Gruaja, nudo para pasqyrës
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...

Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të cilët u përpoqën të "binin në sy" duke u rreshtuar në anën e nxitësve të teorive konspirative rreth COVID-it.
Këta mjekë e gjetën frymëzimin te disa ish-mjekë perëndimorë, të cilët prej kohësh kishin krijuar përplasje me atë që quhet "mjekësia tradicionale" apo e rregulluar me ligje e rregulla etike.
I quaj "ish-mjekë" sepse pjesës më të madhe të tyre, pasi luftuan vite me radhë për të promovuar ide radikale dhe pothuajse gjithmonë të rrezikshme, u janë hequr licencat, janë përjashtuar nga shoqatat apo komunitetet mjekësore, etj.
Fatkeqësisht, sot në epokën e "informacionit të lirë" çdo person ka mundësi të gjejë një kanal komunikimi për të shprehur mendimin e vet.
Këta ish-mjekë shfrytëzuan pandeminë për të rimarrë vëmendje dhe për të infektuar edhe kolegë të tjerë në promovimin e ideve të tyre të dëmshme, duke nisur nga vendosja në dyshim e ekzistencës së pandemisë, deri te lufta e paprinciptë kundër vaksinës.
Rezultati i dukshëm? Disa ndjekës më shumë në rrjetet sociale dhe ndoshta edhe "pompim" i vetëbesimit personal.
Rezultati i padukshëm? Me qindra, për të mos thënë mijëra vdekje qytetarësh, të cilat do të ishin shmangur sikur komuniteti i profesionistëve mjekësorë të kishte folur vetëm me gjuhën e shkencës.
***
Çfarë na mësoi pandemia?
Shumë, por në këtë shkrim do të ndalem vetëm në 2-3 mësimet kryesore të saj.
Së pari, u kuptua qartë se publiku nuk është më "i bindur" qoftë edhe ndaj të vërtetave që lidhen direkt me shëndetin dhe jetën e vet.
Edhe sot ka komentues të rrjeteve sociale që përdorin termin "plandemi" duke injoruar faktin se 20 mijë shqiptarë vdiqën në dy vjet dhe për herë të parë në historinë e kombit shqiptar numri i vdekjeve kaloi atë të lindjeve.
Individë të shumtë, të frustruar me të drejtë me qeverisjen e keqe, kundërshtojnë çdo komunikim që vjen nga kanale zyrtare në emër të lirisë, të drejtave të njeriut dhe zgjedhjes së lirë.
Pasojat ishin mosbesimi tek ekzistenca e një pandemie, mosbindja ndaj masave parandaluese dhe moskryerja e vaksinës jetëshpëtuese. E përkthyer fatkeqësisht në sëmundje, shtrime në spital dhe vdekje.
Së dyti, na mësoi se shëndeti është kthyer jo vetëm në çështje sociale, ekonomike, financiare, ligjore, etike, etj., siç ka qënë prej shekujsh, por gjithmonë e më tepër edhe në çështje politike.
Nga Amerika e fuqishme, te Shqipëria rrumpallë qytetarët e ndjenë për "detyrë politike" të rreshtoheshin në llogore politike edhe lidhur me një çështje thellësisht shëndetësore si vaksinimi.
Sot është provuar katërcipërisht se vaksinimi shpëton jetë dhe nuk i ka kurrsesi rreziqet imagjinare që ju veshën në fillimet e fushatës së vaksinimit anti-COVID.
Dhe megjithatë, vazhdojnë të dalin në media përfaqësues të "koalicionit anti-konspiracion" për të folur sërish dhe sërish për plandeminë, vaksinat vrasëse, etj., etj.
***
Sigurisht që bota ka patur dhe do të ketë konspiracione. E tillë është natyra e njeriut dhe ligjet e shoqërisë njerëzore.
Por në shekullin e 21-të, është çmenduri të besosh se "dikush" hodhi me qëllim në qarkullim një virus të modifikuar, se "dikush" shpiku një vaksinë për të sterilizuar apo shkatërruar gjenetikisht njerëzimin!!!
Të akuzosh çdo mjek apo person tjetër publik që mbron faktet dhe rrjedhën logjike të ngjarjeve si "të shitur", "të korruptuar", etj., tregon se ka kaluar çdo limit.
Të dashur anti-konspiracionistë!
Jam dakord me ju që bota ka patur, ka dhe do të ketë konspiracione. Vetëm se konspiracionet e sotëm do të zbulohen nga nipët tanë pas 50 e kusur vjetësh, atëherë kur skadojnë afatet e ruajtes së arkivave sekrete.
Të zbulosh nga kafenetë apo studiot televizive të Tiranës, "konspiracionet botërore" është e pamundur. Deklaratat tuaja, qofshi mjekë apo qytetarë çfarëdo ju bëjnë thjesht qesharakë dhe personazhë të disa mediave që janë të gatshëm të promovojnë idetë tuaja për ca shikime apo klikime më tepër.
Merruni me punën tuaj të nderuar!
Sepse duke u marrë me punën tuaj kontribuoni shumë më mirë në përparimin e asaj shoqërie të cilën pretendoni se e keni për zemër.
Dhe mos merrni më njerëz në qafë!
Lërini të qetë shqiptarët të vaksinohen, sepse mbrojnë shëndetin dhe jetën e tyre, sikundër gjermanët, fancezët, italianët dhe europianët e tjerë...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë n...
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht...
Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës nd...
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...
Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një fem...
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesional...
Rusia ka kohë që po punon të kthehet në skenën botëror...
Një valë ironie, talljesh dhe sharjesh vërshuan sot në...
Ai gjyqi i para 100 e ca vjetësh nuk paskej qenë gjë. ...
Është kthyer në modë në mediat shqiptare që një situat...
Shoh në internet që po merreni shumë me Tak avokatin, ...
A janë shqiptarët njerëz të besës më shumë se gjermanë...
Ditë më parë, në një emision televiziv u shpreha se Shqipë...
Aktivisti Aulon Kalaja, ka reaguar sërish sot në lidhje me...
Në nëntor 2020 u organizuan zgjedhjet presidenciale në...
Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me ...
-Kush je ti, për çfarë ke ardhur?-M. H e kam të shkruj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...