Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Irritim, skepticizëm dhe habi. Këto ishin reagimet, kur gjatë kohës si korrespondente në Brazil, vija për pushime në vendlindje, Gjermani. Në Brazil jeta duhet të jetë e tmerrshme, dëgjoja. Inflacion i lartë, kriminalitet, varfëri, drogë, dhe pyjet e Amazonës që po priten me shpejtësi. Si mund të jetosh në një vend të tillë? Ta duash? Ndërkohë, pyetje të tilla më vijnë nga Brazili, kur shkoj për pushime atje, një shenjë se sa ka ndryshuar Gjermania dhe perceptimi për Gjermaninë.
"Alemanha" tingëllon tani ndryshe
Kur vitin e kaluar përmbytja shkatërroi luginën Ahr, miqtë e mi brazilianë donin të jepnin donacione. Tani frika se në dimër duhet të lahemi me ujë të ftohtë, nëse Rusia mbyll rubinetin e gazit për shumë braziliane dhe brazilianë që bëjnë dush disa herë në ditë është një gjë e papërfytyrueshme.
Alemanha - te kjo fjalë gjithmonë dëgjohej mes brazilianëve edhe admirimi. Por ndërkohë dëgjon edhe tone kritike, më duhet gjithnjë e më shpesh të justifikohem për Gjermaninë dhe problemet e saj, ta shpjegoj gjendjen. Shumë kanë mirëkuptim dhe i thonë "mirë se erdhe" Gjermanisë në klubin e njerëzve që jetojnë prej kohësh në kriza. Një gjendje tërësisht e re. Sepse më parë ishin brazilianët ata që duhet të shpjegonin gjendjen e krizat në vendin e tyre, dhe të luteshin për mirëkuptim për kaosin në vendin e tyre.
Më shumë Brazil në Gjermani
Për të lënë mënjanë keqkuptimet: Problemet në Gjermani dhe Brazil, si edhe më parë, dallojnë shumë. E unë nuk dua as që ta bëj të keq një vend apo t'i quaj të mira krizat e vazhdueshme në njërin apo tjetrin vend. Mesazhi thjeshtë është: Gjermania që nga rënia e murit të Berlinit është bërë ca më shumë braziliane.
Korona, lufta dhe terrorizmi, inflacioni, Brexit dhe kriza e euros, ndryshimi i klimës, politika kombëtare dhe ndërkombëtare janë prej 20 vjetësh në një gjendje të vazhdueshme krize. Para se qeveritë e koalicionit të pyesin veten se çfarë kanë mësuar nga krizat e tejkaluara, plas kriza tjetër, që kërkon sakrifica të tjera nga populli dhe unitet. Fundi nuk duket në horizont.
Gjermania nuk ka qenë dhe nuk ka për të qenë ndonjëherë ishulli i të lumturuarve. Po tani ka ardhur koha që t'i themi përfundimisht lamtumirë këtij ideali. Vendi ka mbërritur gjendjen e krizës së vazhdueshme dhe nuk është vetëm.
Si mund të ishte ndryshe? Ndryshimi i klimës kalon edhe nga kufijtë gjermanë. E edhe pse në këtë vend nuk bien bomba, pasojat e luftës në Ukrainë dhe Siri i ndjejnë të gjithë. Kësaj i shtohen probleme të krijuara vetë si infrastruktura e vjetëruar, interneti i ngadaltë, trena të vonuar, mungesë arsimtarësh, mungesë personeli shëndetësor dhe fuqie punëtore të kualifikuar.
Nuk duhet humbur shpresa
Megjithatë, në shumë drejtime Gjermania shihet si model. Por edhe nëse nuk do të ishte kështu, unë e dua vendin tim ashtu si është, si dua edhe Brazilin. E di pyetjen që pason: a mund ta duash Brazilin me një president si Bolsonaro? E Gjermaninë megjithë AfD? Po, mundesh, sepse unë e admiroj shoqërinë gjermane për aftësinë e të përballuarit të sulmeve antidemokratike dhe të mbrojë shtetin ligjor. Kurse brazilianet e brazilianët i admiroj për forcën e tyre dhe si ata në vitet e kaluara mbrojtën institucionet demokratike, sidomos drejtësinë, që u reziston rregullisht sulmeve të presidentit.
Gjendja e krizës së vazhdueshme politike, ekonomike e shoqërore është sforcuese dhe më lodh, po më duhet të jetoj me të. As nuk mund ta injoroj, as ta mallkoj, të iki prej saj apo të dorëzohem.
Kontaktet me fëmijët e rrugës në Brazil më kanë mësuar, se edhe në një gjendje në dukje të pashpresë, janë të mundura ndryshimet. Në mesin e krizave shkëndija të tilla shprese mund të jenë ngushëlluese, madje ekzistenciale. Sepse pa shpresën, gjendja e krizës së vazhdueshme nuk është e përballueshme./DW
Për protestën pardje: Plebishiti konfirmon Berishën k...
Ndërsa po lexoja i interesuar Draftin për ligjin e ri ...
Sigurisht që jo. Do thoni ju: Meta nuk e ul nivelin, ...
Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për ...
Berisha u rikthye në krye të PD-së. Protesta ishte e m...
Një ditë e bukur, mund të jetë një ditë si kjo e sotmj...
Për shkak të punës që bëj, dashamirës që kërkojnë një ...
-Copa nga jeta në Tiranë e viteve 1960- 1990-4 korrik ...
Gazetar duket se sot mund të quhet kushdo, mjaft të sh...
Protesta madheshtore eshte rikthim i shpreses se vrare nga...
Përshëndetje Jorida! E sigurt që je më e zgjuar se ka...
Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i bete...
Nëse hetohet siç duhet, çështja e plehrave ka një potencia...
Lefter Koka u harrua në paraburgim nën dyshimin se ka përf...
A. M: Çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj tejet...
Deklarata e Pavarësisë së 13 kolonive amerikane është ...
Rihapja e radhës së skandalit të inceneratorëve, po bi...
Amerika po e vijon impenjimin ushtarak kundër Rusisë m...
Nga haberet që vijnë nga Holanda mësojmë se astrologu ...
-KUJTIM SPAHIVOGLI- Për 10 vite rresht Koçoja, unë, m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...