Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Unë i nënshkruari majmuni Kiko, jam lindur në pyjet e Amazonës nga nëna, majmunja Kika dhe me baba të panjohur. Banues në Sarandë, me kartë 5-vjeçare rezidenti. Me arsim fillor. Beqar. I padënuar më parë, por aktualisht nën hetim për ngjarjen e datës 14 korrik 2022 me akuzën goditje për shkak të detyrës (neni 237 i Kodit Penal). Hetimi është hapur pas denoncimit të 3 policëve dhe një turisti grek ndaj të cilëve kam bërë një kundërpadi për shkak të fyerjes (neni 119 i kp)
I ndërgjegjshëm për pasojat ligjore që sjell një kallëzim i rremë,(neni 245 i Kodit Penal) kam nderin të denoncoj para jush si më poshtë:
Së pari desha të sqaroj si vijon:
Nisur nga raportimet mediatike pas ngjarjes në Portin e Durrësit ku mungonin 49 apo 60 arka me banane në kontenierin e ardhur nga Ekuadori dhe pas marrjes në pyetje dje nga prokurori për këtë çështje, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, dëshiroj t’iu sqaroj privatisht dhe publikisht se dje keni ngatërruar majmun. Ju lutem merruni me majmunin Abu. Në terminologjinë jurdike, ngatërrimi i personit quhet “lajthitje në objekt”.
Sikundër e shpjegova më lart unë akuzohem për krim ordiner dhe jo për krim të organizuar. Unë mund të quhem gangster, për goditjen me shpulla të 3 policëve dhe turistit grek, por kurrsesi mafioz. Nuk e mbaj dot këtë akuzë të rëndë!
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, i shqetësuar për cënimin e nderit dhe dinjitetit jo vetëm timin, por edhe të komunitetit që përfaqësoj, kam bërë vettingun e majmunit Abu.
Dyshimet e mia nisën kur majmuni Abu i Banaking kërkoi me këmbënge Banaking se medemek po i dëmtohet rëndëulje të hiqej urgjentisht portreti i tij, nga reklama imazhi.
Nga kërkimet e detajuara kam marrë informacionet e më poshtme:
1.“Majmunit Abu së shpejti do t’i jepet statusi i majmunit strategjik. Pas kësaj ai do të ketë një kafaz të artë dhe plantacion bananesh në Drimadhes. Në dokumentat e paraqitura, thuhet se do të investohen miliona euro dhe do të punësohen dhjetëra e dhjetëra njerëz pasi Drimadhes do të kthehet në një atraksion turistik.
2. Nga kërkimet në google (kërkim i avancuar) më rezulton se majmuni Abu ka kontakte të papërshtatshme me majmunë me precedent në Ekuador, në Kolumbi, në Venezuelë dhe në Peru.
3. Aktivitetin kriminal në Shqipëri e ka nisur duke korruptuar njerëz të artit dhe kulturës. Në mesin e viteve 90, kur në pushtet këtu ishin demokratët, ai u lidh me Dashnor Dikon i cili me këngën e tij “Banania” popullarizoi frutin ekzotik, deri atëherë të panjohur, në Shqipëri.
4. Majmuni Abu, sot është koka e trafikut ndërkombëtar të drogës.
5. Me aktivitetin e tij, tashmë të pranuar, majmuni Abu ka hedhur poshtë teorinë e Darvinit.
6. Deviza e Abut është: njerëzit në shërbim të majmunit dhe jo e kundërta.
7. Majmuni Abu, është personi i parë i dyshuar për sulmin kibernetik te e-albania.
8. Majmuni Abu, ka financuar protestën e fundit të opozitës.
9. Majmuni Abu, është personi që lëviz paratë e incineratorëve dhe ideatori i regjistrimit të të vdekurve si administratorë kompanish. Qëllimi ka qenë për të diskretituar pasardhësit tanë, - pra ju, racën njerëzore.
10. Majmuni Abu është mbartësi i përkryer i të gjitha veseve njerëzore, përfshirë dhe krimin e organizuar, ai është një turp i species tonë dhe krenaria e botës kriminale njerëzore.
Me aktivitetin e tij, majmuni Abu, kërkon që politika në këtë vend të ushtrohet pa ndërgjegje dhe dihet nga historia që politika e ushtruar pa ndërgjegje të çon në kriminalitet.
Qëllimi final i majmunit Abu është që ta kthejë Shqipërinë, këtë mrekulli që ka falur Zoti, në një Republikë Bananesh.
Sikundër, nuk dyshoj se ju e dini i nderuar zoti Prokuror, republikat e bananeve janë republika të destabilizuara politikisht, me një lider të fortë të rrethuar nga një grup oligarkësh që synojnë të dëshpërojnë njerëzit dhe të sundojnë pafundësisht.
Krejt në fund zoti prokuror kërkoj prej jush të shënohet edhe protesta ime e fortë ndaj medias. Të gjithë flasin për mua, majmunin Kiko dhe ka një heshtje mafioze për majmunin Abu.
Me konsideratë
Majmuni Kiko.
Sarandë, 18 korrik 2022
Pas lajmit se në kontenierin me banane në Durrës mungo...
Rendi publik zero Siguria e jetes se Qytetareve me e ...
1. Ngjarja ndodh në mes të ditës (natën as autorët nuk...
Rilindja nuk ka asnjë kartë morale për të fituar Bashkinë ...
Në vijim të traditës më të mirë për t'u konsultuar me popu...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh, të ci...
U ulëm ballë për ballë. - Si të quajnë? - Anonim. Kam nj...
U habita shumë që nuk po shoh asnjë reagim të këtij "k...
Po ecja përmes Prizrenit për në Tiranë, kur në rrugë n...
Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me pe...
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht...
Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës nd...
- Pronari yt thotë se ju jeni paqësor pse kaluat në ak...
Natë. Rrugë në bllok. Karshi meje, në tortuar, një fem...
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesional...
Rusia ka kohë që po punon të kthehet në skenën botëror...
Një valë ironie, talljesh dhe sharjesh vërshuan sot në...
Ai gjyqi i para 100 e ca vjetësh nuk paskej qenë gjë. ...
Është kthyer në modë në mediat shqiptare që një situat...
Shoh në internet që po merreni shumë me Tak avokatin, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...