Zbardhet biseda në prokurori e “zonjës milionere” që mbledh… kanoçe
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?-M. H e kam të shkruj...

Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me gazetarët, Ambrozia Meta dhe Klevi Muka, si dhe vendimi i kryeministrit për t'i shpënë ata për riedukim, ndonëse u fshikulluan ashpër nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e shtypit, janë parë të relativizuara nga një pjesë e publikut shqiptar.
Shumëkush i ka lidhur ato me karakterin e shefit të qeverisë, me stilin e tij kontrovers të komunikimit dhe bacground-in e njeriut që ka kapërcyer në jetën politike duke përdorur mediat si trampolinë.
Shprehja e "ashtu e ka zakon ai” është bërë standarde, si në rastet e përplasjes me dy reporterët, në konferenca shtypi, po ashtu edhe në ato kur ai vihet në vështirësi në emisionet e mbrëmjes.
Por, tendencës së Edi Ramës për të agresuar atë që bën një pyetje “të papëlqyeshme”, apo që ka një këndvështrim të fakteve të ndryshme nga i tiji, po i shtohet edhe një mëkat tjetër, ai i rieduktimit përmes heshtjes.
Ka më se një javë që kreu i qeverisë as nuk gjen guximin të belbëzojë ndaj akuzave të përsëritura të opozitës për skandalin e grabitjes me anë të inceneratorëve. Që kur Kryemadhi bëri denoncimin e parë, në media parakalojnë, pleq nga azili, emigrantë për bukën e gojës, madje edhe të larguar nga kjo jetë, që luajnë miliona fiktive në ajër, duke lëshuar fatura tatimore për inceneratorët, në mënyrë që këto të fundit të justifikojnë punët e pabëra, për të cilat janë paguar nga buxheti i shtetit. Për të gjitha këto nga qeveria nuk ka asnjë reagim.
"Lapsi.al" i ka qëmtuar të gjitha daljet publike të kryeministrit, ku mund të gjenden plane të përbashkëta me Hagën për të shpëtuar Europën, zbulimi i supozuar i sasive kolosale të naftës e deri te postimet e këngëve polifonike për lavdinë e liderit. Por ama aty është e kotë të kërkohet ndonjë përgjigje për mënyrën se si dy Klodianët kanë rrëmbyer paratë tona pa bërë asnjë lekë punë.
Rama që nuk lë edhe rastin më episodik pa replikuar, pa reaguar dhe pa u hedhur në sulm edhe ndaj ndjekësve të "Facebook"-ut, këtë herë e ka mbyllur gojën.
Nga njëra anë ai mirë bën. Sa më shumë kohë kalon, duket qartë se afera e inceneratorëve përbën një krim shtetëror, të nxitur dhe të projektuar nga maja e piramidës. Sa herë që dikush e tenton të prodhojë alibi për të, ato i shndërrohen në boomerang. Vetë shefi i qeverisë e ka provuar këtë në kurriz, kur doli bllof, njëherë duke e mbrojtur projektin që kishte me Mërtirin dhe Zoton, si një fat që po shpëtonte qytetet shqiptare, ndërsa më pas u detyrua të pranojë vjedhjen, por duke u shfajësuar se ajo qe bërë pas shpinës së tij.
Këtë radhë, çfarë do që të thotë, e ka të vështirë të shpjegojë se si një shtet i tërë ka mbyllur sytë teksa i kalonin nën hundë milionat. Edhe tatimorët edhe krimi ekonomik, edhe drejtoria e koncesioneve edhe bashkitë edhe ata që duhet të certifikonin punën e kryer, nuk kanë qenë në gjendje të dallonin se kishin të bënin me një sistem që prodhonte fatura dhe rrëmbente para pa plotësuar detyrimet kontraktuale. Kjo nuk është symbylltësi, por pjesëmarrje në një grupim kriminal. Dhe çfarëdo argumenti të prodhojë, qoftë edhe një orator i paskrupullt si Rama, ai nuk është në gjendje të bindë askënd se e tëra ka ngjarë në mënyrë të pafajshme.
Por ama edhe rruga tjetër nuk përbën zgjidhje, pasi opozita nuk është një gazetar që i trembet pronarit, apo konkurrencës me kolegët e tij të tredhur, ajo nuk mund të kërcënohet me riedukim. Në këtë rast është Edi Rama që humbet nga pak përditë. Sepse duke heshtur, ai jo vetëm nuk e zgjidh problemin, por u lë hapësirë rivalëve të ngulisin në publik versionin e tyre. Ajo plaka nga azili, ai çobani nga Greqia, ajo gruaja që mblidhte kanaçe dhe ajo tjetra që firmoste nga varri e përforcojnë idenë që këtu është bërë nami. Ndërsa duke u shtirur sikur ky realitet nuk ekziston, Edi Rama vetëm e bën atë më të besueshëm.
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?-M. H e kam të shkruj...
Duke pasur respekt për analistin Ylli Pata po sqaroj d...
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, shkencëtarët nuk i...
Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, ...
Dje bëri përshtypje një vlog i shkurtër i tre të rinjve fr...
Dje një status timin e mbyllja me fjalët: “Ne nuk jemi...
Çdo vit në verë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhët...
1. Gazetarja e famshme Clara Ferreira Marques e medias...
Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u dre...
Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe një herë polit...
Java që kaloi solli dy shembuj demokracie në veprim. Në B...
Irritim, skepticizëm dhe habi. Këto ishin reagimet, ku...
Për protestën pardje: Plebishiti konfirmon Berishën k...
Ndërsa po lexoja i interesuar Draftin për ligjin e ri ...
Sigurisht që jo. Do thoni ju: Meta nuk e ul nivelin, ...
Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për ...
Berisha u rikthye në krye të PD-së. Protesta ishte e m...
Një ditë e bukur, mund të jetë një ditë si kjo e sotmj...
Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një ...
-Copa nga jeta në Tiranë e viteve 1960- 1990-4 korrik ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...