LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largoni e ndëshkoni diktatorët modernë, përbuzni ata që i mbështesin

11 Korrik 2022, 10:11, Opinione Kastriot Islami
Largoni e ndëshkoni diktatorët modernë, përbuzni ata që
Protesta në Sri Lankë

1. Gazetarja e famshme Clara Ferreira Marques e medias prestigjioze "Bloomberg" jep mesazhin: “...Diktatorët e shkollës së vjetër, dallohen nga mbështetja te terrori e censura. Ndërkohë, autokratët “modernë”, arrestojnë më pak e mashtrojnë më shumë. Ata mbështeten te manipulimi i informacionit e suporti ndërkombëtar për të forcuar pushtetin personal. Autokratët modernë synojnë kontrollin e gjithçkaje në vend përmes dinakërisë së liderit të tyre, dhe fasadës demokratike. Në librin e tyre të ri “Diktatorët dinakë: Fytyra në ndryshim e tiranive të shekullit XXI”,  Sergei Guriev dhe Daniel Treisman parashtrojnë tiparet e këtyre regjimeve autokratike të reja e pasojat e tyre. Përfundimi i tyre është se këto lloj diktaturash, po ashtu si edhe të vjetrat, nuk mund të zgjasin gjatë, prandaj qytetarët duhet t’i largojnë e ndëshkojnë si regjimet e vjetra autoritare…” dhe të përbuzin mbështetësit e tyre.

 2. Boris Johnson, kryeministrin britanik e rrëzoi nga posti partia e tij pasi u akuzua për disa “skandale” më i rëndi i të cilëve ishte se kishte bërë disa shpenzime të tepërta për mobilimin e rezidencës kryeministrore në Downing Street... Kaq u desh për ta larguar atë si kryeministër, por jo vetëm kaq pak do t’u dukej shqiptarëve e qytetarëve të Sri Lankës... Në Shqipëri  kryeministri Rama banon në një vilë-pallat, pronë e tij, për të cilën ka mashtruar të paktën tri herë publikisht lidhur me burimin e financimit e megjithëse ky është skandali shumë më i vogël se ai i Boris Johnson, por ai vazhdon të mbretërojë duke vjedhur zgjedhjet dhe duke qenë i implikuar së bashku me disa ministra të tij në superskandale... Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Sri Lankë, një shtet i varfër shumë pranë Indisë... Kjo ndodh se në Shqipëri e Sri Lankë, demokracia e brishtë është marrë peng nga autokrati modern dhe për të gjitha bëmat e zullumet ka mbështetje ndërkombëtare se gjoja siguron stabilitetin derisa qytetarët s’durojnë më dhe shpërthejnë...

3. Sri Lanka është një vend në krizë të thellë dhe prandaj gjatë këtyre ditëve populli është në protestë... Qeveria nuk ka më mundësi financiare të blejë energji elektrike, naftë, dhe disa nga ushqimet kryesore për qytetarët; kjo shpjegon përse çmimet janë ngritur në qiell e për rrjedhojë qytetarët nuk durojnë më… Kryeministri ka dhënë dorëheqjen kurse presidenti është zhdukur/fshehur duke deklaruar se do të japë dorëheqjen. George Soros ka qenë një nga investitorët kryesorë që nga 2016 kur ka organizuar Forumin Ekonomik Botëror në kryeqytetin e Sri Lankës për të promovuar investimet në vend dhe duke sfiduar ndërkohë edhe Kinën... Sri Lanka nuk është vend demokratik si Britania, prandaj largimi i drejtuesve të saj bëhet përmes protestave masive dhe gjithçka ndodhi në Sri Lanka shfaqet ndryshe nga dorëheqja e Boris Johnson, kryeministrit britanik...

4. Në 7.07.2022 një protestë e madhe u zhvilluan në Tiranë; të gjithë vlerësuan përmasat e organizimin e saj, maturinë e qetësinë, e mesazhet e saj... Kjo protestë që duket me siguri do të ndiqet nga disa të tjera në javët e muajt në vijim, tregoi se qytetarët apatikë, reaguan fuqimisht e masivisht këtë radhë nga besimi e serioziteti tek organizatorët... Kjo protestë ishte po ashtu një goditje e qartë dhe e fuqishme kundër keqqeverisjes dhe mbështetjes ndaj saj...

Kjo protestë solli shpresën që dukej e humbur/vdekur... Për shumë analistë, kjo protestë vrau frikën, bashkoi të gjithë shqiptarët kundër keqqeverisjes... Natyrisht kjo protestë ishte një leksion për të gjithë, duke dhënë mesazhin se në demokraci, sado e dobët dhe e brishtë të jetë ajo,  qeverisja i përket popullit, por ajo ishte edhe një leksion i hidhur për autokratët modernë që e keqpërdorin qeverisjen duke vjedhur qytetarët, duke mashtruar e vrarë demokracinë…Thënë shkurt e qartë, kjo protestë ishte ajo që prisnim të gjithë, fillimi i fundit të së keqes të kthyer në model suksesi... pra, “asgjë më shumë e asgjë më pak...” se ç’prisnin qytetarët prej 9 vjetësh... Pyetja që shtrohet është: ç’do të ndodhë në vijim?

Përgjigjja është e qartë: zëvendësimi i së keqes me të mirën do të realizohet me votë, por kjo protestë dhe ato në vijim do të garantojnë “votën e lirë e të ndershme”, largimin e autokratit modern, “ndëshkimin e tij” dhe përbuzjen e mbështetësve të tij sepse e keqja ka mbijetuar prej shumë kohësh në Shqipëri ngaqë s’ka ndodhur ndëshkimi i së keqes...

Sado të mundohet qeverisja aktuale, me dhunë apo kompromentime duket se këtë radhë largimi e ndëshkimi i saj do të ndodhë, përndryshe vendi do të rrezikonte përfundimisht me humbjen e identitetit e të ekzistencës. Autokratët modernë, sado të sofistikuar qofshin duhet të kenë fatin e autokratëve klasikë sepse do të ishte katastrofike për demokracinë nëse e keqja e madhe i lë vendin një të keqeje më të vogël duke krijuar në këtë rast dëshpërimin masiv se “e mira s’ka asnjë shans të triumfojë..." ”Sepse, kështu autokratët modernë, me paratë që zotërojnë, do të qëndronin përkohësisht në opozitë duke bërë një jetë përrallore por duke u përgatitur për të riardhur në pushtet e ringritur modelin e së keqes dhe lënë qytetarët e ndershëm me gisht në gojë e të varfër, duke ju blerë votën e dinjitetin njerëzor...”

5. Ky është një leksion që duhet mbajtur parasysh dhe s’duhet harruar asnjëherë për çdo demokraci, qoftë demokraci e fuqishme si ajo e SHBA apo relativisht e fuqishme si ajo e Gjermanisë apo e Francës, por edhe për demokracitë hibride, të dobëta e të brishta si ajo e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi... e tjerë...

10:33 Opinione Luçiano Boçi

Forca e protestës

Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe një herë polit...

Lajmet e fundit nga