Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Aty nga viti 2019 një grup gazetarësh nga Shtypi i lirë, (Free Press Journal) planifkuan një intervistë me Naredra Modi apo kryeministrin e Indisë prej vitit 2014 e këtej. Puna ishte se zyra e shtypit e kryeministrit tentoi t'i imponohej në pyetjet që duheshin apo nuk duheshin bërë. Shkurt kishin hartuar një tërësi të tilla nga ku asgjë nuk përkonte me qëllimin e intervistës. E gjitha përfundoi në një deklaratë publike nga Shtypi i lirë ku midis të tjerave ata theksuan se, ''Ne sigurisht që dëshirojmë të mësojmë se ku kryeministri i gjen energjitë që punon kaq shumë, por në të njëjtën kohë duam të dimë edhe atë se çfarë ai mendon për ato që ndodhin rreth tij''.
Si përfundim intervista nuk u realizua. Kjo u bë publike pak orë më vonë. Në një artikull me titull të tillë, ''Lista e pyetjeve që media duhet t'i bëj kryeministrit të vendit në konferencën për shtyp.'' Lista është e larmishme dhe e drejtë për drejtë, kjo lidhur me problemet sa politike, sociale dhe ekonomike të vendit. Unë po sjell disa syresh. 1) Pse çmimi i karburantit është akoma i lartë, kur në tregun global ai është ulur? 2) Pse e sulmoni paraardhësin tuaj se po komplomenton me Pakistanin, pikërisht në kohën e fushatës elektorale? 3) Çfarë mendoni se duhet të bëhet kur një grua myslimane humbet bashkëshortin, ose ky bie në burg?
4) A është zyra e juaj e shtypit ajo, e cila vendos se çfarë pyetjesh duhet apo jo të bëjmë? Si edhe shikoni janë pyetje krejt normale. Mbaj mend se pak ditë mbas sulmit që Rusia bëri mbi Ukrainë, një gazetare angleze me origjinë nga Ukraina i kërkonte llogari Boris Xhonsonit sepse Anglia rrinte aq indiferente, kur në vendin e saj të origjinës po kryehishin masakra kundër civilëve. Çfarë nuk tha, çfarë nuk shfryu gazetarja.
Boris Xhonsoni e dëgjoi i pikuar, madje më këmbë. Ishin probleme jashtë territorit juridik të Anglisë etj., por e dëgjoi, Nuk e fyu aspak, nuk e çoi për riedukim etj. Në fund të fundit kjo është e drejta e fjalës. Kjo është demokracia, liria. Kjo është arsyeja pse mbahen konferenca për shtyp. Në një apo tjetër mënyrë është llogaridhënie karshi qytetarëve të tu. Sepse ke ardhur aty ku je me një kontratë katër vjet dhe aq. Godina, qeveria nuk është e jotja, është e qytetarëve. Mirëpo kjo nuk ndodh aspak në vendin tim. Kryeministri shqiptar i do pyetjet me mjaltë, jo me spec. Nuk denjon të japi llogari për asgjë. Vetëm kërkon të imponohet.
Madje si ai Kadiu i kohës së Perandorisë Otomane, të dënon publikisht me riedukim. Dhe a e dini për se ndodh kjo? Thjesht se nuk jemi shkëputur nga kultura e diktaturës së proletariatit. Po të ishim, gazetarët e asaj koference shtypi, duhet të ngriheshin e ta bojkotonin Edi Ramën. Dhe për më keq akoma, Shqipëria që gjoja ka Union të gazetarëve, as reagojnë, as bëzajnë, as mish e as peshk.
A mundet kjo të ndreqet? Absolutisht që po. Por duket se shqiptarët nuk duan demokraci. Seç kanë një qejf me u bind dhunës së Unit në pushtet. Megjithëse ai u yë frymën, u shkurton hapat, u zbraz xhepat, ata prapë i binden. Dhe në gjithë këtë historinë e riedukimit me gazetarin Klevi Muka, karshi një ministre që ka shpikur burrin si investitor strategjik, turpi e faqja e zezë i takon për së pari Unionit të gazetarëve gjoja të pavarur. Mbasandaj Spak'llëkut, apo kapsllëkut, drejtësisë tashmë të shkërdhyer shqiptare.
Nuk mund të harrohet 2 korriku 1990 kur djem nga Tiran...
Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-se...
Nje keshille per Luiza Gegen ne kulmin e lavdise E da...
Temperaturat 37 gradë po e përvëlojnë kryeqytetin e Sh...
U be e disata here qe zonja Xhacka, here me miqesi, he...
Unë nuk e ngas fort çështjen e ekonomisë. Por një apar...
Nën akuzë të ashpër nga kritikët e tij që e akuzonin s...
Më 5 korrik 2014, nipi im, Noah Saches Çela mbush dy v...
Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të sa...
Keqtrajtimet e shtetit Rilindas ndaj qytetarëve të tij...
Dje u bë takimi i Natos. Në fakt, hyrja e Shqipërisë n...
Masat e Gjykatës së Elbasanit më tepër se një vit nga ...
Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po p...
Në vitet 97-2000 burri i Antoneta Sevdarit, Prokurore ...
Tashmë është bërë zakon: sa herë ka një skandal të mad...
Qeveria ka sjellë një draft të tillë ligjor sikur ai t...
Hapi nr. 1 - Manipulimi i zgjedhjeve: Çdo keqbërje në...
Një ndër elementët thelbësore të komb formimit është p...
U ula për kafe tek “Tajvani” me tre bisesmenë. U afrua...
Zgjerimi i BE-së është kthyer lart në axhendë dh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...