LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plebishiti konfirmon Berishën kryetar të opozitës, Basha rol prej renegadi

9 Korrik 2022, 18:59, Opinione Armir Shkurti
Plebishiti konfirmon Berishën kryetar të opozitës, Basha rol prej
Foto nga protesta e PD-së, 7 korrik

Për protestën pardje:

Plebishiti konfirmon Berishën kryetar të opozitës

22 qershor shpallet protesta, në 7 korrik mbush Tiranën? Berisha ka aftësi, përvojë, besueshmëri, pushtet që me një vërshëllimë të zbresë popullin në rrugë.

Konfirmohet roli prej renegadi i Lulzim Bashës. Njëlloj si Edi Rama ai ka punuar kundër interesave të atdheut, duke shuar çdo lëvizje kundër renegadit Edi Rama dhe bandës " Rilindja".

Pjesëmarrja tregoi akumulim të jashtëzakonshëm opozitarizmi, kundërshtimi dhe rezistence ndaj regjimit

A qe mirë apo keq përmbajtja? A qe mirë apo keq që nuk iu shtruan kërkesa, afate, ultimatume qeverisë?

Mendoj se këtë rradhë doktori ka bërë mirë në zgjedhjen e shahut në vend të regbisë. Lëvizja e parë e mençur qe konfirmimi i tij, i protestës serioze, i sasisë ndryshimbërëse dhe cilësisë. Tani, krahas rilindjes së shpresës, nevoitet krijimi i frymës. Përgjigjja shumë e dobët e kundërshtarit dëshmon që edhe me shah Rama mund të zihet mat shpejt.

Pavarësisht gjithçkaje, ndërkombëtarët janë pragmatistë. Sidomos në vende si ne , nuk kanë miq ose armiq të përjetshëm. Ai që ua realizon projektin e tyre më mirë, ai merr çelësat. Shembull? Shikoni si u tret Luli... Doktori , këtë herë me qetësi këmbëngulëse, po ua jep përditë këtë mesazh....

Po.... a mundet të bjerë qeveria Rama?

(nënpyetje: Po pse, a ka qeveri Rama?)

Duke zbatuar manualin Soros për diskreditimin dhe eliminimin e shtetit, Edi Rama e ka nisur me qeverinë. Në kabinetin e tij nuk ka absolutisht asnjë personalitet politik e aq më pak ekspert. Kështuqë sekretaret e tij dalin para kamerave duke i treguar "arat babait". I shpjegojnë beut të katundit se sa para e kohë u desh me u bo rruga, se sa lumturohet populli për tunelin e çpuar nën udhëheqjen e fortndriçmit Rama, se ç' fat është të shtrohesh në spitalet e mjekësisë falas që bamirësi global Edi na ka falur... e pordhë të tilla me rigon. Kaq e vërtetë kjo, saqë një çun me mbiemrin Caka e vuri në krye të ministrisë së jashtme por emëroi pastaj edhe veten në vend të këtij Cakës që të drejtonte vetë ai OSBE- në. Një tjetër bibë, ministre dhe kjo, bredh poshtë e përpjetë duke e quajtur "Skënderbe". Ish zëvendëskryeministri bën opozitë në facebook dhe u kërkon ministrave të lenë zyrat e të shesin shalqinjtë e Myzeqesë...

Pra qeveri nuk ka! Ka një kapo që drejton në mënyrë banditeske dhe feudale çdo institucion dhe fryhet përditë nga megallomania e të pasurit gjithçka në dorë. Ky tollumbac me një gjilpërë çpohet.

E çpon fryma masive e kundërshtimit dhe serioziteti i lëvizjeve opozitare.

A do ndalet shpopullimi në gusht? A do çmontohet oligarkia më shtator e të kthehet tregu i lirë në vjeshtë? A rregullohet drejtësia në tetor dhe kthehet pluralizmi në nëntor?

Jo!! Nuk është kjo ideja!! Rilindja sorosiane është kancer agresiv që ka prekur çdo organ, çdo sistem, çdo qelizë. E para është diagnoza. Pra që i gjithë kombi të bëhet i vetëdijshëm që i kanë injektuar një trup alien për ta zhbërë dhe se duhet të luftojë kundër këtij trupi alien, me çdo mjet, për jetë a vdekje.

E dyta: çdo shqiptar, e mbi të gjitha socialistët, duhet të kuptojnë se Edi Rama, Erion Veliaj janë - siç i kam quajtur 6 vjet më parë - zogjt e qyqes. Qyqja lëshon vezën në folenë e një zogu tjetër, i cili gënjehet dhe e rrit si të tijin. Por kur zogu i qyqes çel, hedh nga foleja zogjtë e tjerë dhe merr nga mamaja e gënjyer gjithë ushqimin dhe kujdesin. Këta nuk janë armiqtë e Sali Berishës, por në rradhë të parë të Shqipërisë. Janë pushtues.

Së treti: është e doemosdoshme që këto gjëra të thuhen. Si fillim në familje, në shoqëri e më tej në publik. Disa zëra mund ti mbysin. Edhe ti blejnë. Edhe ti shantazhojnë. Por jo kur kjo punë bëhet masive

Së fundi, duhet veprim.

E jo më kot e lashë për në fund. Duhet një platformë kombëtare.

Një trup me metastaza të përhapura ngado nuk e shëron dot një Doktor i vetëm. Aq më tepër që atij i duhet të shërojë sa më shpejt PD- në nga HIV - i i injektuar aty prej Lulit dhe luledeleve të tij.

Dëbimi i Rama - Veliajt është urgjent. Por po kaq urgjente është edhe një platformë kombëtare, një paketë prioritetesh për të cilat të gjitha forcat politike të bien dakord dhe të mos tjetërsohen pavarësisht rrotacioneve të pushtetit..

... kaq për këtë rradhë.

Lajmet e fundit nga