SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Ditë e diel, rrugët janë pothuajse të boshatisura. Në ndonjë kthesë pothuajse hajdutshe tek-tuk ndonjë patrullë policie që pret ndonjë shofer të pakujdesshëm. Janë për t’u adhuruar për forcën me të cilën nuk tolerojnë askënd. Tamam polici filmash, prokurori filmash dhe gjykata filmash. Me dorë të hekurt. Personazhet janë të zgjedhur me kujdes nga regjisori, karakteri i tyre u ka dalë në fytyrë si te vepra "Portreti i Dorian Greit".
Ka shkuar ora 2 e mbasdites, në aksin nacional, në një nga rrugët më të frekentuara, një makinë me tre të rinj udhëton drejt Fushë-Kuqes.
Tmerrësisht vapë. Ata po lënë pas krahëve kryeqytetin shqiptar për t’u kthyer secili në shtëpinë e tij. Të shpenguar. Mbas tyre, një makinë tjetër i ndjek në distancë. Për ata që gjenden në automjetin e dytë, që është i vjedhur dhe me targa të vjedhura, as dronët as patrullat nuk i verejtën. Armët ua ftohin disi duart. Gjithsesi janë profesionistë të dhunës. Por ata janë të padukshëm mbase sepse regjisori është në krahun e tyre.
Në këtë aks ku shpesh vriten njerëz, largohen grabitës bankash policia nuk është askund. E ka mbyllur me sukses javën duke arrestuar qytetarë që vendosin pa leje pllakat e shtëpisë, qytetarë që nuk paguajnë faturat, të dehur që ngasin makinën, drogaxhinj të vegjël me doza droge qesharake. Policia është lodhur edhe nga vapa, misioni është përmbushur ndaj këtyre kundravajtësve të vegjël që përfundimisht e kanë frikë ligjin. Gjithsesi, qytetarët mezi u edukuan dhe duhet thënë që policia është lodhur prej tyre.
Në makinën e parë ata tre të shpenguarit, nuk janë emra dosido, ndonëse mosha mesatare e tyre është 30 vjeç. Njëri ishte hetuar për vrasjen e një polici, por hetimet u pushuan ndaj tij. Pastaj u hetua për vrasjen e një ish-polici, i cili kishte akuzuar në të gjallë kolegët se nuk vepruan kur e kishin ndjekur. Gjithsesi, s'pati prova dhe dosjet u mbyllen. Polici e devotshme dhe gjykata të devotshme.
Tjetri kishte pasur rekorde, por mjafton të qendronte në krah të të parit dhe mjaftonte.
Ata që gjenden në makinen e dytë, janë të përpiktë. Sapo viktimat mbërrijnë mbi urë, ata nxjerrin kallashet dhe i zbrazin, aq sa duart ju nxehen. Por nuk ndalojnë. Njëri nga shënjestrat zvarritet dhe përpiqet të shpëtojë. Por jo, ata të makinës së dytë janë të vendosur, i qepen pas, e qëllojnë edhe atë derisa ai jep shpirt duke e lëshuar koken mbi asfaltin e nxehtë. Dy shokët e tij ndërkohë veç plumbave kalojnë dhe një vdekje të dytë. Ata karbonizohen mbasi automjeti shpërthen në flakë.
Qytetarët terrorizohen. Kushdo mund të kishte qenë aty dhe plumbat s'do ta kishin falur. Po regjisori nuk ka në kuadër qytetarët e tjerë, ai ndjek makinen e dytë të vrasësve që i vunë flakën mjetit vetëm mbasi aty lanë edhe armët e krimit. Vrasësit ikin se kanë punë të tjera, këtë e mbyllen ashtu siç duhej me tre të vrarë. Gjithsesi, janë vrasje të kushtueshme. Në burgje nis e flitet me një informacon për t'u pasur zili, qarkullojnë emra kapobandash. Në media po ashtu përshkruhen detaje predhash e gjurmësh.
Pastaj filmi dihet si vazhdon... Teksa policia nis shoqërimet, tregon forcën dhe prezencën me mbledhje, urdhra, udhëzime, pala që ju vranë tre njerëz nuk ka kohë për të vajtuar. Nis dhe mbledh informacione. I duhen vrasës, profesionistë, qitës të pagabueshëm dhe gojëkyçur./CNA.al
Faktet, faktet 1-Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për r...
16 korrik 2018. Një lajm i hidhur: U nda nga jeta Fadil H...
Sa e dhimbshme. Çdo kontejner që vjen me banane nga Ko...
Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amaz...
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë n...
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht...
Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës nd...
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...
Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një fem...
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesional...
Rusia ka kohë që po punon të kthehet në skenën botëror...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...