Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Është kthyer në modë në mediat shqiptare që një situatë private të një njeriu, ta kthejnë në një rrëfim publik. Ngjarja e ndodhur në fshatrat e Librazhdit ku një nuse e re tradhtoi të shoqin në emigracion, u shndërrua në një rrëfim publik fillimisht nga familjarët e burrit e mandej nga media e kurbanit që është gati të fusë në thertore këdo për një klikim më shumë.
Një ngjarje të një interesi privat, media e shndërron artificialisht në interes publik.
Asokohe nuk jam shprehur për ngjarjen në fjalë se nuk kam qenë në Shqipëri, por po e përmend sot pasi një ngjarje e dytë ka vazhduar zinxhirin e thertores.
Në një nga klubet e natës në Tiranë xhirohet një video ku një vajzë e futur mes dy djemsh kërcen. Të dy djemtë e përkëdhelin njëkohësisht. Në video duket qartë që vajza është e shpenguar dhe duket dora në distancë që e xhiron. Kjo video hidhet në "Tik-Tok" dhe dyert e thertores së mediave hapen. Shfaqet videoja dhe shpërthen llava e shenjtorëve në Shqipëri që sigurisht gjuan me gurë veç vajzën dhe shumë rrallë djemtë apo dorën që e ka xhiruar atë video.
Lind pyetja - Para se të kurbanizohet kjo vajzë, a ia bën kush pyetjen vetes se në ç'gjendje mund të ketë qenë?! Mund të ketë qenë e dehur dhe aspak e kthjellët gjatë performancës?! Në video nuk ka asnjë çast që ajo ia kthen sytë videos dhe videoja është e xhiruar në distancë, çka nënkupton se ajo mund të mos e ketë ditur që dikush po xhironte. Apo është i gjatë ky arsyetim?! I biem më shkurt: i fusim një "e përdalë" mbi kokë dhe e mbyllim hesapin.
Dora që e ka xhiruar atë video dhe dora që e ka shfaqur në "Tik-Tok" është as më pak e as më shumë se kategoria e një spiuni me një çimkë në duar.
Mediat që e kanë publikuar këtë video, ç'mesazh kanë dashur të përcjellin?! Djem merrni nga një celular në dorë dhe filmoni personazhet më pikante që ju zë syri në klubet e natës dhe na i sillni t'i publikojmë?!
Një pyetje kisha për mediat: Pse nuk ju bën kaq përshtypje kur pasditeve kërcehet "You can leave your hat home" te "Përputhen" dhe vihet pulla e kuqe në orën gjashtë të pasdites kur të gjithë fëmijët janë zgjuar?!
Pse nuk ju bën kaq përshtypje te "Love Story" ku vajzat presin grafikun për t'u takuar me të njëjtin djalë dhe zhvishen nga dinjiteti i tyre?!
Kur situata e klubit të natës shfaqet në ekrane televizive është histori dashurie. Kur e njëjta situatë shfaqet në një klub nate është e denjë për kurban. Sikur na dalin llogaritë.
Dhe e fundit jo për nga rëndësia, por për nga renditja: Kush merr përsipër përgjegjësinë e dëmit psikologjik që mund t'i shkaktohet një vajze apo një gruaje nga i gjithë ky proces?!
Apo e mbyllim me formulën - Vetë deshi - dhe presim kurbanin e radhës?!
Një situatë private nuk mund të kthehet në rrëfim publik, për sa kohë nuk prek taksat dhe interesat e drejtpërdrejta të shqiptarëve.
Post Scriptum - Reflektoni pronarë portalesh dhe mjaft e shndërruat privaten në publike!
Shoh në internet që po merreni shumë me Tak avokatin, ...
A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanë...
Ditë më parë, në një emision televiziv u shpreha se Shqipë...
Aktivisti Aulon Kalaja, ka reaguar sërish sot në lidhje me...
Në nëntor 2020 u organizuan zgjedhjet presidenciale në...
Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me ...
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?-M. H e kam të shkruj...
Duke pasur respekt për analistin Ylli Pata po sqaroj d...
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, shkencëtarët nuk i...
Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, ...
Dje bëri përshtypje një vlog i shkurtër i tre të rinjve fr...
Dje një status timin e mbyllja me fjalët: “Ne nuk jemi...
Çdo vit në verë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhët...
1. Gazetarja e famshme Clara Ferreira Marques e medias...
Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u dre...
Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe një herë polit...
Java që kaloi solli dy shembuj demokracie në veprim. Në B...
Irritim, skepticizëm dhe habi. Këto ishin reagimet, ku...
Për protestën pardje: Plebishiti konfirmon Berishën k...
Ndërsa po lexoja i interesuar Draftin për ligjin e ri ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...