"Kërcet" arma në Sarandë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...

A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanët, suedezët, anglezët, francezët, kroatët, kinezët, japonezët apo indianët?
Përpara se të jepni një përgjigje duhet të keni eksperienca jetësore apo profesionale me njerëz të kombësive të ndryshme që t'i krahasoni.
Nga filmat apo media nuk mund të zbuloni nivelin e besës së një kombi.
Referuar qindra e qindra çështjesh juridike që kam asistuar në 30 vite eksperiencë brenda dhe jashtë Shqipërisë, mund t’ju them se shumë të huaj nuk janë më pak korrektë se shqiptarët në fjalën e dhënë në:
- biznes
- shoqëri
- dashuri
- marrëdhënie pune
- besnikëri bashkëshortore
- ruajtje sekreti apo informacioni,
-marrëveshje apo çdo marrëdhënie tjetër
Aq i çuditshëm është keqpërdorimi që ne si shqiptarë i kemi bërë konceptit BESË, sa rrënja e saj gjendet në dhjetëra emra njerëzish:
Besa
Besmira
Besjana
Besart
Besmir
Besnik
Sipas Krist Malokit, publicist shqiptar dhe pedagog në Austri në vitet '30, BESA së bashku me nderin dhe burrninë përbëjnë bazat e Kanunit në rrafshin e së drejtës zakonore. Sipas tij, kjo rrjedh prej emnit fisnor "Bessa", një fis trakas me banim në qendër te gadishullit.
Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: 'Në fillim ishte fjala'. Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vetëm fjala.
Na ishte një herë fjala, por kur doli shkresa iku besa.
Kapitalizmi ka në bazë kontratën.
Problemi është që ne shqiptarët kemi mbetur ende te fjala si disa shekuj më parë, dhe ende në jetën tonë nuk po përditësohet kontrata apo marrëveshja me të drejta dhe detyrime.
Në shekullin e ri, gjeneratat e reja kanë degraduar dhe denigruar konceptin e Besës si kontratë me zhargonet:
“Ti kom lekët”
“E kena pazarin”
“Kena dhonë dorën njiherë”
“Ta kam dhonë fjalën”
“Ta jap fjalën e burrit”
E gjitha kjo është shndërruar në mënyrë sjelljeje dhe stil jete të asaj pjese jokorrekte, mashtruese dhe të pabesë të shoqërisë.
Dikur lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin, autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë; përkatësisht në besë. Besa ishte testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike.
A ka qenë vërtetë Besa një virtyt moral i shqiptarëve apo thjesht një legjendë e pavërtetë?
Ajo çka mund të themi me bindje është që kjo BESA e sotme nuk është as reale dhe as e veçantë. Shqiptarët e postkomunizmit dhe brezat e sistemit tranzitor nuk janë më shumë të besës se kombet e tjera.
E gjitha kjo nuk është perceptim, por statistikë.
Referuar proceseve juridike dhe gjyqësore, shqiptarët sot thyejnë rekorde të:
- konflikteve të pronësisë brenda fisit
- vrasjeve brenda familjes
- divorceve për shkak tradhtisë
- mospërmushjes së marrëdhënieve kontraktore
- moskthim borxhi
- mashtrime etj etj etj
Fjala e dhënë për shqiptarët nuk është më Besa e dikurshme.
Më vjen keq që nuk kam jetuar dot kurrë në Shqipërinë e shqiptarëve, ku jeta e tyre kishte në themel BESËN.
Ndoshta dikur mund të kemi pasur besë më shumë se gjermanët, austriakët, anglezët, suedezët apo kinezët, por sot nuk kemi asgjë më shumë.
Nga besa e tyre ka mbetur pjesa më e neveritshme: Besa për partinë.
Gruan, shokun apo mikun e tradhtojnë pa problem. Ndërsa kryetarin e partisë jo.
Besa-Besë me partinë deri në vdekje!
Ditë më parë, në një emision televiziv u shpreha se Shqipë...
Aktivisti Aulon Kalaja, ka reaguar sërish sot në lidhje me...
Në nëntor 2020 u organizuan zgjedhjet presidenciale në...
Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me ...
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?-M. H e kam të shkruj...
Duke pasur respekt për analistin Ylli Pata po sqaroj d...
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, shkencëtarët nuk i...
Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, ...
Dje bëri përshtypje një vlog i shkurtër i tre të rinjve fr...
Dje një status timin e mbyllja me fjalët: “Ne nuk jemi...
Çdo vit në verë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhët...
1. Gazetarja e famshme Clara Ferreira Marques e medias...
Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u dre...
Protesta e 7 korrikut ridimensionoi dhe një herë polit...
Java që kaloi solli dy shembuj demokracie në veprim. Në B...
Irritim, skepticizëm dhe habi. Këto ishin reagimet, ku...
Për protestën pardje: Plebishiti konfirmon Berishën k...
Ndërsa po lexoja i interesuar Draftin për ligjin e ri ...
Sigurisht që jo. Do thoni ju: Meta nuk e ul nivelin, ...
Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...