Lajmësi nuk ka faj
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...

Dmitri Kiselovi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë informative ndërkombëtare ruse “Rossia sevodnja” (Rusia sot) dhe drejtues emisionesh televizive, i njohur si puthador (servil) i neveritshëm, si një kone e regjur e Putinit, është bërë i njohur jo vetëm në sytë e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.
Për të trembur mbarë opinionin publik të Ukrainës, por edhe për t’u mburrur para atij ndërkombëtar, ky bujkrob i Kremlinit putinian, dy muaj para sulmit agresiv të ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës, deklaroi publikisht:
"Nëse bëhet fjalë për hyrjen e Ukrainës në NATO ose për shndërrimin e saj në një territor ushtarak, atëherë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne do t’u vendosim në tëmth tytën e pistoletës. Ne kemi mundësi tekniko-ushtarake, Rusia ka në zotërim armatimin më të mirë në botë…” (Citohet sipas: Genadi Svidrigajllov. “Kiselovi kërcënoi Perëndimin me shndërrimin në 'hi radioaktiv' në rast se kërcënon Rusinë”. Faqja e internetit “Gazeta.ru”, 20 dhjetor 2021).
Kiselovi, ky mburravec që krekoset si gjel deti, tetë vjet më parë, pati bërë po një kërcënim të tillë në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një emision televiziv përmbyllës të programit “Vjesti njedeli” (Lajmet e javës), asokohe Dmitri Kiselovi pati deklaruar se Rusia është i vetmi vend, i cili “ka aftësinë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hi radioaktiv". (Citohet sipas: “Dmitri Kiselovi : “Rusia është e aftë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hi radioaktiv”. Faqja e internetit “echo.msk.ru”. 16 mars 2014).
Më shumë se një vit më vonë pas kësaj deklarate prej idioti të shkolluar në ofiçinën e mburracakërisë putiniane, prapa së cilës fshihet kompleksi i inferioritetit para Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe humnera e mashtrimeve tipike të propagandës rusomadhe, gjeli i fryrë, sahanlëpirësi i Putinit, Dmitri Kiselovi, pati deklaruar:
“Ushtria ruse është më e mira në botë… Pilotët që janë duke kryer këtu, në Siri, detyra luftarake, mishërojnë në vetvete Rusinë e fuqishme…” (Citohet sipas: “Putini e detyroi Kiselovin t’u lëpinte prapanicën ushtarakëve rusë në Siri”. Faqja e internetit “RN BEE”. 16 mars 2016).
Po në këtë faqe interneti, të së njëjtës datë, thuhet:
“Rusia e fuqishme? E po, në këtë rast, të dalin para syve dy paradat ushtarako-detare të 26 korrikut të vitit 2015, kur njëra raketë, në Sevastopol, as që u ngrit fare në ajër, kurse tjetra u bë copë-copë në Balltijsk, në praninë e Vladimir Putinit”.
U desh sulmi fashist i Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, që të vërtetohej konkretisht në sytë e mbarë botës se cila na qenkej “madhështia” e forcës usharake ruse, se cili na qenkej ai “armatimi më i mirë në botë”. Ai sulm nxori në shesh faqe botës ndryshkun skandaloz, në të cilin noton neocarizmi putinian, i cili s’qenka gjë tjetër, veçse një rezervuar gjigant, i mbushur me mbeturina.
Kaliforni, 03 korrik 2022
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...
Në ceremonialin e dhënies së çmimit “Karli i Madh” për vit...
Procesi i riedukimit përfshin nxënien e duhur të disa ...
Gurra popullore: Del në treg CD e re e grupit “Këngët...
Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mba...
- Dyfishon qarkullimin bankar. - Dyfishon investimet ...
Një fëmijë i lindur ditën që Rama mori pushtetin është...
Gjithnjë e më shumë binden, fort madje, se në këtë ven...
Lezhë. Me Ezmerkën. U ulëm për kafe... -Të të tregoj ...
Aty nga viti 2019 një grup gazetarësh nga Shtypi i lir...
Nuk mund të harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tiran...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...
Nje keshille per Luiza Gegen ne kulmin e lavdise E da...
Temperaturat 37 gradë po e përvëlojnë kryeqytetin e Sh...
U be e disata here qe zonja Xhacka, here me miqesi, he...
Unë nuk e ngas fort çështjen e ekonomisë. Por një apar...
Nën akuzë të ashpër nga kritikët e tij që e akuzonin s...
Më 5 korrik 2014, nipi im, Noah Saches Çela mbush dy v...
Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të sa...
Keqtrajtimet e shtetit Rilindas ndaj qytetarëve të tij...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...