Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

-Copa nga jeta në Tiranë e viteve 1960- 1990-
4 korrik 1990. Mot i nxehtë. Por me “zjarr” politika.
Tirana kishte pushtuar të gjitha ambasadat: Italisë, Gjermanisë, Greqisë.
Vetëm ambasada e Kubës mbeti e “pastër”.
Ishte gjysëm finalja e Kupës së Botës: Gjermani-Angli. Rreth orës 17 hapa televizorin. Ra telefoni:
-...Alo...Jam Polikroni. Një motorr ka goditur Bafturinë. Motorri është larguar. Bafturia pa ndjenja, ka mbetur në mes të rrugës “Myslym Shyri”. E kanë çuar në spital.
-Të lutem. Hajde sa më shpejt. Nuk shkoj dot vetën në pavion.
Arritëm...Nga klinika doli doktoresha Rushen Golemi. Shoqe e ngushtë e Bafturisë. Foli e mbytur nga lotët:
-Polikron! Bafturia na la...Nuk ia doli!
Mua mu prenë gjunjët.
Polikroni ngriu! Tha vetëm një frazë:
-O Zot! Si t’jua them vajzave...
Enka ishte 22 vjeçe. Mirela 25. Ishin në plazh.
Mirela pak muaj më parë, kishte lindur djalin: Leonin...
Për vajzat Bafturia ishte nënë. Shoqe. Edukatore. Mësuese.
Lajmi u hap si rrufe. Mijëra vetë “vërshuan” drejt varrezave. Respekt!
Bafturia nga sakrificat për fëmijët e sëmurë, ishte një “Nënë Tereza” e mjekësisë shqiptare.
Me Polikronin, përbënin një çift mjekësh idealë.
Ata nuk kishin orar. Nuk i nxinte spitali. Nuk u mjaftonte shtëpia. Shkonin kudo ku kishte të sëmurë. Shtëpi më shtëpi.
Jo vetëm në Tiranë. Por në Përmet. Shkodër. Vlorë. Në gjithë vendin.
Bashkë nisën të botojnë një seri me libra: ”Nëna dhe fëmija”.
Polikroni fliste në radio “Tirana”. Bafturia jepte leksione për dietologjinë e fëmijëve.
Sipas zakonit, miq e shokë erdhën në shtëpi për ngushëllim. Një ditë, një mik i Polikronit, na tha:
-Nuk di nga ta nis bisedën. Më ka dërguar një “lajm” familja e djalit me motorr. Duan të vinë për ngushëllim!
-Babai,-tha Polikroni,- më ka lënë një amanet: kurrë mos kërko hakmarrje. Falja është ilaçi më i mirë për dhimbjen. Dhe babai më tregonte:
-Kohë lufte. Në shtepinë tonë, në fshat erdhi një skuadër me ballistë.
-Kur ikën, afër shtëpise lanë dy bomba. Pas disa ditësh bombat i gjetën dy vëllezrit. Njeri 10 tjetri 12 vjeç.
-Donin t’i hapnin. Bëheshin zile. Bum!...Shpërthyen. Të dy u plagosën rëndë. Rrojtën një javë! Tragjedi...
-Mbaroi lufta. Ballistët jetonin në fshatin karshi Mbrezhanit (Përmet).
Babai i takoi në pazarin e Këlcyrës. U tha vetëm një frazë:
-Jeni të falur!
“Lajmësi” i djalit me motorr, nuk foli. Në darkë vonë erdhi përsëri. Bashkë me babain e djalit me motorr.
-Priti ti më tha Polikroni!
Pinë kafe. Në heshtje. U larguan. Në heshtje.
Nga ajo natë djali me motorr, u zhduk nga kujtesa. Nuk ia dimë emrin. Nuk e kërkuam. Nuk e ndoqëm fatin e tij.
Shumë vite më vonë, dikush me tha se djali me motorr kishte vdekur në një aksident!
Viti 1960. Jetonim në Përmet. Ishim familje e madhe: Babai, mamaja dhe pesë fëmijë.
Babai shkoi në Tiranë. Kur u kthye i tha mamasë:
-Polikroni më njohu me një çupë. Yll e bukur. E mënçur. E dashur. E thjeshtë. Por e ka një “cen”:
-Është muslimane...
Mamaja hapi sytë. Në atë mot në Shqipëri ende kishte kisha e xhami. Martesat mes feve ishin herezi.
-Nuk paska vajza ortodokse Tirana, që djali ynë ra në sevda me një muslimane?!-Tha mamaja. Pastaj pyeti:
-Si quhet nusja?
-Bafturi!
-Uaaa! E gjeta! Kur të më pyesi graria si quhet nusja, do u them: Vitori!
