime, por meqë qenia njerëzore pranon edhe ç’vjen pas vonesës si lehtësim, më mirë vonë se kurrë.
Më mirë vonë se kurrë, sepse Shqipëria ka vite që është peng në këtë rrugëtim.
Peng i zgjatjes dhe stërzgjatjeve tona historike, peng i vetes e sherrnajave tona politike, peng i krizave në Europë e i tejzgjatjes nëpër matrica të procesit të anëtarësimit, peng i politikave nacionaliste të vendeve të tjera. Shkurt, ka vite që jeton në sprovën e durimit.
Më mirë vonë se kurrë, për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, sepse ende në këtë anë të botës, në Ballkan, Europa shihet si një model i pa të dytë për të modernizuar veten tonë. Është preferencë e parë e çdo biszesmeni për partneritet, e çdo të riu për shkollim, madje edhe e çdo të papuni për emigrim.
Më mirë vonë se kurrë edhe për pjekurinë gjeopolitike të Europës, e cila me një luftë të re në kontinent si ajo në Ukrainë, nuk ka luksin të përballojë një krizë të re të sigurisë në Ballkan.
E megjithatë, për sa kohë që dashuria jonë besnike ndaj Europës, as del e as tepron për të na bërë si gjithë Europa, edhe sot, as del e as tepron gëzimi i një arritjeje të vonuar.
Shqipëria është në një marrëdhënie kontraktuale me BE-në prej 2006-ës, aplikoi për anëtarësim në 2009, mori statusin e vendit kandidat në 2014 dhe prej 2018 merr e jep mes propozimeve për çeljen e negociatave.
Në çdo fazë të këtij udhëtimi, qëndron pas mundi, vullneti dhe përkushtimi për të përmbushur detyrimet e një armate të administratës publike shqiptare ndër dekada. Pak rëndësi ka sot nësë MSA u negociua nga socialistët e u firmos kur në pushtet erdhën demokratët apo statusi i vendit kandidat u bë gati nga demokratët dhe rastisi në kohën e socialistëve e me radhë.
Prej sot gjithsesi, idealizmi dhe zbukurimi i përpjekjeve tona për Europën që na duhet këtu, do të kalojë përmes një procesi edhe më rigoroz dhe pa dyshim aspak frymëzues. Fuqia e eurokratëve këtu qëndron. Të bëjnë qilizëm në çdo fazë të këtij mundi, si e vetmja garanci që godina e BE të mos shkasë prej pasionit apo furisë së politikanëve të radhës. Kushdo qofshin ata e për më tepër nëse janë nga Ballkani.
Ndaj, sado të gëzohemi se më në fund triumfoi aryeja mbi mosarsyen, mirë do të ishte të mos harrojmë se “vuajtja e negociatave” do të jetë jona.
Durim e punë të mbarë të githë armatës që do të nisë prej sot rrugëtimin e gjatë të hapjes e mbylljes së ‘tufës’ së kapitujve të negocimit, të cilat nën një diktat edhe më rigoroz, se sa më parë nga BE dhe vendet anëtare, do të jenë garancia se po e bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Nga tash e tutje, kush mendonte se çelja e negociatave me BE ishte pikë për qeverinë, do të lehtësohet kur të shohë se si e sa do të jenë në lupë ligjet e zbatimi i tyre, drejtësia, sistemi gjyqësor, lufta kundër krimit e korrupsionit, kontrolli financiar, administrata publike, tregu, marrëdhëniet me fqinjët e me jashtë etj., etj... Barra e reformave i bie qeverisë, por opozita ka siç e ka pasur gjithnjë, edhe kur ka zgjedhur bllokimin para integrimit, barrën e mbështetjes së procesit.
Shpresoj shumë që të mos na mungojë vetëdija dhe vullneti për t'u shkëputur nga kodi zakonor politik i shkatërrimit të ndërsjellë.
Kështu që Good Luck!
Shqipëria është një vend me identitet të qartë europian. Dhe kjo nuk vjen sot me nisjen e negociatave. As sepse kemi firmosur traktatet europiane.
Është interesi kombëtar, siguria dhe mbijetesa jonë si komb, shpresa kur s’dimë nga t’ia mbajmë, dëshira e përpjekja ndër breza për ‘ditën e uruar që lind nga perëndon’, që na cyt ta duam Europën në të përditshmen tonë.
Mes sfidave të reja të reformave europianizuese dhe vullnetit për të mos i përbuzur ato si të tepërta, erdhi dita.
‘Më mirë Vonë se Kurrë’, që të marrim seriozisht të qenit tonë Europianë./CNA.al
Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociat...
Turizmi është në krizë të fortë këtë vit. Kjo është e ...
Nga thirrja e studentëve në dhjetor të vitit 1990 të sheku...
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...
Nga haberet e drekës të medias mësojmë se në Republikë...
Ditë e diel, rrugët janë pothuajse të boshatisura. Në ndon...
Faktet, faktet 1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për r...
16 korrik 2018. Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil H...
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë n...
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...