Dialogu strategjike SHBA-Serbi/ Nënshkruhen dy memorandume
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...

Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungonin disa arka me banane, majmuni Kiko që u bë i famshëm sepse rrahu tre policë dhe një turist grek u thirr sot me ngut në Prokurori si i dyshuar kryesor në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
- Ne i dimë të gjitha. Të kemi thirrur për të të dhënë mundësinë të thuash atë që ti di rreth trafikut ndërkombëtar të kokainës.
- Çfarë pune kam unë me kokainën?
- Në bisedën e kaluar më thatë se keni ardhur në Shqipëri se ju pëlqejnë bananet dhe ndjenjën që të japin bananet këtu nuk e gjen në asnjë vend të BE-së dhe madje as në vendet aspirante për në BE.
- Të vërtetën kam thënë.
- Ke qenë ndonjë herë në Portin e Durrësit.
- Jo.
- Arsyeja?
-Më kanë thënë se porti dhe qyteti kontrollohen nga mafia.
- Ashtu. A mund të jesh me specifik?
- Jo, sepse kam ndërmend të jetoj më gjatë.
- Shqipëria është nga vendet më të sigurta në botë.
- E kam lexuar. Prirem të besoj atë që lexoj, por sikundër e dini u bë 5 vjet që jetoj këtu. Unë, siç thoni ju shqiptarët, i kam sytë në ballë. Në fakt sytë nuk i kam në ballë, sytë ashtu si ju i kam në fytyrë, por ju betoheni për sytë e ballit...
- Pse përpiqeni të dredhoni? Ne mund të japim statusin e dëshmitarit të penduar.
- Nuk plotësoj kriteret. Nuk kam bërë asnjë krim. Për çfarë të pendohem?
- Për shembull mund të pendohesh pse ke ardhur në këtë vend? Pse ke lindur? Pse të pëlqejnë bananet? etj etj.
- Zoti Prokuror pse nuk më bëni pyetje konkrete që edhe unë të përgjigjem konkretisht.
- Sot në portin e Durrësit, në ngarkesën e ardhur me banane mungojnë disa arka.
- Po më akuzoni se i kam vjedhur unë?!
- Jo, por kemi dëshmitarë që sot je parë që në mëngjes me disa banane në duar. Dhe sot ke qenë veçanërisht i lumtur! Ç'më kaq i lumtur në këtë zheg vape?
- Ngaqë janë hapur negociatat...
- Po bananet në duar?
- Zoti Prokuror është e vërtetë se bananet kanë qenë në dorën time, por jam gati të vë dorën në bibël, kuran, torah, kushtetutë, statutin e PD-së të rithemeluar dhe kudo të duash ti: bananet i kam patur në dorë, por arkat kanë ikur tjetër kund! Pastaj unë kam alegji nga “pluhuri llokumeve”!
- Ku e ke dëgjuar këtë “pluhur llokumesh”?
-Më kanë thënë se u hidhet bananeve që të mos prishen gjatë transportit.
- A mund të jesh më konkret?
- Për këtë pyesni më mirë qentë e kufirit të portit. Ata shquhen dhe paguhen për nuhatje, unë jam thjesht një bananengrënës.
- Tani do të na tregosh ne se kë duhet të pyesim?
- Nëse më lejoni i nderuar kush tjetër ka nderin të përgjigjet sot para jush përveç meje?
- Janë punëtorët e ngarkim - shkarkimit dhe shoferi.
- Domethënë, unë majmuni Kiko, punëtori dhe shoferi. Pra dy brekëgrisur dhe një pa brekë si puna ime?!!! Po shefi i sigurisë së portit? Përgjegjësi i turnit? Pronarët e kompanisë porositëse? A i keni marrë provat shkresore?
-Çfarë do të thuash o majmun?
- Në intervistën e parë të thashë që një nga arsyet e rrahjes së turistit grek ishte se grekët thonë se kanë ardhur në këto troje para nesh majmunëve. Por duke ju referuar grekut të lashtë Sokrat, që mësonte duke bërë pyetje; pra metodës sokratike, do të bëja disa pyetje pasi të merrja procesverbalin e mbërritjes së kontenierit.
1. A ka dëmtim të jashtëm të kontenierit, të plumbçeve?
2. Kontenieret survejohen 24/7 me kamera. Të kqyren kamerat kush i është afruar kontenierit dhe kush ka ndërhyrë?
3. A kanë punuar kamerat? Nëse jo, pse?
4. Sa ditë ka kontenieri në port? Të kqyren telefonatat e pronarit dhe administratorit të firmës së bananeve.
5. Sa ka qenë koha nga dalja e kontenierëve (nga vendi ku kontenieret qëndrojnë të rrethuar me roje dhe kamera) deri te skaneri?
6. Kush dhe me çfarë mjeti u transportua kontenieri deri te skaneri?
7. Sa është totali i arkave dhe sa arka mungojnë?
8. A janë marrë të gjitha gjurmët e gishtave në sipërfaqen e arritshme të kontenierit?
9. A janë marrë në konsideratë ngjashmëritë me rastet e tjera në portin e Durrësit?
10…
- More majmun do të heqësh dorë nga përpjekja për të devijuar hetimet? Do t'i lësh mënjanë këto majmunllëqe?! Ti?! Ti do të më mësosh mua se si bëhen hetimet? E di ti se kë ke përballë?
-Prokurorin!
-Jo nuk ke përballë prokuror sidokudo po prokurorin që ka kaluar vettingun!/CNA.al
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë n...
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht...
Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës nd...
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...
Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një fem...
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesional...
Rusia ka kohë që po punon të kthehet në skenën botëror...
Një valë ironie, talljesh dhe sharjesh vërshuan sot në...
Ai gjyqi i para 100 e ca vjetësh nuk paskej qenë gjë. ...
Është kthyer në modë në mediat shqiptare që një situat...
Shoh në internet që po merreni shumë me Tak avokatin, ...
A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanë...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...