Disa kohë më von, burrë e grua shkuan në Tiranë. Polikronin e kishim emëruar pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Bafturinë mjeke në spital.
Kur u kthyen në Përmet, na tregonte mamaja:
-Nusja si drita! Sa e dashur! Kur i flisja Vitori, shkrihej gazit. Na tha Polikroni:
-Do vini të jetoni në Tiranë?!
-Ke luajtur nga fiqiri? Si do ushqesh një batalion?-Kishte thënë babai.-
-Duhet të vini në Tiranë për fëmijët.
-Ke folur me nusen?-Kishte pyetur mamaja.-
-Bafturia këmbënguli!-Tha Polikroni.-
Viti 1962. Zbarkuam në Tiranë. Shtëpia ishte një palacinë italiane, afër shkollës së Bashkuar.
Unë isha 14 vjeç. Fillova shkollë në gjimnazin “Çajupi”. Me Bafturinë u bëmë shokë.
Herë pas here bënim mundje. Ishte e fortë. Më linte ta mundja. E kuptonte qe do prekej sedra e djalit.
Kur bëja ndonjë prapësi në shkollë, në takim me zyshën kujdesare, vinte Bafturia.
Zysha quhej Jordanka. Ishte bullgare. Më jepte një copë letër. Me vërejtje. “Ta firmosin prindërit.”
Firmën e vinte Bafturia duke e ruajtur “sekretin” në familje.
Një ditë e mbusha kupën me tre prapësi.
Së pari. Shava “idiot” mësuesin e punës me metal.
Rëndoi fjala, sepse ai ishte vërtet idiot.
Së dyti. Në shkollë kisha dy shokë të ngushtë. Ismailin Xhurën dhe kushëririn e tij Përparimin. Ata kishin një kopësht me pemë.
Ditën e diel shkonim në pazar. Shisnim fiq, kumbulla, caraca, hide etj.
Me paratë e fituara blinim bileta për në kinema. Këtu fillonte kontrabanda.
Biletat i blinim lirë. I shisnim shtrenjtë.
Bile kishim korruptuar edhe shitëset e biletave tek kinematë “Partizani”, “ 17 Nëntori” dhe “Republika”. Në kinematë “Ali Demi” dhe “Dajti” jepeshi filma të konsumuar.
Në ato vite në kinema kishte filma të bukur. “Fan fan tulipan”. “Një takim në Iskria”. “Mrekullia e ujqërve.” “Shën Maria e Parisit”. “Të mjerët” “Qershiza” “Cili jeni ju zoti Sorge” ,”Helena e Trojës” “Herkuli” etj.
Në filma luanin aktorë të mëdhej: Zhan Mare, Brixhid Bardo, Zhan Gaben, Marçelo Mastrojani, Stivi Rivs, Xhina Lolobrixhida, Alen Delon, Sofia Loren, Antoneta Lualdi etj.
Dikush më kishte spiunuar në shkollë.
Së treti. Në ato vite gjimnazet ishin ndarë si me thikë. Gjymnazet “Petro Nini”; “Qemal Stafa” ishin si për parinë. Aty mësonin fëmijë e Enverit, Mehmetit, Hysni Kapos, Beqir Ballukut etj.
Gjimnazet “Çajupi”, “Ismail Qemali”, “50 Vjetori”-në Kombinat, ishin të dorës së dytë.
Me metaforë: Ata ishin qytetarë. Ne katundarë.
Ata kishin telvizorë. Manjetafonë. Kitara.
Ne kishim vetëm radio.
Ata dëgjonin muzikë angleze dhe amerikane: “Bitellsat”, “Rollinstongs”, Rei Çarlls, Luis Amstrong, Rita Frenklin, Elvis Presli.
Ne duke dëgjuar festivalin e Sanremos, kishim mbetur tek muzika italiane:
Adriano Çelentano, Rita Pavone, Domeniko Modunjo, Mina etj.
Deri në vitet ‘60 muzika italiane ishte lider në botë.
Por “Bitëllsat” bënë revolucion në muzikë. Rinia e botës ndryshoi shijet. Hipitë këndonin rok!
Në pushimet mes orëve, ne këndonim “Çao ragaci çao”....Dhe për këto këngë borgjeze, na kishin spiunuar në drejtori.
Një ditë më dhanë një letër për prindërit me tre sebepe:
“Fjala idiot; matrapaz me bileta; këngë të huaja. “
Propozimi: përjashtim nga shkolla ose thyerja e një note në sjellje. Qava hallin me nusen e vëllait.
Bafturia takoi Jordankën. Në fillim e preku në sedër: I foli për Bullgarinë dhe Sofjen. I tha:
-Kam bërë specializim në Bullgari. Kryeqyteti juaj ka një mal: ”Vitosha”. Tirana ka “Dajtin”. Pastaj doli në shteg:
-Mitroja është me stres. Ka ikur nga qyteti i lindjes! Ka lënë shokët që janë rritur bashkë. Bën edhe ndonjë gabim. Por jo faj!
