“Narko i shtetit i Ramës, rrezik i madh”/ Berisha: Duhet të krijojmë grupe të posaçme për kartelet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...

Procesi i riedukimit përfshin nxënien e duhur të disa sjelljeve të cilat një individ nuk i ka nxënë si duhet herën e parë dhe për këtë arsye shoqëria e fut në një institucion riedukimi ku ai do të mësojë të sillet siç duhet.
Institucioni i Riedukimit i Edi Ramës synon unifikimin e pyetjeve të çdo gazetari. Me unifikimin e pyetjeve nënkuptohet procesi që gazetari duhet ta pyesë kryeministrin veçse për sukseset imagjinare të këtij të fundit dhe kurrsesi për skandalet apo për standardet e dyfishta në gjykim dhe në sjellje që ka kryeministri shqiptar.
Me gjuhën e një mësuesi kujdestar në kohë të qoftëlargut, që nxirrte me një këmbë në mes të klasës nxënësin e pabindur, kryeministri përmes kërcënimit të riedukimit orvatet dëshpërimisht të bëjë të njëjtën gjë.
Çdo gazetar që shtron pyetje të sikletshme për kryeministrin, rri me një këmbë përballë opinionit publik. Për ta përforcuar këtë proces kryeministri me gjuhën e një sekretari partie në kohë të qoftëlargut, llogarit edhe periudhën e riedukimit dhe përmend edhe një rast paraprak të gazetares që shkoi në riedukim nën filozofinë komuniste- Filanen e bëmë shembull.
Në të vërtetë ç'pyetje bëri gazetari që u dërgua në riedukim nga kryeministri?! Ai kërkoi të dinte si zbatohej Kodi i Etikës i miratuar nga vetë kryeministri në kushtet kur një ministre ishte e martuar me një biznesmen apo investitor strategjik për sa kohë ky kod i ndalon ministres të takohet me biznesmenë nëse nuk shoqërohet nga dy punonjës të administratës.
Kodi Etik i miratuar nga kryeministri është një tallje e mirëfilltë dhe pyetja e gazetarit thjesht nënvizoi talljen në fjalë. Për këtë fakt gazetari u dërgua në riedukim për 3 muaj.
Procesi i riedukimit nuk përfshin vetëm gazetarët. Në proces riedukimi është një popull i tërë. Rrjeti i patronazhistève të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë nuk është gjë tjetër veçse një proces riedukimi. Ngjarja e ndodhur në Elbasan nuk ishte gjë tjetër veçse një proces riedukimi.
Nën sloganin "Voto siç duhet, flit siç duhet, sillu siç duhet, ose do shkosh në riedukim" qeveria e narkoshtetit ia del në çdo rast që skandalet e saj t'i përkthejë në mbështetje të diktuar popullore.
Post Scriptum- Gazetari që u çua në riedukim nuk përfaqëson vetëm veten. Përfaqëson realitetin tragjik të çdo shqiptari të shtypur, të nëpërkëmbur, të kërcënuar me heqje lirie nëse realitetin nuk e sheh me sytë e partisë-shtet./CNA.al
Gurra popullore: Del në treg CD e re e grupit “Këngët...
Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mba...
- Dyfishon qarkullimin bankar. - Dyfishon investimet ...
Një fëmijë i lindur ditën që Rama mori pushtetin është...
Gjithnjë e më shumë binden, fort madje, se në këtë ven...
Lezhë. Me Ezmerkën. U ulëm për kafe... -Të të tregoj ...
Aty nga viti 2019 një grup gazetarësh nga Shtypi i lir...
Nuk mund të harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tiran...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...
Nje keshille per Luiza Gegen ne kulmin e lavdise E da...
Temperaturat 37 gradë po e përvëlojnë kryeqytetin e Sh...
U be e disata here qe zonja Xhacka, here me miqesi, he...
Unë nuk e ngas fort çështjen e ekonomisë. Por një apar...
Nën akuzë të ashpër nga kritikët e tij që e akuzonin s...
Më 5 korrik 2014, nipi im, Noah Saches Çela mbush dy v...
Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të sa...
Keqtrajtimet e shtetit Rilindas ndaj qytetarëve të tij...
Dje u bë takimi i Natos. Në fakt, hyrja e Shqipërisë n...
Masat e Gjykatës së Elbasanit më tepër se një vit nga ...
Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...