Jordankës iu mblodh një lëmsh në grykë:
-Ke qënë në Bullgari! Më gëzove. Mitroja ka të drejtë. Edhe mua me kap stresi, kur kujtoj Sofjen...Pa merak. Djali nuk do dënohet!
Bafturia ma bëri me sy...
Në ato vite, emigrantëve në SHBA u lejohej të dërgonin dollarë.
Në hyrje të sheshit ”Avni Rustemi” ishte “Dyqani i valutës.”
Qytetarët pasi thyeni dollarët në bankë, me kursin 1 dollarë 70 lekë, merrnin një kupon. Me këtë kupon mund te blije në “Dyqanin e valutës” mallra italiane.
Bafturia ishte vajzë e modës. Me kuponin e bankës, blinte fustane, këpucë, syze nga marka të njohura italiane.
Bile kishte blerë edhe një biçikletë “Bianka”. Markë italiane. Shumë e rrallë në Tiranë.
Bafturia kishte rënë në sevda me biçikletën Me të drejtë. Por e kishte zënë belaja me mua.
Pa leje, rrëmbeja biçikletën. Një ditë u përplasa. U shtyp parafango. Mu bënë copë gjunjët.
Mamaja për herë të parë mi “zgjati” veshët:
-E paske bërë copë biçikletën! Çfarë t’i themi nuses?
Doli Bafturia.
-Mama! Hajde mjekojmë gjunjët e djalit! Biçikleta rregullohet!
-Nuse! Të lutem mbylle me çelës biçikletën.
Por Bafturia bënte sikur harronte...Dhe unë e mësova biçikletën. Një ditë më thotë:
-Ke ndonjë çupë që të pëlqen?
-Anisa! Por ajo nuk ma var!
-Ashtu! Merr biçikletën. Bëj një xhiro rreth shtëpisë së Anisës...Jepja një xhiro! Çupat vdesim për biçikleta. Polikroni ma prishi mendjen me makinën!
Viti 1991. Mirela shkoi me familjen në Izrael. Iku edhe Enkela në Izrael me studime. Padtaj shkoi në Pragë. Në fillim përstudime. Pastaj u martua në Pragë. Polikroni jetonte vetëm.
EPILOGU
Ditë e diel. Si zakonisht, u takuam për kafe me Polikronin dhe Simonin. Dukej me humor.
-Po qesh me vete. E di pse? Më erdhi një shok. Më tha:
-Më pranon për mbles? Të kam gjetur një grua.
-Është më e mirë se Bafturia?
-Jo! Nuk gjen Bafturi të dytë në botë.
-Kur ta gjesh më të mirë se Bafturia,- i thashë, - të pranoj për mbles!...
-Ke pasur mblesë të tjerë? -Pyeti Simoni.-
-Nja pesë a gjashtë, - qeshi Polikroni.-
-Një kandidate për nuse ishte një shoqja ime. Zana.-Thashë unë.-Ekonomiste. Kishte folur me Polikronin, Vanthia, gruaja e Xhaxhait.
Më thotë një ditë Zana:
-Thuaji ndonjë fjalë të mirë për mua! Të kam shok, te dua si kunat!
Qeshëm të tre...duke pirë kafe.../CNA.al
Gazetar duket se sot mund të quhet kushdo, mjaft të sh...
Protesta madheshtore eshte rikthim i shpreses se vrare nga...
Përshëndetje Jorida! E sigurt që je më e zgjuar se ka...
Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i bete...
Nëse hetohet siç duhet, çështja e plehrave ka një potencia...
Lefter Koka u harrua në paraburgim nën dyshimin se ka përf...
A. M: Çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj tejet...
Deklarata e Pavarësisë së 13 kolonive amerikane është ...
Rihapja e radhës së skandalit të inceneratorëve, po bi...
Amerika po e vijon impenjimin ushtarak kundër Rusisë m...
Nga haberet që vijnë nga Holanda mësojmë se astrologu ...
-KUJTIM SPAHIVOGLI- Për 10 vite rresht Koçoja, unë, m...
Po merreni shumë me baba Takun dhe çantën e tij të zez...
Pritshmëritë për protestën e të enjtes janë tejet të n...
Do të ishte një punë e vështirë të ktheheshim pas në h...
Ka një mënyrë për të shuar protestën e paralajmëruar të op...
Dmitri Kiselovi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë in...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...
Në ceremonialin e dhënies së çmimit “Karli i Madh” për vit...
Procesi i riedukimit përfshin nxënien e duhur të disa ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...